LIVE UPDATES
Politike

Pas NY Times, media franceze: Krijuesit e Diellës akuzohen si grup i strukturuar kriminal

Media franceze shkon më tej, duke cituar një raport të Komisionit Evropian, ku thekson se korrupsioni në Shqipëri mbetet “gjerësisht i përhapur” në vend.

28 Janar 2026, 10:29 Nga I.A
Pas NY Times, media franceze: Krijuesit e Diellës akuzohen si grup i
Diella

FRANCË- Media franceze Liberation i ka kushtuar një artikull korrupsionit në Shqipëri dhe veçanërisht AKSHI-t. Pas artikullit të The New York Times, Liberation ka irobnizuar faktin që ministrja virtuale Diella, që supozohej të luftonte korrupsionin, është e krijuar nga një institucion që akuzohet për korrupsion. 

Media franceze shkon më tej, duke cituar një raport të Komisionit Evropian, ku thekson se korrupsioni në Shqipëri mbetet “gjerësisht i përhapur” në vend. Po ashtu përmenden dhe arrestime të disa zyrtarëve të lartë socialistë, siç është dhe rasti i kryebashkiakut Veliaj. 

Artikulli i Plotë:

Me kostum tradicional mbi supe dhe një buzëqeshje të gjerë, Diella duhej të ishte imazhi i luftës së qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Simbol i vullnetit të autoriteteve të Tiranës për të luftuar këtë të keqe, kjo ministre shqiptare e krijuar nga inteligjenca artificiale është sot viktimë kolaterale e një hetimi të gjerë.

Shkaku është rruga e errët e krijuesve të kësaj asistenteje virtuale, të lidhur me Agjencinë Shqiptare për Shoqërinë e Informacionit, thekson Neë York Times të martën, më 27 janar.

Më 16 dhjetor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se kishte nisur procedime ndaj tetë qytetarëve shqiptarë, përfshirë drejtoren e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit dhe zëvendësin e saj. Ky institucion, që menaxhon infrastrukturën digjitale të qeverisë, kontrollon sidomos një gamë të gjerë sistemesh publike online në Shqipëri, përfshirë edhe të famshmen ministre nga AI, Diella.

Sipas komunikatës së prokurorisë, të dyshuarit lidhen me një “grup kriminal të strukturuar” përgjegjës për manipulim dhe intimidim në dhënien e kontratave publike. Shkalla e akuzave është e gjerë. Faktet që i atribuohen autoriteteve shqiptare shkojnë nga “shkelja e parimit të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” te “konkurrenca e pandershme përmes dhunës”, deri te “heqja e paligjshme e lirisë”.

“Pavarësi dhe profesionalizëm”

Zyrtarisht e emëruar në shtator si “Ministre e tregjeve publike” nga Kryeministri Edi Rama, Diella ka folur disa herë para deputetëve shqiptarë ose gjatë konferencave ndërkombëtare. Kjo ministre virtuale u krijua kryesisht si ndihmë për qytetarët në procedurat e tyre pranë shërbimeve publike. Ajo duhej të garantonte transparencën dhe të jepte një goditje serioze korrupsionit masiv të zyrtarëve që deri më tani vepronin në vend.

Drejtoresha e agjencisë dhe zëvendësi i saj nuk janë akuzuar ende. “Duhet të presim dhe të shohim,” theksoi Kryeministri Edi Rama, sipas raportimit të New York Times. Dhe udhëheqësi shqiptar shtoi: “Njëkohësisht, duhet të jemi të vetëdijshëm që ky institucion duhet të garantojë jo vetëm pavarësinë, por edhe profesionalizmin e saj.”

Shqipëria, që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ka bërë luftën kundër korrupsionit një prioritet qeveritar. Kjo politikë është gjithashtu një kusht që vendi të mund të bashkohet me BE-në. Që nga maji 2025 dhe fitorja e partisë pro-BE në zgjedhjet legjislative, Edi Rama ka nisur procedime në të gjitha drejtimet. Hetime të mëdha kanë objekt ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, ose edhe Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, kryeqytetit të vendit.

Nëse një raport i Komisionit Evropian, i publikuar në nëntor, vlerësonte “disa përparime” të Shqipërisë në këtë fushë, ekspertët evropianë vënë në dukje se korrupsioni mbetet “gjerësisht i përhapur” në vend./Dosja.al

liberation akshi diella

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj