All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala: U shtanga nga ikja e Kasem Hysenbelliut, çfarë më thoshte sa herë

5 Dhjetor 2020, 12:40 Nga DOSJA
“Drejtor, s’të them dot lamtumirë”! Klodiana Lala: U
All - Paragraf - 1

TIRANË -E trishtuar nga ikja e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, gazetarja Klodiana Lala tha në studion e News24 se ai la gjurmë të thella në median shqiptare, duke ngritur media të lira e që i dhanë zë çdo kauze të rëndësishme, por edhe duke u kujdesur e shqetësuar për çdo gazetar.

Teksa kujtoi me dhimbje vitet e bashkëpunimit me të, Lala u shpreh se Kasem Hysenbelliu ishte njeriu që të vinte dorën në shpatull, kur zbriste shkallët, dhe të thoshte se drejtori do të jetë me ty për çdo problem.

Ikje e parakohshme. U shtanga sot në mëngjes, kur mora vesh lajmin, sepse mendoja se një njeri me aq guxim, që kishte përballuar shumë sfida në jetë, do ta mundte armikun e padukshëm. Por mesa duket fati nuk e deshi. Ai ishte gjithmonë në krahun e më të dobtëve, njeri që iu ka dhënë mundësi gazetarëve të rinj. Ai të dëgjonte, të bënte pjesë, të merrte mendim dhe asnjëherë nuk mbante mëri. Ai zbriste shkallët duke vënë dorën në shpatullat e tua, duke thënë se drejtori është këtu me ty. Përtej një profesionisti, që nuk vinte nga fusha e medias, por që arriti të ishte një njeri i jashtëzakonshëm, të shihte hallet dhe shqetësimet në detajet më të vogla. Sa herë që niseshim për një ngjarje më thoshteKlodiana, është ngjarje e rëndë, kujto që unë do të jem aty”. Ai na ka mbështetur të gjithëve. Unë i jam mirënjohëse në jetë të jetëve dhe ndjej dhimbje po aq sa familjarët e tij. Kur mësuam lajmin se nuk ishte mirë dhe ishte nisur drejt Turqisë, kam pyetur herë pas here. Familja e tij është kujdesur në detaje që ai t’ia hidhte. Ishte një njeri që guxonte shumë, përballej, luftonte, mbase dhe gabonte, por kishte kurajon edhe të kërkonte falje dhe nuk e kishte aspak për turp. Bashkohem me dhimbjen e bashkëshortes, të fëmijëve, vëllezërve, të gjithë atyre që e kanë njohur. Ishte njeri që bëri histori në media.

Kujtoj një moment, kur ishim të ftuar në festën e presidentit dhe unë isha shtatzënë me vajzën e dytë. Ai nuk e dinte që isha shtatzënë, por një kolege i tha, dhe m’u kthye “Drejtor pse s’më ke treguar, pate frikë se mos të zëvendësoj. Do ikësh të lindësh një djalë dhe do vish se vendi yt është aty”. Edhe kur iku për të hapur televizionin e tij, na tha që numri im është aty dhe do iu gjendem pranë në cdo moment. Ai më ka ndihmuar shumë. Jam shokuar nga ikja e tij, jam tronditur. Ai sillej me ne si një bashkëpunëtor, si një djalë i ri. Gjurmët e tij, që ka lënë në media, janë të thella, sepse ai na e bëri punën të lehtë, na bëri të ishim shpirtra të lirë, gazetarë të lirë dhe ta donim këtë profesion. Kam 14 vite në “Gazetën Shqiptare” dhe “Neës24” dhe 5 prej tyre i kam kaluar si një bashkëpunëtore me Kasem Hysenbelliun. E kam derdhur atë pikën e lotit që në pikë të mëngjesit, dhe do ta duartrokas, sepse ka lënë gjurmë duke ngritur media të lira, që i kanë dhënë zë cdo kauze të rëndësishme. Drejtor nuk të them dot lamtumirë”, tha gazetarja Lala.

Marrë nga Ballkan web

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kasem hysenbelli klodiana lala kasem hysenbelli klodiana lala

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit