LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë lexuesit shqiptarë

Në atë kohë, të rinj vendas zbuluan se mund të gjeneronin fitime të majme përmes Google AdSense, duke krijuar uebsajte me lajme të trilluara dhe sensacionale, kryesisht pro Donald Trump, të cilat u bënë virale në Facebook. Lajmet nuk kishin axhendë politike, por thjesht qëllim financiar.

28 Janar 2026, 10:00 Nga I.A
BIRN: Dhjetra faqe mashtruese në Maqedoninë e Veriut targetojnë
Foto Ilustruese

TIRANË- Fenomeni i fabrikave të ‘lajmeve të rreme’ mori hov dhe u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 2016, kur një qytet i vogël në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një nga epiqendrat e prodhimit të dezinformimit digjital gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në atë kohë, të rinj vendas zbuluan se mund të gjeneronin fitime të majme përmes Google AdSense, duke krijuar uebsajte me lajme të trilluara dhe sensacionale, kryesisht pro Donald Trump, të cilat u bënë virale në Facebook. Lajmet nuk kishin axhendë politike, por thjesht qëllim financiar.

Episodi i vitit 2016 duket se ka lënë pas një ‘model biznesi’ në Maqedoninë e Veriut, që edhe pse ka ndryshuar formë, vijon të mbahet mbi lajmet e rreme apo titujt clickbait. BIRN gjeti mbi 25 faqe në Facebook, me degëzime në YouTube dhe TikTok, të cilat përdorin “Affiliate Marketing Scams” (mashtrimi i konsumatorit përmes ndërmjetësuesve) për të shitur “ilaçe” apo mbledhur klikime, të kontrolluara nga Maqedonia e Veriut. Pjesa më e madhe e faqeve targetojnë lexues shqipfolës, edhe pse disa prej tyre publikojnë në anglisht.

“Affiliate Marketing Scams” është një formë e krimit kibernetik, ku mashtruesit abuzojnë me modelin legjitim të marketingut për të fituar para në mënyrë të pandershme. Analiza e detajuar e të dhënave të transparencës në Facebook dhe kodit burimor të faqeve zbulon një rrjet të sofistikuar.

Për ekspertë të sigurisë kibernetike dhe të masmedias, këto struktura janë mjaft të rrezikshme; ato cenojnë njëkohësisht privatësinë e viktimave, portofolin, por edhe besimin e publikut ndaj mediave serioze.

Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis në Maqedoninë e Veriut – një organizatë mediatike që promovon të drejtave të njeriut në internet, i tha BIRN se pasojat konkrete të këtyre platformave përfshinin degradimin e “standardit të informacionit dhe rolit të medias në një shoqëri demokratike”.

“Kur njerëzit e kuptojnë që janë mashtruar nga një faqe “patriotike”, ata bëhen cinikë edhe ndaj mediave serioze,” tha Jashari.

Eksperti për sigurinë, Besmir Semanaj thotë se sasia e informacionit që këto faqe mbledhin është shqetësuese.

“Këta serverë ndërmjetës analizojnë në kohë reale pajisjen, vendndodhjen, burimin e klikimit dhe sjelljen e vizitorit për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një përdorues real apo për një sistem kontrolli të platformave,” vëren ai.

Të dhënat e siguruara nga BIRN për rreth 25 faqe në rrjetin social Facebook tregojnë se ky ekosistem dezinformues nuk është sporadik. Ai menaxhohet nga një grup i strukturuar administratorësh të vendosur në Maqedoninë e Veriut dhe në disa raste me partnerë në Itali, Gjermani, Vietnam apo SHBA.

Dy prej faqeve, “Media Shqiptare” dhe “Live News”, shfaqin një model bashkëpunimi hibrid me dy administratorë në Maqedoni dhe një në Itali.

Kjo strukturë sugjeron përdorimin e vendndodhjeve në BE për t’i dhënë besueshmëri faqes para algoritmeve të Facebook-ut dhe rrjeteve të reklamave, ndërsa operacioni real kryhet nga Ballkani. Ndërkohë, tre faqe, klone të njëra-tjetrës me emrin “Usa Story” menaxhohen nga persona në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe SHBA. Këto faqe publikojnë kryesisht në anglisht në Facebook, por nëse ndjek linqet dhe gërmon në webfaqe, aty gjen edhe postime në shqip në po të njëjtin model.

Pavarësisht emrit dhe gjuhës kryesore, këto faqe publikojnë materiale dhe i lidhin lexuesit me një grup prej 5-6 linqesh që të devijojnë në faqe ku gjenden reklamat për ilaçe. Bazuar në lidhjet që u ofrohen lexuesve për të klikuar, faqet e identifikuara ndahen në 3 grupe që duket se veprojnë veç e veç.

Grupi i parë, që në Youtube publikon me emrin “Jetë & Stil”, përdor faqe si “Mergimi Shqiptar” dhe “Gazeta Insajd” për të drejtuar audiencën tek portali lifestories99.com dhe kanali YouTube me bazë në Gjermani, nën menaxhimin e 6-7 administratorëve.

Grupi më masiv, “TimeforLon”, mobilizon faqe të shumta si Lajm24, Mesazhi dhe Gazeta Zëri për të shpërndarë linqe të miimall.com dhe bilgiliyor.com, si dhe kanalin e YouTube “Timeforlon” në SHBA, duke angazhuar ekipe prej 4-8 personash për çdo faqe, të gjithë në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi, grupi “Viral Stories” operon përmes “Media Shqiptare” për të ushqyer viralsstories.com. Edhe faqet e këtij grupi menaxhohen në Maqedoninë e Veriut.

Analiza e kodit të webfaqeve ku të drejtojnë publikimet në rrjetet sociale tregon se qëllimi final janë linqet në të cilat shiten ilaçe çudibërëse me çmime oferte. Faqet ku drejtohet trafiku janë mbushur me dëshmi të rreme doktorësh.

Përqendrimi i tyre në Maqedoninë e Veriut, është sipas Jasharit, pasojë e eksperiencës së krijuar dhe e kompleksitetit të rasteve, ku pavarësisht legjislacionit penalizues për krimin kibernetik, ndjekja penale është e vështirë.

“Pra, vakumi ligjor këtu shpesh nuk është mungesë totale e ligjeve, por një zonë e pambuluar, kur audienca dhe dëmi janë jashtë vendit,” tha ai.

Sipas tij, kjo situatë lë të mjegullt se kush është përgjegjës, duke krijuar një “parajsë” për këtë aktivitet.

“Pra, “parajsa” nuk është se këtu gjithçka është e lirë dhe pa rregulla. “Parajsa” është sepse ky kombinim, kosto e ulët, përvoja e krijuar, rrjetet ndërkombëtare, dhe zbatimi i vështirë i ligjeve, e bëjnë rrezikun relativisht të ulët, ndërsa fitimin relativisht të lartë,” tha ai.

Faqet në fjalë përdorin thuajse të njëjtat imazhe dhe të njëjtat metoda. Kodi burimor i faqeve tregon praninë e gjurmuesve agresivë të reklamave, si adstrktrk3.top, të cilët shërbejnë për të ridrejtuar përdoruesit ose për të regjistruar klikime të rreme.

Webfaqet përdorin kryesisht platformën WordPress e kamufluar me një dizajn gjenerik të një blogu dhe në shumicë janë aktive prej vetëm pak muajsh. Ky grup identifikohet si Portali Aurora dhe përdor kryesisht faqe Facebook që duket sikur merren me informacion, përfshi kopjimin e titujve të njohur si Koha Ditore.

Eksperti i sigurisë, Besmir Semanaj i tha BIRN se faqet edhe pse në dukje të thjeshta kanë një nivel të lartë sofistikimi, që nga një anë synon të mashtrojë platformat si Facebook për të ndaluar bllokimin, dhe në anën tjetër, synon mashtrimin e individëve që bien pre e reklamave. “Kodi i rrezikshëm shpesh është i integruar përmes plugin-eve të modifikuara, skripteve JavaScript të obfuskuara ose rregullave të ridrejtimit në server, të cilat aktivizohen vetëm për segmente të caktuara vizitorësh”, thotë Semanaj.

Sipas tij, sofistikimi nuk qëndron te dizajni apo përmbajtja vizuale “por te aftësia për të kontrolluar dhe manipuluar trafikun, për të ndryshuar shpejt domenet dhe për të fshehur sjelljen reale të faqes nga platformat monitoruese”.

Semanaj thotë shpërndarja e adminëve në disa vende dhe përfshirja në faqe e adminëve nga vende të BE-së shërben si një mekanizëm maskimi teknik dhe operacional.

“Duke përdorur IP, llogari dhe akses nga vende të ndryshme, rrjeti krijon përshtypjen e një strukture legjitime ndërkombëtare”, tha ai.

Internacionalizimi është edhe sipas Jasharit, një prej elementëve që u mundëson përfituesve pas këtyre faqeve të fshihen.

“Kjo krijon mjegull: kur diçka shkon keq, është e vështirë të thuash shpejt kush është përgjegjës, a është kompania në SHBA, operuesit në Maqedoninë e Veriut, partnerët apo shërbimet ndërmjetëse”, tha ai.

Ky rrjet i identifikuar nuk investon në prodhime mediatike dhe as në rritjen e ndjekësve përmes materialeve të publikuara; ai ka investuar në blerjen e audiencave të gatshme apo ndryshim destinacioni të faqeve të krijuara më herët, kryesisht me motive fetare apo për të shpërndarë meme.

Faqja që sot njihet si “Gazeta Zëri” me 45,000 ndjekës, e nisi jetën në vitin 2016 si “Musliman Elhamdulilah”. Pasi mblodhi mijëra besimtarë, ajo u transformua në “Ramazani Muaji i Bekuar”, më pas në “Video Interesante”, për të përfunduar sot si një portal lajmesh që ushqen faqet e reklamave. E njëjta histori është pas faqes me emrin “Mesazhi”.

Personat pas këtyre faqeve nuk kanë paragjykime fetare. Një ndër faqet është “I Belong to Jesus”; ajo publikon në anglisht kryesisht “drama” fiktive, shoqëruar me video të prodhuara me inteligjencë artificiale dhe, ironikisht, lajme të rreme për zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA. Ndërkohë, në raste të tjera faqet janë marrë apo rrëmbyer nga përdorues në Azi. Faqja “Live News” u krijua fillimisht në Bangladesh si një faqe shkolle, para se të kthehej në një mjet propagande për audiencën shqiptare.

Faqja “Lajm24” me 77,000 ndjekës e nisi rrugëtimin e saj duke mbajtur emrin e narko-trafikantit “Pablo Escobar”, para se të shndërrohej në burim “informacioni”. Faqet kanë ndërruar disa herë adresa URL ku vendosen reklamat.

Për Semanajn, kjo praktikë është po ashtu pjesë e maskimit teknik.

“Faqet dhe llogaritë e quajtura “zombie” zakonisht kanë një histori të mëparshme legjitime, si portale të braktisura ose faqe të krijuara fillimisht për qëllime krejt të tjera, shpesh në Azi,” tha ai.

Nga ana e tij, studiuesi Erlis Çela vë në dukje se përdorimi i faqeve që më herët kanë pasur përmbajtje legjitime e bën mjaft më të vështirë identifikimin nga lexuesi të mashtrimit.

“Ndjekja (e një faqeje) është shpesh e lidhur me zakone dhe sjelljet që ne si audiencë krijojmë në raport me median dhe konsumin e informacionit dhe jo me verifikim si sjellje parandaluese ndaj dezinformimit,” tha Çela.

Sipas tij, njerëzit ndjekin një faqe dhe e besojnë atë edhe për shkak se e kanë ndjekur prej kohësh, por kur ajo ndryshon emër dhe zakon, është e vështirë për t’u dalluar nga një pjesë e audiencës.

“Kur faqja e lajmeve ndryshon emër dhe mision, një pjesë e audiencës nuk është në gjendje ta dallojë ndryshimin,” tha Çela, duke shtuar se besimi transferohet gabimisht te kanali i informimit Facebook, Instagram apo të tjerë kanale.

“Kjo taktikë është ndër më të rrezikshmet, sepse e kthen besimin, sidomos besimin fetar ose patriotik, në tokë të pjellshme dhe infrastrukturë për manipulim. Në momentin që një faqe e trashëguar me audiencë “të gatshme” ndryshon pronësi ose orientim, publiku nuk e kupton se po konsumon një produkt krejt tjetër,” tha ai.

Ndërkohë, përveç Facebook dhe Web, skema është shtrirë edhe në YouTube dhe TikTok për të maksimizuar fitimet. Për shembull, faqja “Media Shqiptare” promovon kanalin @LEIDSSTORY, i cili numëron mbi 21 mijë abonentë dhe afro 10 milionë shikime me vendndodhje të deklaruar në Maqedoninë e Veriut./Reporter.al

birn

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës