LIVE UPDATES
Politike

"Nuk shkohet me çizme me baltë"/ Korreshi debaton me Gogun: Nuk po na çoni ju në Europë

Gjatë mbledhjes së komisionit, Korreshi debatoi me Ministrin Gogu duke u shprehur se, nuk shkohet në Europë me çizme me baltë.

28 Janar 2026, 12:29 Nga D.S
"Nuk shkohet me çizme me baltë"/ Korreshi debaton me
Saimir Korreshi

TIRANË-  Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë në Komisionin e Ligjeve duke u shprehur se, mazhoranca nuk po e çon Shqipërinë në Europë. Gjatë mbledhjes së komisionit, Korreshi debatoi me Ministrin Gogu duke u shprehur se, nuk shkohet në Europë me çizme me baltë.

Kur po diskutohej për programin e financimit Interreg Europe për bashkëpunimin ndërajonal, Korreshi tha se, se 3.6 milionë eurot e parashikuara do të përfundojnë si milionat e çokollatave nga AKSHI dhe fondet IPARD, që u ngrinë nga autoritetet evropiane për shkak të abuzimeve në Shqipëri.

Saimir Korreshi: Na thoni një sukses kaq të madh që ne të opozitës nuk na ka ardhur. E dyta thoni financimin 3.6 milionë euro. Do të përfundojnë se ato 10 milionë eurot për çokollatat e AKSHI, këto financimet e BE, si ato fondet e IPARD, apo darkat e drekat e Ilir Beqaj që u bllokuan. Ka garanci Uropa se do të venë në destinacion. Kjo pika e tretë është që nuk tha për të rrujt lekët, firmosëm edhe Ipardin ne, por ngecën rrugës. Këto 3.6 dhe e fundit fare Ulsi që të të mos vonoj ty se je edhe pa gjumë, është ekonomia e gjelbër. Ke dëgjuar ndonjë fshatar për të marrë ndonjë panel diellor, nuk po flasim për këto fotovoltaikët e mëdha, ama më gjeni një katunar që çon projektet dhe paska marrë këto ekonomi të gjelbër dhe foto voltaikët. Nuk ngeli oligark, dreq e bir, toka të vjedhura në Fier.

Toni Gogu: E mirëkuptoj parodizimin dhe ironizimin që ju i bëni situatës dhe them e mirëkuptoj sepse duke qenë se kemi bashkëudhëtar së bashku në politikë por në anë të ndryshme të korridorit, e nisët seriozisht me ish kryetarin e partisë tuaj ku e trajtonit me seriozitet integrimin evropian. Por atë që ju anatemuat dhe e shikonit si pengesë politike në integrim, sot e keni kryetar dhe situata është bërë tragjikomike për ju, dhe nuk ka ilaç tjetër dhe duhet me e marr me gallatë. Të bëhesh pjesë e programit më të madh zhvillimor në Evropë me 27 vendet e BE, mendoj se është sukses. Ka një ditë të parë ku ti shkon dhe janë 38 përfitues shqiptarë me 3.7 milionë euro që mund të duken shumë pak për kapacitetet që ka ai program por ka një fillim të një historie që e kemi nisur herët dhe po intensifikohet.

Saimir Korreshi: Nuk e di toni se Lushnja ishte 4 orë pa drita mbrëmë. Më mori plaka se kishte ftohtë. Dëgjo o Toni dëgjoj se dëgjosh në Evropë. Kishte mbushur një bidon me ujë të ngrohtë se kishte të ftohtë. E do të hysh në Evropë? Po ti ke kanal pa pastruar në të gjithë Myzeqenë, do të hysh në Evropë. Po me ça do hysh, me çizme me baltë? Ne që na thu euroskeptik, duket sikur jemi me shkollë nate, se na bërë euroskeptiku ka mbaru para 25 vitesh në Romë. Dhe dje na folët ore ne po e zbulojmë sot Italinë apo qysh? Ku ia gjeti modelin e flokëve, që i qethi Taulanti ai kryetari që the ti. Atë që tha Toni, kishte pirë dy ditë me atë kryetarin tonë se ka fillu punë në Amerikë. Ai iku, i lau pjatat. Po ideja është se ky i juaji kur do t’i lajë pjatat. Ky i juaji kaloi nga Uropa në Izrael. Mos kaloni nga Evropa në Izrael. Përpara se ta bësh këtë ligjin, nuk ka lidhje kjo. Nuk po na çoni ju në Uropë. Kanë ngelur edhe këta të shkretët, edhe xhajat në pension se nuk po venë dot në Evropë./Dosja.al 

saimir korreshi toni gogu komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj