Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lamallari u shpreh se kjo paketë përfaqëson një politikë penale më të qartë, më koherente, më europiane dhe të bazuar mbi analiza konkrete.
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, prezantoi në Kuvend projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lamallari u shpreh se kjo paketë përfaqëson një politikë penale më të qartë, më koherente, më europiane dhe të bazuar mbi analiza konkrete.
Ai tha se Kodi Penal përfarohet me 7 direktiva të Komisionit Europian, që lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, sigurinë e BE-së. Ministri u shpreh se vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, ku do rriten dënimet për abuzimet seksuale.
"Në fokus të kësaj pakete janë detyrimet që ka Shqipëria në përafrim me 7 akte kyçe të aktit legjislativ europian, në kuadrin e kapitullit 24 të negociatave që kemi me Komisionin dhe vendet anëtare. Kjo paketë përfaqëson një politikë penale më të qartë, më koherente, më europiane, e bazuar mbi analiza konkrete. Në thelb, paketa konsiston në një kontribut dhe hap të matur në drejtim të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
Një nga shtyllat kryesore të kësaj pakete është nevoja për të adresuar disa nga pikat e ndërmjetme të identifikuara në pozicionin e përbashkët të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Kodi Penal përfarohet me 7 direktiva të Komisionit Europian, që lidhen me pastrimin e parave, trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, sigurinë e BE-së. Kjo ka qenë një analizë e përbashkët me ekspertët europianë. Këto nuk janë ndryshime formale, ato forcojnë realisht kapacitetet e shtetit shqiptar për të ndjekur krimin e organizuar dhe krimin kufitar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së fëmijëve dhe grupeve vulnerabël, rriten dënimet për abuzimet seksuale. Nga ana tjetër zgjerohen edhe afatet e parashkrimit për këto vepra me ndjeshmëri shumë të lartë.
Një ndërhyrje e matur dhe e domethënëse bëhet edhe në një fenomen të përditshëm që është parkimi në rresht të dytë, që trajtohet si vepër penale vetëm në ato raste kur pengohet seriozisht qarkullimi i ambulancave, zjarrfikësve dhe policinë e shtetit që mund të jetë në operacione të ndryshme.
Qeveria shqiptare ka marrë një angazhim që nuk ka ndodhur kurrë më parë: për herë të parë shteti shqiptar shkon me një nismë shumë serioze në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe një vendimi më demokrat që përfaqëson punën e gazetarëve, pa i vendosur ata para presionit për procesim penal, sidomos për akuzat që mund të bëhen për shpifje; nuk mund të ketë kurrsesi ndjekje penale për ta. Krahas dekriminalizimit të shpifjes për gazetarët, kemi shkuar më tej duke garantuar mbrojtje specifike për ta," tha Lamallari./Dosja.al
Osman Hajdari, Petrit Malaj KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka vizituar Spitalin e Përgjithsh&eu...
Foto ilustruse LEZHA- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se sot me një mesazh vidhen nga perso...
Sali Berisha STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europ&e...
Ardit Bido, Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist,&nbs...
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndih...
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndry...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në foltore deklaroi se&...
Luçiano Boçi, Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë fjalës së...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme projektligjin pë...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron S...