Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë ditës se sotme, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për anëtarësimin në këtë bord, bashkë me Trump dhe me 18 shtete të tjera që pranuan ftesën.
ZVICËR- Mënyra e procedimit të Kosovës në nënshkrimi i marrëveshjes së Bordit të Paqes ditën e sotme ka dhënë një mesazh të fuqishëm në Shqipëri: si është radha e punëve demokratike. Gjatë ditës se sotme, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshjen për anëtarësimin në këtë bord, bashkë me Trump dhe me 18 shtete të tjera që pranuan ftesën.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani u shpreh për mediat se anëtarësimi në organizata të tilla e fuqizon sovranitetin e Kosovës dhe pozicionin e tyre ndërkombëtar. Por ajo theksoi se marrëveshja, të cilën e quajti historike, pas nënshkrimit do ti dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me Kushtetutën e vendit.
“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të paqes e që udhëhiqen nga aleati ynë strategjik, fuqizon sovranitetin tonë, pozicionin tonë ndërkombëtar, si dhe është në interesin më të lartë të Republikës së Kosovës. Prandaj, kjo marrëveshje historike do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për ratifikim, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, për të marrë miratimin final të përfaqësuesve të popullit,” tha Osmani.
Ndërkohë që Rama zgjodhi një tjetër mënyrë, për këtë marrëveshje, duke e ratifikuar në Kuvend të panënshkruar. Kur u pyet se pse nuk ndodhej në Davos për të nënshkruar marrëveshjen, Rama u justifikua se zgjodhi që t'i përgjigjej ftesës së vajzës së Trump, Ivanka e cila ndodhej në Vlorë.
“Që të mos shqetësoheni pse nuk isha atje, unë duhej të bëja një zgjedhje: të përgjigjesha ftesës së babait apo të mirëprisja vajzën në Shqipëri. Zgjodha vajzën, natyrisht me lejen e babait,“ u shpjegua Rama.
Por a është i vlefshëm ratifikimi i një marrëveshje të pafirmosur?
Ratifikimi i një marrëveshje, e cila nuk është firmosur nga kryeministri, në Kuvend është e pakuptim nga ana juridike. Kjo pasi marrëveshja duhej nënshkruar dhe më pas tu dërgohej me 'email' Kuvendit, në mënyrë që të bëhej ratifikimi i marrëveshjes po ditën e sotme, për shkak të procedurës së përshpejtuar që Kuvendi vendosi për këtë nisëm të presidentit Trump.
Gazetarja Sonila Meço shkruan se mënyra se si qeveria vendosi të ratifikojë një marrëveshje të panënshkruar është përmbysje e radhës së punës. Sipas saj, Kosova firmosi si shtet dhe ratifikon marrëveshjet si demokraci. Ndërsa Shqipëria, sipas saj, ratifikon si mbledhje pallati për të fshehur faktin që nuk ka çfarë të firmos.
“Kjo është përmbysja e radhës së punës: ratifiko një marrëveshje të panënshkruar. Vjosa Osmani ndodhej në krah të Trump në Davos, Edi Rama në krah të ministrave të vet në Tiranë. Njëra drejton një shtet 18 vjeçar e tjetri një shtet 114 vjeçar. Kosova firmos si shtet dhe ratifikon si demokraci. Shqipëria ratifikon si mbledhje pallati për të fshehur faktin se nuk ka çfarë të firmosë,“ shkruan Meço./Dosja.al
pamje nga takimi POGRADEC- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me përfaqësues të Agje...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama nuk votoi marrëveshjen p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë replikës së tij në Kuvend se krimi i organizuar kërkonte p&e...
TIRANË- Mazhoranca rrëzoi sot me votë në Parlament tre amendamentet e paraqitura nga Partia Demokratike për disa ndryshime në Ma...
votimi TIRANË- Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump. Kuvendi ka ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot gjatë fjalës së tij në Kuvend se në datën 24 ...
DAVOS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga takimi me Presidentin ameriakn, Donald Trump sot në Davos. Osmani mori pjesë...
Foto ilustruse TIRANË- Seanca e hapur e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ma...
Foto ilustruse TIRANË- Përfaqësuesit SPAK kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën e cila po zhvillohet n&...
Foto ilustruse TIRANË- Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko deklaroi se qëndrimi i zëvendëskryeministres, Belinda Balluku në ...