LIVE UPDATES
Politike

Masat ndaj koronavirusit/ Veliaj: Reduktojmë orët e punës për punonjësit e bashkisë që kanë fëmijë të vegjël, ja kat

9 Mars 2020, 16:19 Nga DOSJA
Masat ndaj koronavirusit/ Veliaj: Reduktojmë orët e punës

TIRANË– Bashkia e Tiranës do të kufizojë numrin e punonjësve që do të jenë në shërbim me qëllim parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në mbledhjen shabit të emergjencave, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi edhe kategoritë e punonjësve të Bashkisë që do të marrin leje.

“Do të bëjmë një kufizim të punonjësve të Bashkisë së Tiranës, sidomos të stafeve që janë mbi 60 vjeç, të cilët fare mirë mund të marrin disa ditë pushim ose ndërprerje të ardhjes në zyrë sepse janë kryesisht moshat e mëdha ato që preken më shumë, ndërkohë që stafet e Bashkisë së Tiranës që janë në mënyrë të vazhdueshme të ekspozuara ndaj palëve të tjera. Do kërkoja t’u japim leje deri në datën 3 prill”, tha Veliaj.

Si pasojë e ndërprerjes së çerdheve dhe kopshteve, do të ketë lehtësira edhe për ata prindër që kanë fëmijë të vegjël. “Një nga pyetjet që na ka ardhur sot nga qytetarët ka të bëjë me prindërit që kanë fëmijë në kopshte e çerdhe. Porosia ime për Burimet Njerëzore të Bashkisë së Tiranës është që secila drejtori të dakordësojë me stafin e vet; kush duhet të firmosë shkresa në protokoll, mund të vijë një orë në mënyrë që të mos pengojmë rrjedhën e punëve të qytetit, kurse të tjerët mund të bëjnë punë nga shtëpia nëpërmjet kompjuterit. Sigurisht, kam parasysh në mënyrë të posaçme nënat që kanë fëmijë në kopshte e shkolla, çerdhe, pra që janë më të prekura nga kjo situatë”, sqaroi kreu i Bashkisë, teksa i theksoi se shëndeti është mbi gjithçka.

“Sot është koha për t’u kujdesur për shëndetin dhe sidomos për fëmijët që do qëndrojnë në shtëpi prej ndërprerjes së procesit mësimor do të doja që Bashkia e Tiranës të ishte e para që vendos këtë etalon, për të liruar sidomos nënat dhe stafin jo esencial që të jenë pranë fëmijëve, duke ardhur 1-2 orë në ditë, për ato që janë le të themi firma të nevojshme apo procedura që Bashkia e Tiranës i ka jetike për avancimin e punës”, sqaroi Veliaj.

Deklarata e Veliajt vjen disa orë pasi në Shqipëri u konfirmua hyrja e Covid-19, i njohur ndryshe edhe si koronavirusi. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, janë dy të prekurit e parë, që tanimë janë izoluar në ambientet e spitalit Infektiv. Sakaq, qeveria ka marrë vendim të anullojë të gjitha udhëtimet drejt Italisë së Veriut deri më 3 prill. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të rinjtë të evitojnë daljet në lokale si dhe kontaktin fizik me të moshuarit. Mbyllur deri më 23 mars janë edhe shkollat, kopshtet dhe çerdhet, ndërkohë që ka nisur dezinfektimi i të gjitha spitaleve. Pjesë e planit të masave është edhe ndalimi i vizitave nëpër spitale.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj masat për koronavirusin ne shqiperi erjon veliaj masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj