LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dramat e Monika Lubonjës! Nga droga, tradhëtia te vdekja e ish-burrit politikan

22 Janar 2022, 11:44 Nga DOSJA
Dramat e Monika Lubonjës! Nga droga, tradhëtia te vdekja e ish-burrit

Monika Lubonja ishte lojtarja që hyri si “zonja e shtëpisë”, e cila e ka mendjen kryesisht te higjiena, por që me kalimin e javëve rezultoi se është një stratege e vërtetë në Big “Brother”.

Aktorja që në prill do të festojë 54-vjetorin, është një ndër pretendentët që synojnë finalen e BBV, mes emrave të tjerë të përfolur që janë: Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Arjola Demiri, Beniada Nishani, si edhe Einxhel Shkira.

Sa i përket situatës së saj aktuale, këtë javë, një lojë e papritur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka çuar menjëherë në nominim Monikën. Banorët zgjodhën një listë emrash në kategorinë e surprizës, pa e ditur se një prej tyre do të shkonte në nominim. Kështu banorit inteligjent, Einxhelit, i është dashur të zgjedhë mes Arjolës, Monikës dhe Beniadës se kë do të çojë në nominim dhe ajo ka zgjedhur Monikën, duke e vënë në nominim për javën e ardhshme.

Monika me profesion aktore e teatrit, në film ka interpretuar disa role duke filluar nga viti 1992 dhe role jo pak të guximshëm për kohën siç ishte ai tek “Përdhunuesit”. Nëna e një vajzë të vetme nga martesa që përfundoi me divorc, Monika, duke e konsideruar veten një “rebele e pandreqshme”, vendosi të bëhet pjesë e “Big Brother VIP” pa bekimin e nënës dhe vajzës së saj, Teas.

Brenda shtëpisë ajo foli për herë të parë për jetën private me Kledi Hysën, të cilit i tha se pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga divorci, nuk do ta refuzonte një mundësi tjetër për të krijuar një marrëdhënie me dikë. Ajo shtoi se ato që ka kaluar në jetë, e kanë ndihmuar të bëhet shumë më e kujdesshme me zgjedhjet e saj.

“Jam single, e qetë, ideja vetëm për punë. E kam bërë dikur një zgjedhje dhe s’kam për të bërë më zgjedhje. S’më ka ardhur një shans tjetër, se po të më kishte ardhur… Nuk ka ardhur ndonjë rast i mirë që unë ta finalizoj. Se duke pasur një herë një dramë në jetën tënde, je më e përgjegjshme për zgjedhjen e dytë.

Edhe për veten time, sepse mamin do ta qetësoja shumë se babi iku me mendimin ‘ku do të të lë moj vajzë, iku me kokën mbrapa’. Mami vazhdon, se nëna kërkon ta sistemojë vajzën, megjithëse unë jam madhore tani, por ngelet nënë dhe unë ngelem vajza e saj. Por si duket nuk ka ardhur ai momenti. Doja të bëja tre fëmijë, kisha shumë dëshirë që Tean të mos e lija vetëm”, rrëfeu Lubonja.

Ajo ka treguar më parë se ngeli shtatzënë me Tean kur ishte duke ndjekur studimet dhe donte ta abortonte vajzën, por ishte ish-bashkëshorti ai që e ndaloi. Ndër të tjera Monika zbuloi se ish-bashkëshorti e ka tradhtuar. Gjatë kohës që po bisedonte me Donaldin, Semin dhe me Sheilën, këngëtarja nisi të tregonte edhe disa detaje për jetën private. Aktorja tha se beson që mund të dashurohet sërish, por u shpreh e bindur se nuk mund ta dojë aq fort partnerin e ri sa ish-bashkëshortin.

“Nuk ka rëndësi, një herë, por kam qenë e pjekur. Mendoj se nuk ka për të më ndodhur që të dashurohem sërish aq fort. Unë nuk them që nuk do të dashurohem sërish, por po them që nuk do ta dua aq fort. Prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngula se e kisha eksperiencë. Prapë them që s’i dihet asnjëherë”, rrëfeu Monika.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e izoluar, ajo krijoi një histori imagjinare me pilotin që çon mesazhe me parashutë për banorët, duke fantazuar për të. Produksioni ia solli surprizë “pilotin e zemrës” Arbër Xhaja, por që takimi nuk rezultoi aq emocionues edhe për faktin se piloti është i martuar dhe ka një familje. Gjithsesi nga e gjithë kjo fantazi, përfitoi një këngë nga Elgit Doda, me titull “Piloti i zemrës sime”.

JETA GJITHË DRAMA E MONIKA LUBONJËS/ NGA VARËSITË, TRADHTITË NË MARTESË E DERI TE VDEKJA E PAPRITUR E ISH-BURRIT POLITIKAN

Por le të ndalojmë tek e shkuara e jetës së Monika Lubonjës. Para pak javësh, në “Tik-tok” u shpërnda një video ku komentuesit thonin se, “Monika pranon që përdor drogë kur ka ankth dhe stres”.

“Po të kem emocione të forta, po të kem ankth (se mua ankthi më vjen nga stomaku deri në fyt e s’më lë të flas, e dua se s’bën”- i tha ajo Semit gjatë një bisede. Ndërkohë, sa i përket jetës intime, ashtu siç e tha dhe brenda BBVIP pas hyrjes të së bijës në shtëpi, Monika ishte divorcuar nga bashkëshorti duke i dhënë fund martesës, ku dhe kishte përjetuar tradhti nga ana e tij.

“Monika pranon që përdor drogë…”/ Nga tradhtia

Ish-bashkëshorti i ndjerë i Monikës quhej Genci Pasko, dhe fatkeqësisht u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare gati 9 muaj më parë, si pasojë e COVID-19. Genci, një aktivist i shoqërisë civile, ishte diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, dhe kishte mbuluar detyra të rëndësishme edhe në politikë, ku ndër të tjera mbajti edhe postin si Zv/ Ministër i Turizmit, para disa vitesh.

Sipas miqve e kolegëve, Genci ishte njeriu ku natyra kishte ndërthurur tek ai seriozitetin e përkushtimin në punë, me shpirtin e lirë e shumë social ku mbizotëronin hobet e tij të panumërta si: muzika, kitara, sporti, tenisi dhe udhëtimet. Pikërisht për të gjitha këto detaje nga jeta e saj, Monika është shprehur herë pas here se ai ka qenë dashuria e saj më e madhe, dhe që e ka falur edhe pse ai e kishte tradhtuar.

“Monika pranon që përdor drogë…”/ Nga tradhtia

Me hyrjen e saj në BBVIP, edhe pse kishte vetëm pak muaj nga ndarja e tij nga jeta, Monika nuk hezitoi të rrëfente në ekran për tradhtinë e tij. Në një moment tjetër, sërish Semi e pyeti aktoren nëse e kanë tradhtuar ndonjëherë në jetë. E Monika pohoi se ajo është tradhtuar pikërisht nga ish-bashkëshorti.

“Unë prandaj thashë që për dikë që e do fort, edhe fal. Prandaj këmbëngul se e kisha eksperiencë personale…”. Kurse katër vite më parë, e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo tregoi detaje nga jeta personale. Aktorja tregoi se beson shumë te dashuria, por ka kaluar shumë kohë që nga koha kur ajo i ka thënë dikujt që e dashuron, duke iu referuar ish-bashkëshortit.

“Kanë kaluar vite që kur i kam thënë një mashkulli të dua. Sepse edhe ky 4-vjeçari më bëri që çdo gjë t’ia kaloja punës. Kam nevojë për dikë që të më dëgjojë, jo thjesht të quhemi “burrë dhe grua”. Jam shumë e gatshme t’i them dikujt të dua. Një dashuri shumë të madhe e kam kaluar, e doja, më donte shumë dhe e kam kaluar shumë bukur. Dashuria më çmend, më bën më të bukur, më tolerante. Nuk jam kurrë xheloze“, u shpreh ajo.

Ndërkohë paralelisht me “Big Brother VIP”, Monikën po e shohim si aktore në serialin e Ermal Mamaqit me titull “H.O.T”. Para se të hynte në BB, Lubonja postoi disa foto me aktorin më të pëlqyer të viteve ’80-të, sot rektor i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushin.

“Rikthehem pas një kohe të gjatë, në sheshxhirim me një nga aktorët më të dashur të adoleshencës sime, por jo vetëm… Aktori i roleve romantike, i kinematografisë shqiptare, ku me rolet e tij kaq të dashura bëri për vete të gjithë publikun. Sot çakun e parë, ‘Ka Motor’… dhe kështu me Kastriot Çaushin filloi starti jonë. Në serialin H.O.T.”. Na ndiqni se do t’ju surprizojmë!” Ermal Mamaqi, pas suksesit të dy filmave të tij “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”, solli këtë serial të ri që po transmetohet në “Klan”, ku luan edhe Monika Lubonja.

Monika Lubonja, dikur brune, tashmë identifikohet vetëm si bionde. Ajo lindi më 13 prill 1968 në Tiranë dhe si aktore e Teatrit Kombëtar, në film ka interpretuar disa role, duke filluar nga viti 1992, mes të cilëve ka bërë përshtypje me rolin te “Përdhunuesit”.

Ndër filmat e tjerë ku Monika ka luajtur përmendim: “Në kërkim të kujt”, serial i vitit 2011, “Tingulli i heshtjes” serial i vitit 2010, “Tirana viti 0 (2001), “Dasma e Sakos” (1998), “Plumbi prej plasteline” (1995), “Pas fasadës” (1992) etj. Sa i përket lojës në “Big Brother”, Monika i ka përdorur të gjithë gurët, duke arritur të bëhet protagoniste, edhe pse i takon një brezi tjetër duke qenë se është më e madhja e shtëpisë në moshë./Marre nga panorama plus

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip monika lubonja big brother vip monika lubonja

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend