LIVE UPDATES
Politike

Si u shfry flluska propagandistike e Ramës për Bordin e Paqes

Pas lajmërimit të kryeministrit në çdo rrjet social të mundshëm, nisi i gjithë grupi i deputetëve dhe ministrave, të vepronin në të njëjtën mënyrë, shpërndarjen masive të një teksti 'copy paste'.

22 Janar 2026, 17:13 Nga Izmir Akulli
Si u shfry flluska propagandistike e Ramës për Bordin e Paqes
Edi Rama

TIRANË- E shtuna e 17 janarit nga një ditë e zakonshme, u kthye në një ditë festimi në kampin socialistë. Kryeministri Edi Rama dha lajmin e bujshëm se ishte ftuar personalisht nga Presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në një nisëm paqeje të krijuar nga vetë ai për Gazën. Pas lajmërimit të kryeministrit në çdo rrjet social të mundshëm, nisi i gjithë grupi i deputetëve dhe ministrave, të vepronin në të njëjtën mënyrë, shpërndarjen masive të një teksti 'copy paste'.

Postimi i Ramës:

SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.

NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.

THANK YOU MR.PRESIDENT GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES

E që mos binte ritmi i 'lajmit të kobshëm', Rama u kujdes që të mëngjesin e së djelës të nxirrte letrën zyrtare të dërguar nga Trump për Ramën si kryeministër i Shqipërisë. Por ajo që vihej re në letrën e Trump, ishte fakti që Presidenti po ftonte Shqipërinë në 'Bordin e Paqes' dhe nëpërmjet Shqipërisë, Ramën si kryeministër të saj. 

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë. 

Në ditën e tretë, Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali vetëm për këtë ftesë të Trump për Shqipërinë, organizoi një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët. Që nga marrja e detyrës si Ministre në muajin shtator, Spiropali nuk ka mbajtur asnjë konferencë për mediat dhe asnjë dalje publike, ku t'i përgjigjet gazetarëve. 

Ministrja e kishte mësuar përmendësh tekstin që do të citonte para mediave, ku në fjalitë e para ishte se Trump vlerëson  lidërshipin e Ramës në Shqipëri dhe prandaj e kishte ftuar personalisht në 'Bordin e Paqes'. 

“Kjo ftesë është një vlerësim i lartë për rolin që ka marrë Shqipëria në çështjet paqes. Ftesa e presidentit të Amerikës Donald Trump është dhe një vlerësim për lidershipin e Ramës, i cili është ftuar personalisht në Bordin e Paqes. Kur kjo ftesë e drejtpërdrejtë e Trump për kryeministrin e Shqipërisë konfirmon forcën dhe besimin e ndërsjellë dhe besimin strategjik të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Spiropali.

Epo çudia tre ditë zgjat. Edhe në këtë rast kështu ndodhi. Në ditën e njëzetë të këtij muaji, një tjetër ngjarje mori vëmendje, që kapi dhe Ramën gafil në gënjeshtër. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani publikoi ftesën që kishte marrë nga Presidenti Trump për të marrë pjesë si shtet anëtar themelues në 'Bordin e Paqes'. 

Në tre ditët e fundit, Rama e shiti ftesën e Trump si personal dhe të vetmen ftesë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Por postimi i Osmanit dhe ftesa që mori nga Trump tregoi të kundërtën. Për këtë Rama shkroi një mesazh urimi në X, për Presidenten e Kosovës. 

Por dhe te mesazhi i Ramës, ka diçka që çedon. Teksa ftesën e tij e quajti personale dhe individuale, ftesën për Osmanin, Rama u shpreh se është një gjest domethënës i Trump për kombin e Kosovës. 

Postimi i Plotë:

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarish.

Si u shfry flluska propagandistike e Ramës për Bordin e Paqes
Postimi i Rames

Por në ditët e tjera u zbuluan që ftesat e Trump për 'Bordin e Paqes' nuk kanë qenë vetëm për disa vende të përzgjedhura. Por bëhet fjalë për më shume se 50 vende që kanë marrë ftesë nga Trump për tu anëtarësuar. Ftesa të tilla u janë dërguar dhe 2 prej diktatorëve dhe regjimeve më të dhunshme në botë, Vladimir Putin të Rusisë dhe Aleksandër Lukashenko të Bjellorusisë. 

Për shkak të këtyre dy ftesave, vendet e Bashkimit Evropian kanë mohuar në bllok anëtarësimin në 'Bordin e Paqes' së Trump. Vetëm 22 vende e kanë pranuar aktualisht ftesën e Trump dhe 19 prej tyre vendeve nënshkruan sot marrëveshjen për anëtarësimin në këtë nisëm. Në nënshkrimin e marrëveshjes sot munguan vetëm Shqipëria dhe Bjellorusia. 

Çudia nuk mbaron me aq. Vetëm mbrëmjen e kaluar është zbuluar projektligji që u ratifikua (pa u nënshkruar) sot nga Kuvendi. Por në këtë projektligj, ndryshe nga herët e tjera dhe për herë të parë në histori, përfshihej dhe emri i kryeministrit. 

Projektligji:

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Me këtë projektligj, nuk është sqaruar se çfarë ndodh nëse Rama nuk mund të shkojë të përfaqësojë vendin në Bordin e Paqes. Ose nëse Rama nuk është më kryeministër i Shqipërisë, si do të bëhet përfaqësimi i Shqipërisë me një projektligj që mban emrin e tij./Dosja.al

bordin e paqes edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj