LIVE UPDATES
Politike

Dekriminalizimi i shpifjes, Organizatat evropiane: Bie ndesh me standardet e BE-së, jo trajtime selektive

Në deklaratë thuhet se, dekriminalizimi vetëm për gazetarët krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cenuar lirinë e shprehjes në tërësi.

28 Janar 2026, 16:23 Nga E. D
Dekriminalizimi i shpifjes, Organizatat evropiane: Bie ndesh me standardet e
foto ilustruese

TIRAANË- Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar, pasi Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal, me 85 vota pro, ku ndër to u përfshi edhe dekriminalizimi i shpifjes, por vetëm për gazetarët.

Me anë të një deklarate, Organizatat evropiane thekson se standardi i BE-së kërkon heqjen e plotë të shpifjes nga Kodi Penal dhe jo trajtime selektive. Në deklaratë thuhet se, dekriminalizimi vetëm për gazetarët krijon një precedent problematik, duke lënë të hapur mundësinë e presionit penal ndaj qytetarëve dhe duke cenuar lirinë e shprehjes në tërësi.

Sipas organizatës evropiane, referencat për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” janë problematike në një kontekst ku Shqipëria nuk ka një sistem formal për regjistrimin e gazetarëve dhe ku mekanizma të tillë do të ishin të papajtueshëm me standardet evropiane mbi lirinë dhe pavarësinë e mediave.

PJESE NGA DEKLARATA

Organizatat tona mirëpresin veçanërisht forcimin e mbrojtjes penale kundër dhunës dhe kërcënimeve serioze që synojnë gazetarët për shkak të detyrave të tyre profesionale, veçanërisht përmes ndryshimeve në Nenin 237 dhe 238 të Kodit Penal, të cilat adresojnë shqetësime të hershme lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe detyrimet pozitive të shtetit sipas ligjit evropian të të drejtave të njeriut.

Në të njëjtën kohë, standardet evropiane bëjnë të qartë se qasjet e pjesshme ose të bazuara në status për dekriminalizimin e shpifjes janë të pamjaftueshme për të mbrojtur në mënyrë efektive lirinë e shprehjes. Për sa kohë shpifja mbetet një vepër penale, ajo ka efekt frikësues mbi gazetarët, aktorët e shoqërisë civile, aktivistët, denoncuesit (whistleblowers) dhe të tjerët që monitorojnë interesin publik.

Për këtë arsye, dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe ofendimit mbetet i vetmi rezultat i pranueshëm për të siguruar përputhje të qëndrueshme me standardet evropiane dhe për të mbrojtur shprehjen e interesit publik në Shqipëri.

Në këtë kontekst, ne vërejmë se ndryshimet e miratuara së fundmi nuk arrijnë ende këtë objektiv. Teksti aktual parashikon një përjashtim të kufizuar, të bazuar në status, nga përgjegjësia penale, i aplikueshëm vetëm për gazetarët e përshkruar si “të regjistruar dhe të njohur” dhe vetëm në lidhje me shpifjen, ndërsa ofendimi mbetet vepër penale. Kjo qasje ngre shqetësime lidhur me sigurinë juridike, mbrojtjen e barabartë të lirisë së shprehjes dhe efektin frikësues të vazhdueshëm të ligjit penal mbi debatin publik.

Në veçanti, kufizimi i mbrojtjes vetëm për një kategori të ngushtë profesionale rrezikon të përjashtojë folës të tjerë që veprojnë për interesin publik, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile, aktivistët, studiuesit, denoncuesit dhe qytetarët, të cilët luajnë një rol thelbësor në diskursin demokratik. Për më tepër, referencat për “gazetarë të regjistruar dhe të njohur” janë problematike në një kontekst ku Shqipëria nuk ka një sistem formal për regjistrimin e gazetarëve dhe ku mekanizma të tillë do të ishin të papajtueshëm me standardet evropiane mbi lirinë dhe pavarësinë e mediave.

Ne gjithashtu vërejmë se mbajtja e veprave penale paralele, si ofendimi, dobëson efektivitetin e reformave të pjesshme duke lejuar që shprehja kritike të ndiqet penalisht sipas dispozitave alternative, duke ruajtur kështu presionin e ligjit penal mbi shprehjen./Dosja.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj