LIVE UPDATES
Politike

Paketa e Maleve/ Ervin Demo: Mundësi banorëve që nuk shfrytëzojnë dot tokën

Sipas ministrit Demo, aplikimet bëhen në nivel vendor dhe janë bashkitë që përcaktojnë zonat e prioritetit.

28 Janar 2026, 13:49 Nga I.A

Paketa e Maleve/ Ervin Demo: Mundësi banorëve që nuk

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo u shpreh sot se 13 bashki në rang vendi kanë përcaktuar 69 zona prioritare të zhvillimit, ndërsa 8 bashki të tjera janë në proces. Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ministri Demo tha se fokusi te Paketa e Maleve, ndodh për dy arsye.

“Paketa e Maleve nëse i referohemi ligjit, i cili është miratuar në vitin 2025 për sa i përket kategorive që mund të përfitojnë nëpërmjet kësaj pakete. Janë ata banorë të cilët disponojnë një pronë të caktuar dhe e kanë përdorur atë më shumë se 10 vjet, por nuk kanë dokumentacion përkatës, ata e kanë të pamundur që të bëjnë investime në atë pronë. Paketa e Maleve garanton që për këto raste ata kanë të drejtë të aplikojnë duke garantuar që atje ku këta individë nuk kanë konflikte as me komshinjtë, as me banorët, rezulton pronë shtet, nuk ka konflikte sa i përket pronësisë me pronarë të tjerë dhe procesi është shumë transparent dhe ndiqet në nivel vendor. Kategoria e dytë janë rastet, ku banorët brenda vetes së tyre kanë ndarë, ose i janë referuar pronave që rrethojnë territorin në bazë të pronësive të vjetra, të familjeve të tyre. Dhe banorët vetvetiu në atë zonë e kanë respektuar këtë gjë dhe nuk tentojnë të hyjnë në atë territor, por nuk kanë letra sepse nuk kanë ndjekur ligjin 7501. Edhe në këto raste, këtyre i lind e drejta që të investojnë në këtë territor“, tha ai.

Sipas ministrit Demo, aplikimet bëhen në nivel vendor dhe janë bashkitë që përcaktojnë zonat e prioritetit. Demo theksoi se janë 13 bashki që kanë përcaktuar 69 zona prioritare të zhvillimit dhe 8 bashki të tjera janë në proces.

“Në total kemi 40 bashki që kanë sjellë aplikimet për Paketën e Maleve, interesi është shumë i lartë, por vendimi për përcaktimin e zonave prioritare përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë zona që përcaktohen me harta të sakta. Të gjitha bashkitë në vend janë të interesuara për këtë. 69 zona prioritare, ata që janë pjesë e këtyre kategorive, bëjnë aplikimet në e-Albania, bashkia e merr aplikimin dhe fillon procesin në nivel lokal. Pasi bëhen verifikimet, bashkia duhet të bëjë shpallje publike për 45 ditë. Pas 45 ditësh nëse nuk ka kontestime nga asnjë palë, bashkia merr vendimin e Këshillit Bashkiak”, tha Demo./Dosja.al

ervin demo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj