28 Janar 2026, 11:22
Nga I.A
Ervin Demo
TIRANË- Ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka shpeguar sot se si funksionon granti i performancës për bashkitë. Gjatë një konference për mediat, Demo u shpreh se viti 2026 do të jetë shumë i rëndësishëm për sa i përket këtij granti, pasi financimi do të jetë sipas performancës.
Demo ka theksuar se implementimi i teknologjisë në bashki do të rrisë bashkëpunimin dhe sistemi do të ofrojë mundësinë që të kemi matje më reale të treguesve.
"2025 ka qenë një vit i rëndësishëm sa i takon Grantit të Performancës, i cili është financuar 50 për qind nga partnerët tanë. Janë 4 milionë euro që i janë alokuar bashkive.
Në vitin 2026 duhet ta thellojmë Grantin e Performancës, në mënyrë që bashkitë që operojnë më mirë të kenë mundësi të financohen më shumë dhe ky grant të shërbejë si një element motivues.
Viti 2026 do të jetë një vit i rëndësishëm, sepse besojmë se teknologjia do të rrisë bashkëpunimin. Ky sistem do të ofrojë mundësinë që të kemi një matje më reale të treguesve. Këto sisteme do të na japin mundësinë të kemi më shumë instrumente në dorë, për ta bërë investimin më të targetuar.
Menaxhimi i burimeve financiare është një pikë referimi për bashkitë. AFMIS do të jetë një risi pozitive në këtë drejtim.
Kemi gjithashtu një projekt shumë të madh dhe transformues për marrjen e shërbimeve lokale, të cilat do të jenë të digjitalizuara, duke u përfshirë në një platformë të vetme – një portal unik për të gjitha shërbimet. Edhe ky është një projekt që ka filluar dhe besojmë fort se implementimi i tij kërkon një punë të vazhdueshme.
Për zhvillimin ekonomik, është miratuar një akt normativ, sipas të cilit bashkitë janë financuar me rreth 12 milionë euro. Ne besojmë se qëndrueshmëria financiare e bashkive është shumë e rëndësishme,” tha Demo./Dosja.al
Politike
28 Janar 2026, 11:13
I.A
Sali Berisha
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europ&...
Politike
28 Janar 2026, 11:13
D.S
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike...
Politike
28 Janar 2026, 11:03
D.S
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë dhe Ilir Meta, ka paraqitur një tjetër ankimim n&...
Politike
28 Janar 2026, 10:29
I.A
Diella
FRANCË- Media franceze Liberation i ka kushtuar një artikull korrupsionit në Shqipëri dhe veçanërisht AKSHI-t. Pas a...
Politike
28 Janar 2026, 10:08
D.S
KOSOVË- Autoritetet për zbatimin e ligjit janë duke e kryer një aksion në komunën e Malishevës, si pjesë e një he...
Politike
28 Janar 2026, 10:00
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht n&...
Politike
28 Janar 2026, 09:52
D.S
Postimi në X
SHBA- Ka reaguar Bordi i Paqes lidhur me ftesat e presidentit Trump drejtuar vendeve mes të cilave është edhe Shqipër...
Politike
28 Janar 2026, 09:29
D.S
Belinda Balluku
TIRANË- Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit e cila do mbahej sot në mesditë lidhur me i...
Politike
28 Janar 2026, 09:00
D.S
Letra
TIRANË- Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40, shprehën mbështetjen e tyr...
Politike
28 Janar 2026, 08:01
D.S
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal, pas një seance që ka zgjatur rreth 18 orë. Këto nd...