LIVE UPDATES
Politike

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, letër institucioneve ndërkombëtare: Rama ka uzurpuar kompetencat e aktivitetit të Bashkive, ndërhyni dhe monitoroni

Në letër thuhet se aktualisht në Shqipëri, aktiviteti i qeverisjes vendore, defakto është vendosur në mënyrë të paramenduar nën kontrollin e plotë qeverisë dhe Kryeministrit të vendit.

14 Korrik 2025, 16:22 Nga M.B
Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë, letër institucioneve
Foto ilustruese

TIRANA- Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë i ka dërguar një letër disa përfaqësuesve të institucioneve evropiane, ku flitet për rënimin e demokracisë, decemtralizimit dhe vetqeverisjes vendore në Shqipëri. Në letër thuhet se aktualisht në Shqipëri, aktiviteti i qeverisjes vendore, defakto është vendosur në mënyrë të paramenduar nën kontrollin e plotë qeverisë dhe Kryeministrit të vendit.

Sipas shoqatës, uzurpimi i kompetencave dhe aktivitetit të bashkive tashmë është një realitet i hidhur.Në letër shtohet se përtej përpjekjeve individuale të një pjese të të zgjedhurve vendorë në 3 dekada të tranzicionit demokratik, politika e qeverisjes aktuale të PS ndaj qeverisjes vendore është më modeli me autokrat, regresiv, i korruptuar, i centralizuar dhe antiqytetar.

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë thekson se Kryeministri shqiptar ka uzurpuar pronat, kompetencat dhe përgjegjësitë e faktorëve vendorë, duke ka cuar në kolaps administrimin ekonomik, social dhe kulturor të rajoneve dhe interesave të vendit. Në letër shkruhet se në emër të zgjedhësve dhe parimeve të demokracisë vendore, ndjejnë detyrimin të informojnë institucionet ndërkombëtare dhe të ngrenë shqetësimin serioz mbi përkeqësimin sistematik të standardeve kushtetuese për vetëqeverisjen vendore në Shqipëri.

Sipas Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, praktika e deritashme dhe mos koherenca parimore e Ramës ndaj Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore është një paralajmërim për hapat e tij të mëtejshëm në dëm jo vetëm të demokracisë e autonomisë vendore, por edhe balancave të pushteteve të pushteteve, sigurisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ata thonë se për këtë arsye kerkojnë vemendjen e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë dhe monitoruar zbatimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore në pushtetin vendor si dhe për t'i thënë ndal cënimit të demokracisë dhe auotnomisë vendore në Shqipëri.

POSTIMI:

Shoqata e Të Zgjedhurve Vendorë

Letër e hapur
Drejtuar:
Z. Mathieu Mori - Sekretari i Përgjithshem i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë.
Z. Leendert Verbeek – President i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, Strasbourg Francë.
Zj. Marta Kos – Komisionere e Zgjerimit në Komisionin Europian, Bruksel
Zj. Giulia Re- Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës Tirane Parlamentit Europian, Strasburg;
David MCALLISTER Kryetar I Grupit te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian Ambasadës Amerikane- Sektori Politik, Tiranë.

Lenda: Raport urgjent mbi rënimin e demokracisë, decemtralizimit dhe vetqeverisjes vendore në Shqipëri.
Të nderuar,

Në emër të Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendore të Opozitës, po ju risjellim në të vëmendjen tuaj disa zhvillime të padëshirueshme, të cilat po cënojnë edhe më tej kompetencat e të zgjedhurve vendorë, vetëqeverisjen dhe decentralizimin në Shqipëri. Aktualisht në Shqipëri, aktiviteti i qeverisjes vendore, defakto është vendosur në mënyrë të paramenduar nën kontrollin e plotë qeverisë dhe Kryeministrit të vendit! 1 Uzurpimi i kompetencave dhe aktivitetit të bashkive tashmë është një realitet i hidhur! Përtej përpjekjeve individuale të një pjese të të zgjedhurve vendorë në 3 dekada të tranzicionit demokratik, politika e qeverisjes aktuale të PS ndaj qeverisjes vendore është më modeli me autokrat, regresiv, i korruptuar, i centralizuar dhe antiqytetar.

Kryeministri shqiptar ka uzurpuar pronat, kompetencat dhe përgjegjësitë e faktorëve vendorë, duke ka cuar në kolaps administrimin ekonomik, social dhe kulturor të rajoneve dhe interesave të vendit! Në emër të zgjedhësve tanë dhe parimeve të demokracisë vendore, ndjejmë detyrimin tju informojmë dhe të ngremë shqetësimin tonë serioz pranë jush mbi përkeqësimin sistematik të standardeve kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare për vetëqeverisjen vendore në Shqipëri Shkelje të kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar Kryeministri Edi Rama vazhdon të ndërmarrë çdo ditë e më tepër veprime unicentriste që bien ndesh me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (Neni 108): Njësitë e qeverisjes vendore (bashkitë dhe qarqet) gëzojnë statusin e njësive të pavarura dhe ushtrimit të funksioneve të vetëqeverisjes, me përjashtim të kompetencave të deleguara me ligj.

2-Me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale (Neni 3 dhe Neni 8):

• Autonomia lokale nënkupton të drejtën dhe aftësinë reale të komuniteteve lokale për të rregulluar dhe drejtuar çështjet publike me rëndësi për ta, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të pavarur nga ndërhyrjet e qeverisë qendrore.
• Cdo kontroll mbi veprimtarinë e bashkive duhet të jetë proporcional, ligjor dhe i kufizuar vetëm në garantimin e ligjshmërisë dhe interesit publik.

3- Me Ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” (Neni 8 dhe 10):
• U jep bashkive të drejtën për të ushtruar autoritetin e tyre në çdo fushë që nuk është ndaluar me ligj ose që nuk i është dhënë ekskluzivisht një institucioni tjetër.

2 • Marrëdhëniet me qeverinë qendrore duhet të bazohen në parimet e subsidiaritetit, konsultimit dhe bashkëpunimit.

4- Me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese Nr.29, datë 21.12.2006 i ka njohur me hollësi kompetencat e bashkive në fushën e kontrollit e planifikimit të territorit. Cfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri? Po nisim nga ngjarjet më të fundi sikurse është ndërhyrja brutale e Kryeministrit në administrimin, aktivitetin dhe strukturën e bashkive. Një shkelje e hapur kjo e Neneve 6
dhe 7 të Kartës Evropiane të Qeverise Vendore. Pas farsës zgjedhore të 11 Majit Kryeministri i vendit Edi Rama në kundërshtim me

Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe Ligjin “ Për Vetqeverisjen Vendore” është përfshirë në ndërhyrje të drejtpërdrejt në aktivitetin, strukturën dhe administrimin publik të Bashkive të Tiranës, Vlorës dhe gjithë Bashkive të vendit.

Zhvillime shqetësuese:

• Në bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Kryebashkiakut, në kundërshtim më ligjin “Për vetqeverisjen vendore” Nenet 61,62, Kryeministri ka marrë në dorë krejt aktivitetin e bashkisë, duke emëruar në mënyrë arbitrare në krye të institucionit një pasuesen e tij. Ky akt antikushtetues ka anashkaluar propozimin e Kryetarit të zgjedhur dhe ka mospërfillur mbledhjen e Këshillit të Bashkisë në zgjedhjen e Kryetarit zevendësues! Ndërkohë duke marrë peng shkarkimin e Kryetarit të arrestuar( Neni 62, pika c), po pengon në këtë mënyrë hapjen e procedurave të zgjedhjeve të parakohshme të kryebashkiakut të ri të Tiranës (Neni 61. Pika 4)

• Në bashkinë e Vlorës, Kryemistri i jep të drejtë vetes të mbledhë aparatin e bashkisë dhe nën kërcënimin e tij ka imponuar shkarkimin e një seri drejtorësh dhe përgjegjësish të administratës, të cilët janë strukturë organike e Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak!

• Në bashkinë Durrës, në një takim para disa ditësh, të organizuar me kryebashkiakët e vendit, Kryeministri urdhëroi me tone kërcënuese pushimin nga puna të gjithë administratorëve të bashkive të Shqipërisë...! Rezultati paraprak: Për fat të keq, tashmë të gjithë njësitë vendore të majta janë përfshirë në një furtunë shkarkimesh jo transparente e ligjore, të pa argumentuara dhe diskutuara në Këshillat e Bashkive përkatës dhe aq më pak të pakonsultuara me grupet e interesit dhe qytetarët. Ndërkohë Kryebashkiakët e djathtë që nuk pranojnë tutelën e Kryeministrit ndjehen të kërcënuar!

• Disa muaj më parë ju kemi sinjalizuar se Qeveria shqiptare realizoi një rrëmbim kompetencash të pushtetit vendor në dhënien e lejeve për ndërtim nëpërmjet dy ndryshimeve ligjore ne ligjin 107/2014 “Per planifikimin dhe zhvillimin e teritorit” si dhe ndryshimeve të Vendimit te Këshillit te Ministrave nr. 408; dt 13.05.2015 “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit, i ndryshuar’’. Ajo me fuqinë dhe mekanizmat e saj po krijon dita ditës precedente të rrezikshëm, duke ndërhyrë dhe imponuar marrjen e pushtetit mbi kontrollin e territorit dhe dhënjen e Lejeve te Ndertimit për interesa të saj jo legjitime!

• Po kështu në momentet që po ju shkruajmë, forcat e policisë së shtetit dhe ato të policisë së ndërtimit janë duke zhvilluar beteja në territoret dhe mandatin e njësive vendore në Alpet shqiptare! Pasojë e këtyre akteve arbitrare janë prishjet masive të strukturave të përkohshme turistike të qytetarëve të thjeshtë nga organe të cilat varen nga qeveria. Ndërkohë zhvillimi dhe kontolli territorit në Republikën e Shqipërisë është kompetencë të cilën Legjislacioni shqiptar, Kongresi Autoriteteve Vendore të KE dhe Gjykata Kushtetuese me Vendimi Nr.29, datë 21.12.2006 i Gjykatës Kushtetuese ja kanë njohur bashkive që në vitin 2006. Tendenca shqetësuese legjislative dhe centralizuese Në vend të përafrimit me standardet e BE-së, reformat e fundit ligjore kanë degraduar demokracinë vendore. Shembuj konkret: Për të patur një panoramë më të plotë të regresit të demokracisë vendore në Shqipëri, po kujtojmë:

Se hapi i parë i shkeljes së pavarësisë së qeverisë vendore është kryer në ligjin “Për vetqeverisjen vendore” në vitin 2015, ku është futur në mënyrë të njëanshme Neni 13 pika 4, cili i jep qeverisë kontroll të plotë në financat vendore. Ky Nen shpreh qartë tutelën e qeverisë mbi njësitë vendore: “ Njesitë e qeverisjes vendore i nenshtrohen kontrollit te jashtem financiar nga organet e qeverisjes qëndrore per perdorimin e fondeve te kushtezuara dhe/ose te deleguara qe financohen nga buxheti shtetit dhe/ose fondet e ndihmes se huaj te alokuara ne njesite e qeverisjes vendore sipas mareveshjeve te nenshkruara nga qeverisja qendrore”

4 Ndërkohë që Kushtetuta e Shqipërisë ka përcaktuar qartë institucionet e kontrollit të bashkive, të cilat janë Këshilli i Bashkisë dhe Kontrolli Lartë i Shtetit! Ky nen i kontaminuar ka goditur thelbin e pavarësisë vendore dhe ka shkelur:

- Në frymë dhe në gërmë Nenin 13 te Kushtetutes se Republikes i cili garanton autonomine dhe decentralizimin e funksionimit te qeverisjes vendore. - Ai shkel Kartën Evropiane të autonomisë vendore të cilën Republika e Shqipërisë e ka firmosur dekada më parë. Në fakt ky Nen është instrumenti me të cilin Kryemistri Rama po ushtron presion mbi gjithë të zgjedhurit vendorë nëpër bashki dhe rajone! Së dyti kalimi në kundërshtim me Nenin 5 të Kartës Evropiane dhe Kushtetutëe së Shqipërisë, pa u konsultuar me banorët, me opozitën dhe të zgjedhurit e saj vendor është hartuar me forcën e kartonave në Parlamenr ligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj ka shkatërruar përfundimisht demokracinë vendore dhe ka zevendësuar me militantë partiak mijëra Kryetarë njësish vendore dhe Këshilltarë bashkiak!

Nga ana tjetër kjo pseudoreformë ka vendosur në kolaps e vështirësi financiare njësitë e reja bashkiake, ka larguar bashkitë nga qytetarët, ka humbur subsidiaritetin, transparencën dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendorë dhe ka sjell shpopullim masiv!

Të nderuar Zotërinj,
Lista e ligjeve të kontaminuar që po i rrëmbejnë kompetencat të zgjedhurve dhe njësive vendore është e gjatë..! Ajo që do të donim të ndanim me ju është fakti, se gjithë ky uzurpim nuk është thjesht një devijim i thjeshtë, por një strategji për ta shndërruar Republiken e Shqipërisë në një autokraci, duke e larguar atë nga modeli i demokracive perëndimore! Vendosja e sundimit të plotë të qeverisë qëndrore mbi autoritetet vendore është arritur nëpërmjet një puci institucional, i cili ka në bazën e vet devijimin nga Kushtetuta të modelit demokratik nëpërmjet një pakete të deformuar ligjesh, të cilat për qeverisjen vendore janë:

• Ligji “ Për Vetqeverisjen Vendore”,
• Ligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në
Republikën e Shqipërisë”,
• Ligji “ Për Bashkëqeverisjen”,
5
• Ligji "Per zhvillimin rajonal dhe kohezionin",
• Ligji “ Për planifikimin e dhe zhvillimin e territorit”
• Ligji për “ Koncesionet dhe PPP”
• Ligji “Për Turizmin”,
• Ligji "Investimet strategjike",
• Ligji “ Për zonat e mbrojtura,
• Ligji “Për korporatën e investimeve”
• Ligji “Per realizimin e procedures së ndërtimit të Teatrit Kombëtar”,
• Ligji "Per koncesionet dhe partneritetin publik privat"…etj.

Si përfundim,
Me ndryshimet e kryera në paketën e ligjeve të sipërshënuar Qeveria u ka rrëmbyer nëmënyrë antidemokratike njësive vendore:

- Menaxhimin e pronave te bashkive,
- Përgjegjësitë në menaxhimin e territorit dhe lejeve të ndërtimit.
- Kompetencat në shërbimet publike në ujë, pastrim duke imponuar tarifa të
dyshimta apo të inkriminuara si ato për djegësit e plehrave.
- Pjesëmarrjen dhe përfitimin e njësive vendore direkt nga programet evropiane
të para integrimit.
- Rrëmbimin e territoreve në adresë të oligarkëve dhe investitorëve okult.

Të nderuar Zotërinj,

Pamundësia Financiare përdoret nga qeveria si presion mbi të zgjedhurit vendorë! Të zgjedhurit vendorë në Shqipëri po ushtrojnë përherë e më shumë mandate të pambuluara financiarisht! Sipas Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore, Neni 8. kjo pamundësi vetëqeverisje i con njësitë vendore dhe të zgjedhurit e tyre nën tutelën e qeverisë qëndrore. Aktualisht buxhetet vendore në Shqipëri janë të pamjaftueshme në raport me kërkesat reale të njësive vendore, përgjegjësitë, funksionet dhe shërbimet që ato kryejnë për qytetarët.

• Transferta e Pakushtëzuar në adresë të vendorëve vazhdon të përbëjë vetëm 1% të PPB, e cila rezulton të jetë më e ulëta në Evropë 6 Formula e ndarjes së transfertës së pakushtëzuar për buxhetin vendor është jo transparente, jo e barabartë dhe diskriminuese veçanërisht për bashkitë e opozitës, bashkitë me buxhet të kufizuar, zonat rurale dhe sidomos ato të veriut të vendit!

• Shqipëria është vendi i fundit në rajon për një sërë treguesish financiar në nivelin e qeverisjes vendore, si treguesi i buxhetit, të ardhurave për frymë, të investimeve për frymë, për arsimin dhe mbrojtjen sociale.

• Shqipëria është vendi i fundit në rajonin e Europës Juglindore për të ardhurat totale të qeverisjes vendore për frymë

• Shqipëria është vendi i fundit në rajonin e Eurhopës Juglindore për shpenzimet e qeverisjes vendore për frymë, me një shifër prej 202 Euro për frymë

• Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon (Ballkan dhe Europë) për investimet e qeverisjes vendore për frymë, me një shifër prej 62 Euro për frymë. Më e keqja është se të gjithë këto statistika vijnë duke u përkeqësuar cdo vit në dëm të qeverisjes vendore, duke dëmtuar nivelin e jetës dhe shëerbimet ndaj qytetarëve, si dhe cilësinë e demokracisë vendore!
Panorama e përgjithëshme. Ka një dekadë që Zgjedhjet qëndrore dhe vendore në Shqipëri nuk po i japin zgjidhje krizës, stanjacionit dhe problemeve të akumuluara politike! Të gjitha raportet Europiane dhe të ODHIR për zgjedhjet elektorale kanë konstatuar se në Shqipëri votat vidhen nga qeveria dhe deformohet vullneti politik i qytetarëve! Uzurpimi i pushtetit nëpërmjet manipulimit të votave dhe mbajtja e tij duke goditur grupet e opozitës dhe burgosur politikisht liderët e saj, janë një strategji për shndërimin e Republikës në një shtet autokrat!

Ne jemi koshient, se për fat të keq në Shqipërinë tonë demokracia është shndërruar në autokraci dhe sipas Freddom House “ Sistemi i kontrolleve dhe balanceve ka dështuar, legjislativi është shkrirë me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese, Spak dhe ajo e Lartë janë të njëanshme dhe qeveria po anashkalon çdo proces demokratik” Ndaj, duke ju falenderuar për vëmendjen që do ti kushtoni raportit të Shoqatës tonë të të Zgjedhurve Vendorë, shprehim bindjen se reagimi tuaj do të jetë kontribut me vlerë për parimet e demokracisë vendore, qytetarët shqiptarë dhe do të sjellë shpresë për të ardhmen, dhe kontribut ne rrugetimin tonë drejt familjes evropiane. Në Nenin 11 të Kartës Evropiane për autonomi vendore të KE garantohet se, “Bashkësitë vendore duhet të gëzojnë të drejtën e kërkesës juridiksionale me qëllim që të sigurojnë ushtrimin e lirë të kompetencave të tyre dhe respektimin e parimeve të autonomisë vendore të njohura nga Kushtetuta apo legjislacioni i brendshëm...”

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë! Praktika e deritashme dhe mos koherenca parimore e Z. Edi Rama ndaj Kartes Evropiane të Autonomisë Vendore është një paralajmërim për hapat e tij të mëtejshëm në dëm jo vetëm të demokracisë e autonomisë vendore, por edhe balancave të pushteteve të pushteteve, sigurisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri! Për këtë arsye kerkojme vemendjen tuaj per te nderhyrë dhe monitoruar zbatimin e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore në pushtetin vendor si dhe për ti thënë ndal cenimit të demokracisë dhe auotnomisë vendore në Shqipëri!

shoqata e të zgjedhurve vendorë

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!