LIVE UPDATES
Aktualitet

DOKUMENTI- Klodian Zoto, këshilltar i bashkëshortit të Elisa Spiropalit, ortakët e tij morën 3.5mln € nga Ujësjellësi Fier

Dosja.al ka siguruar një pjesë të dosjes së inceneratorëve, ku shkruhet e zeza në të bardhë se Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit, nga janari 2013 deri në gusht 2014; periudhë që në Ujësjellësin e Fierit drejtues ishte bashkëshorti i ministres Spiropali.

13 Korrik 2023, 17:20 Nga k.m.

DOKUMENTI-  Klodian Zoto, këshilltar i bashkëshortit të Elisa

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar ashpër sot me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka lidhur me përfshirjen e bashkëshortit të saj në dosjen e inceneratorëve, e cila ka "ndezur"" Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt. Nga vendi i saj në Kuvendin e Shqipërisë, me tone të larta, Spiropali deklaroi se nuk ka lidhje me inceneratorët as ajo dhe as bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj. 

"Bashkëshorti im ka qenë drejtor Ujësjellësi nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, në qiell apo tokë me inceneratorët, ju jeni aq i trashë saqë kur thoni këto gjëra bëheni të pabesueshëm saqë nuk ju beson njeri. Do kuptoni që ju mungon zgjuarsia. Ju nuk do qeverisni dot,”-tha ministrja në fjalën e saj. 

Vetëm pak orë më pas, Dosja.al ka siguruar një pjesë të dosjes së inceneratorëve, ku shkruhet e zeza në të bardhë se Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit, nga janari 2013 deri në gusht 2014; periudhë që në Ujësjellësin e Fierit drejtues ishte bashkëshorti i ministres Spiropali.

PJESË NGA DOSJA:

Klodian Mërtiri: S'duam ta bëjnë a si është puna o la?
Local user: Për Beratin akoma po pres se ai më tha prit xhan të lutem se sa të mbaroj do të të marr vetë. Argentina nuk është
Klodian Mërtiri: Po Joni?
Local user: Sapo erdhi
Klodian Mërtiri: Ok. Më thuaj ca po bëhet se më duhen ca lekë patjetër o la...

Në lidhje me Fierin, nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se shtetasi Baftjar Zeqaj ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Fier, në periudhën 01.01.2012 deri më 22.07.2015.

Shtetasi Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie kontraktuale Ujësjellës Kanalizimime Fier me detyre këshilltar ligjor i drejtorit të Përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013-01.08.2014, emëruar sopas urdhërit të këtij të fundit me nr.44/4, 14.01.2013.

DOKUMENTI-  Klodian Zoto, këshilltar i bashkëshortit të Elisa

Gjithashtu nga kqyrja e të dhënave në sistemin tatimor C@tas, rezulton se shoqëria tregtare "Teo" me administrator shtetasin Konstantinos Aloupis nga analizimi i librave të blerjes dhe të shitjes evidentohet e ka kryer shitje të shoqërua "Ujësjellës Kanalizime sh Fier" me vlerë totale prej 391.228.156 lekësh, ndryshe më shumë se 3.5 milionë euro.

Sipas "BoldNeës", kompania “Teo Alb” ka lidhje të ngushta dhe ortakërie me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që në atë kohë ishte këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit. Po ashtu, “Teo Alb” ka lidhje edhe me miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Zotos, konkretisht Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja. SPAK ka zbuluar se Mirel Mërtiri ka qenë i punësuar në kompaninë “Teo Alb”. Po ashtu, edhe Stela Gugallja ka rezultuar si e punësuar pranë shoqërinë “Teo Alb” që ka marrë 3.5 mln euro nga Ujësjellësi i Fierit. Ndërkohë, shoqëria “Teo Alb” dhe “ITS” e Klodian Zotos janë aksionerë në një tjetër kompani, të quajtur “Metronet”.

elisa spiropali dosja e inceneratoreve

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit