LIVE UPDATES
Politike

Blushi publikon dokumentin: Meta asnjë lidhje me lobimet! SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Ai shtoi se SPAK-u e fsheh qëllimisht dhe arsyeja është vetëm politike, për të mbajtur në ajër dhe në tym që këtu duhet të jetë Meta.

2 Korrik 2025, 15:52 Nga M.B
Blushi publikon dokumentin: Meta asnjë lidhje me lobimet! SPAK të
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me lobimet e LSI. Blushi tha se SPAK duhet të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI.

Ai shtoi se SPAK-u e fsheh qëllimisht dhe arsyeja është vetëm politike, për të mbajtur në ajër dhe në tym që këtu duhet të jetë Meta. Blushi tha se SPAK nuk e bën publik personin apo personat kyç në çështjen e lobimeve sepse funksionon si organizatë kriminale duke vazhduar të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera.

Fjala e Tedi Blushit:

Në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, sot do të nxjerrim në dritë të diellit përpjekjen politike dhe kriminale të SPAK, që e dënojmë me forcë, për të përfshirë gjoja Z. Meta në të ashtëquajturën çështjen e lobimit nga ish-LSI.

Duke i kujtuar mbarë opinionit publik, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo ish-LSI prej 1 milion USD për lobim në SHBA për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit dhe që rezultoi, siç e faktuar edhe autoritetet amerikane, vetëm një pagesë e ligjshme 15 mijë USD për “McKeon Group” të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI, po sqarojmë edhe një çështje tjetër që SPAK qëllimisht nuk e sqaron.

Në faqen 103, të vendimit të datës 26 Maj 2025, për marrjen të pandehur të Z. Meta, SPAK bën me dije se ka mbërritur një letërporosi nga SHBA lidhur me kontratën që ish-LSI ka patur me kompaninë GSIS Llc, një marrëveshje zyrtare, e miratuar me vendim të Kryesisë së ish-LSI, e firmosur nga një titullar i kësaj partie, pra jo nga Z. Meta që në atë kohë ka qenë President i Republikës dhe jo Kryetar i LSI, dhe e depozituar sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.

Po në faqen 103, SPAK shkruan ndër të tjera se drejtori ekzekutiv i GSIS ka çertifikuar të gjithë informacionin dhe të dhënat e aktivitetit të kompanisë janë të vërteta dhe korrekte, në përputhje me rregullat federale dhe i ka përcjellë Departamentit të Drejtësisë së SHBA, dokumenacionin lidhur me pagesat e faturave që LSI ka bërë për GSIS.

Në pikën 3, po në faqen 103 të shkruar nga vetë SPAK, ndër të tjera thuhet se SPAK disponon faturat që GSIS i ka dërguar LSI-së dhe faturat që LSI ka paguar, një shumë e madhe, që sipas SPAK nuk korrespondon me shumat që janë  depozituar  në KQZ, sipas ligjit nga kjo parti.

Partia e Lirisë dhe Presidenti Meta sot po i ridrejtohen publikisht SPAK, që qëllimisht nuk do të zbardhë të vërtetën e lobimit:

Kujt në LSI, emër dhe mbiemër, ia ka çuar këto fatura GSIS? Sepse ky është edhe personi kyç që SPAK e fsheh qëllimisht.

Në rast se ky pretendim që ngre SPAK-u është i vërtetë, pra që janë bërë pagesa për llogari të LSI, tek kjo kompani apo tek një kompani tjetër, nuk ka rëndësi, të cilat nuk  janë raportuar  në KQZ, dhe të cilat nuk janë miratuar në kryesinë e LSI, e cila ka patur statutin e vet dhe aty mereshin vendimet për shpenzimet dhe për cdo gjë, padyshim që kemi të bëjmë me veprime të paligjshme, padyshim që kemi të bëjmë me vepra penale dhe padyshim që ai, ajo apo ata që i kanë bërë këto vepra,   janë pikërisht  ata që edhe mbrohen sot qëllimisht dhe politikisht nga SPAK duke mos i dhënë të plota faktet për mediat.

Kujt i kanë shkuar këto para?

Kujt ja kanë çuar këto fatura?

SPAK-u e fsheh qëllimisht dhe arsyeja është vetëm politike, për të mbajtur në ajër dhe në tym që këtu duhet të jetë Presidenti Meta, gjë që është 100% e pavërtetë, siç rezultoi çështja me McKeon Group.

Sepse është ky person që sot fshihet dhe merret në mbrojtje nga SPAK që jo vetëm ka qenë në dijeni të këtyre faturave marramendëse, por edhe nëse s’ka urdhëruar apo kërkuar realizimin e këtyre pagesave, këto fatura ia ka bërë të ditura personit në LSI që ka marrë këtë vendim, e ky as mund të ishte dhe as mund të jetë Ilir Meta dhe këtë SPAK-u e di shumë mirë, por përdoret politikisht për t’ia lënë këtë përgjegjësi Ilir Metës, duke fshehur provat dhe faktet.

Pra SPAK në këtë rast jo vetëm që nuk heton, por fsheh fakte dhe emra me qëllime të pastra politike për të fajësuar Ilir Metën, se këtë komandë ka marrë nga “Ramaduro”.

Në këtë mënyrë, SPAK edhe mbron me porosi të Ramës personat përgjegjës të cilët të kapur në veprime të paligjshme kanë kaluar në shërbim të Ramës e kundër Partisë së Lirisë, që nga 21 nëntori 2023. Janë ata që para Konvetës së 27 prillit 2024 Presidenti Meta i cilësonte publikisht, si fraksioni i “Dumanit dhe Adrianit”.

Por edhe si në rastin e “McKeon Group” edhe këto manipulime do të sqarohen, ndaj SPAK shtyn pafund hetimet se gjyqi në themel nuk mund të jetë i mbyllur.

Por edhe dokumentat nga SHBA nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë.

Tanimë është e qartë se SPAK nuk e bën publik personin apo personat kyç në çështjen e lobimeve sepse funksionon si organizatë kriminale duke vazhduar të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, si dhe nëpërmjet gazetarëve mercenarë që shkruajnë e raportojnë mashtrimet që u ofron SPAK.

Historia e lobimit është kjo, që t’i bën marrëveshje me një kompani, caktohet një person që e firmos, kjo depozitohet në KQZ, depozitohet  edhe në FARA, në Departamentin e Drejtësisë në Amerikë dhe njëkohësisht ngarkon dhe personin, i cili e zbaton, pra klauzolë për klauzolë.

Sepse nuk merret Kryetari i Partisë me këto detaje por ka persona të tjerë, ka persona përgjegjës.

Dhe SPAK-u ne na fsheh qëllimisht, në vlerësimin se u bënë 3 vjet,  kujt ia ka çuar kjo kompani këto fatura, një personi, se nuk mund t’ja u cojë dhjetëra mijë anëtarëve  të LSI.

Kujt ja ka cuar? Këtë gjë SPAK-u na e fsheh.

Cila është arsyeja?

Mbulimi i së vërtetës dhe hedhja në tregun mediatik nëpërmjet mediave të regjimit dhe që paguhet me paratë e pista të inceneratorëve të lajmeve të rreme dhe fund e krye të pavërteta.

Po si faktohet që është SPAK që përdor gazetarët për të shpërndarë të pavërteta, dizinformacione dhe lajme të rreme.

Duke mbrojtur ligjshmërinë kontrollin dhe sekustrimin e telefonave të gazetarit Elton Qyno, përfaqësuesit e SPAK, në datën 9 prill 2025 artikuluan një deklaratë të paprecedentë gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila kompromenton jo vetëm gazetarët e keqpërdorur të kronikës, por edhe vetë SPAK-un.

Prokurori i SPAK Bledar Maksuti, i caktuar nga Altin Dumani për çështjen Qyno, u shpreh para trupit gjykues se gazetarët, para se të publikojnë një material me natyrë sekrete, marrin leje në SPAK nëse duhet t’a botojnë ose jo materialin. Kjo tregon se çdo material sekret që publikohet në media merr miratimin e SPAK-ut. Ky pohim e vizaton SPAK-un si kryeredaktorin e të gjithë gazetarëve, si filtrin që jep ‘OK’ ose jo për publikimin e një materiali në media.

Deklarata tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj e pyeti prokurorin e SPAK nëse kishte ndonjë bazë ligjore apo praktikë që gazetarët duhet të marrin leje në SPAK kur duan të publikojnë një informacion sekret për një çështje të SPAK-ut.

Maksuti u përgjigj se nuk kishte një bazë ligjore për të detyruar gazetarët, por këmbënguli se këta të fundit pyesin vetë SPAK-un për publikimin e informacioneve, nëse i informacioni që duan të publikojnë ‘i prish punë’ SPAK-ut.

Blushi publikon dokumentin: Meta asnjë lidhje me lobimet! SPAK të

 

tedi blushi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë