Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Me anë të një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës.
Me anë të një postimi në Facebook, Malaj bën me dije se i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
Ai thekson se kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë. Në fund, ai shpreh mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Postimi i Plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një institucion që prej vitesh është shembull i profesionalizmit dhe humanizmit në shërbim të jetës. Në praninë e Ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Arben Vitia, të cilin e falenderoj pafund, pata nderin t’i dorëzoj Drejtorit të Përgjithshëm të spitalit, z. Osman Hajdari, Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, si shenjë respekti dhe falënderimi të thellë për të gjithë stafin spitalor.
Kjo mirënjohje vjen për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e palodhur që mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli i këtij spitali tregojnë çdo vit edhe në trajtimin e pacientëve nga Qarku i Kukësit dhe Malësia e Veriut të Shqipërisë, të cilët gjejnë atje jo vetëm shërbim shëndetësor cilësor, por edhe ngrohtësi vëllazërore dhe shpresë.
Vizita e sotme ishte një tjetër dëshmi e qartë se vëllazëria nuk njeh kufij, dhe se solidariteti dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës mbeten vlera të përbashkëta që forcojnë lidhjen tonë organike. Mirënjohje e thellë për mjekët, infermierët dhe gjithë stafin spitalor të Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”, një shembull i vërtet i humanizmit dhe përkushtimit profesional./Dosja.al
Foto ilustruse LEZHA- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se sot me një mesazh vidhen nga perso...
Sali Berisha STRASBURG- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë diskutimeve në Asamblenë e Këshillit të Europ&e...
Ardit Bido, Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pati një përplasje me deputetin socialist,&nbs...
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndih...
Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndry...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në foltore deklaroi se&...
Luçiano Boçi, Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi gjatë fjalës së...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme projektligjin pë...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla është përplasur me deputetin e Partisë Mundësia, Agron S...
Foto ilustruse TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar ditën e sotme se qeveria ka dështuar në menaxhim...