LIVE UPDATES
Ekonomi

Drejtori i zjarrfikësve vjedh karburantin nga mjeti i shpëtimit

26 Prill 2022, 19:43 Nga DOSJA
Drejtori i zjarrfikësve vjedh karburantin nga mjeti i shpëtimit

Kitmir Todaj, ish-drejtues mjeti në Stacionin Zjarrfikës Kukës, pretendon se e kanë pushuar padrejtësisht nga puna. Ai tregoi se për arsye familjare, në muajin Mars kërkoi disa ditë leje. Verbalisht, ai pohoi se i është marrë parasysh nga shefi i stacionit dhe në këtë mënyrë nuk është paraqitur në punë. Kur u kthye i thanë, se është shkarkuar për arsye të mosparaqitjes në punë.

“Më kanë hequr nga puna për arsye se nuk jam paraqit nga puna për 2 javë ose afërsisht 20 ditë sepse kisha arsye familjare, ndërkohë që ia kam kërkuar lejen edhe komandantit të repartit edhe drejtorit. Ata kanë ecur me idenë që s’të takon leja pa bërë një vit, justifikime nga më të ndryshme. Unë kisha hall dhe kërkova leje pa të drejtë page. Njëkohësisht i kam vënë në dijeni që shërbimin që vjen nuk do jem në punë dhe do jem dy javë me leje sepse kam arsye familjare. Bëra dy javë pushim, u paraqita në punë dhe më thanë që nuk të kemi planifikuar në punë, ti je i hequr nga puna. Më pas më ka ardhur një letër. Verbalisht ma ka dhënë lejen. I kam thënë që nuk dal, merr masa për shërbimin. Shërbimi nuk ka ngelur mangut, ka dalë dikush tjetër në shërbim, ka vijuar normalisht”.

Gazetari: Z.Kitmir Todaj, ka qenë shofer këtu. Pse është shkarkuar nga puna?

Shefi Gafurr Rexha: …Po pse është shkarkuar…Te drejtori mund ta marrësh këtë përgjigje!

Gazetari: Ju ka kërkuar leje?

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, që më ka kërkuar!

Gazetari: Ia keni aprovuar?

Shefi Gafurr Rexha: Ëëëë… për çfarë leje bëhet fjalë?

Gazetari: Ai ka kërkuar një leje para ca javësh, për arsyet e tij familjare, që unë nuk i di.

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, disa herë më ka kërkuar leje.

Gazetari: Ia keni dhënë lejen?

Shefi Gafurr Rexha: Jo!

Gazetari: Për çfarë?

Shefi Gafurr Rexha: Nuk kam parë arsye.

Gazetari: Më pas i ka ardhur letra, që është shkarkuar, e firmosur nga drejtori, a nuk e di, se kush e ka. Pse është shkarkuar ky shofer? Nuk duhej bërë një paralajmërim? Ju keni qenë në dijeni. E keni çuar ju këtë problematikë te drejtuesi juaj?

Shefi Gafurr Rexha: Patjetër, që e kam çuar që ditën e parë.

Gazetari: Dhe ai nuk e aprovoi?

Shefi Gafurr Rexha: Nga Kina nuk dua t’i bie. Unë… sa ke moshë ti, unë kam punë.

Gazetari: Ç’lidhje ka?

Shefi Gafurr Rexha: Të kam marrë në zyrë. T’i kam hapur dyert, jam si kjo, e bardhë. Shko te drejtori e merr çfarë do ti, të marrësh! Zyra është e imja. Kur të vij unë atje, ku punon ti, te Klani…

Gazetari: Zyra juaj nuk është shtëpia juaj. Zyra është e institucionit.

Shefi Gafurr Rexha: Ore, zotëri, zyra është imja!

Gazetari: Nuk është e juaja zyra, zotëri! Si qenka e juaja, zyra?

Shefi Gafurr Rexha: Unë punoj në këtë zyrë, o vëlla!

Gazetari: Po pra, por është zyra e shtetit, nuk është zyra juaj.

Kjo është vetëm njëra anë e medaljes.

“Aty çfarë nuk bëhet. Aty vjedhin naftë gjithë kupoladrejtuese. Naftën që kam parë me sytë e mi, pastaj nuk e di çfarë bëhet me tendera me budallalliqe të tjera. Kam filmuar duke vjedhur naftë, drejtorin e madh të zjarrfikëses, Luan Kërxhalliu. Ai ka vjedhur naftë. Pas atij është edhe ai tjetri, por gjithë kupola drejtuese vjedh naftë. I kam filmuar duke vjedhur naftë. Gjithë stafi aty i di, por kanë frikë t’i deklarojnë se kanë frikë se mos i heqin nga puna. Këto përgjegjësi që po dal unë këtu e mbajnë të gjithë. Janë video që janë bërë duke vjedhur naftë. Kjo video ka nja 5-6 muaj”, tha denoncuesi.

“Stop” siguroi videon, ku duket drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Kukës, Luan Kërxhalliu, duke marrë karburantin e të vetmit mjet të stacionit në qytet, për nevoja personale.

Emisioni “Stop” e pyeti drejtorin për këtë, por mohoi të ketë vjedhur karburant.

Gazetari: Ai thotë, se ju e keni hequr padrejtësisht nga puna.Ai në fillim ju ka kërkuar leje, në fillim te komandanti, pastaj tek ju. Sa në dijeni jeni të këtij rasti? Ju keni firmosur shkarkimin e tij. Pse?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Nuk është paraqitur në punë 1 muaj.

Gazetari: Nuk duhej bërë një paralajmërim njëherë? Pse nuk ia keni dhënë? Si funksionon?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Ka ardhur nga burimet njerëzore dhe pastaj është marrë vendimi.

Gazetari: I takonte leja këtij shoferi, apo nuk i takonte?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Leja i takonte, por nuk kemi pasur mangësi…për procedurë lejesh.

Gazetari: Duhej ta merrte atëherë, kur i takonte?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Duhej ta merrte ai, por jo, kur do ai ta bëjë lejen.

Gazetari: Po kishte arsye, pra. Arsye serioze, familjare.

Drejtori Luan Kërxhalliu: S’e di unë arsyen. Arsyet e tij, nuk i di.

Gazetari: Z. Luan, cila është detyra juaj?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po më merr në intervistë ti, apo si?

Gazetari: Për t’u paraqitur te stacioni?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo, është shefi i sektorit aty.

Gazetari: Pra, ju nuk është se keni punë të shkoni te stacioni i zjarrfikëses aty.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo, po, shkojmë ne.

Gazetari: Për çfarë shkoni?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Për kontroll, për gjëra…për të parë punën në vijimësi, për mangësitë.

Gazetari: Pra, detyra juaj është, që të shkoni fizikisht.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po!

Gazetari: Kur ka probleme, në çfarë rastesh?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Kontroll rutinë mund të bësh!

Gazetari: Po të kontrolloni mjetet, sistemin, se si funksionojnë mjetet, e keni juve për detyrë?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po! I shoh, se çfarë ka mangësi, për çfarë ankohen shoferët, për çfarë nuk ankohen…

Gazetari: Po ju takon juve si drejtor, apo i bën dikush tjetër?

Drejtori Luan Kërxhalliu: I bën shefi i sektorit dhe unë.

Gazetari: I fusni duart, për të rregulluar diçka në makinë?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo!

Gazetari: Nuk keni punë të prekni automjetin?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Jo!

Gazetari: Dakord, sepse ekziston, nuk e di, se sa e vërtetë është, por thonë që ju, ndoshta, nuk dua t’ju gjykoj, por keni vjedhur naftë.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Po jo, mor vëlla, s’është e vërtetë.

Gazetari: Ok! Faleminderit, gjithë të mirat!

Drejtori Luan Kërxhalliu: Gjithë të mirat edhe juve!

Veç këtij problemi, kushtet e punës në këtë institucion janë skandaloze. Punonjësve u mbahet 10 mijë lekë nga paga çdo muaj, shumë të cilën, ata e kanë përfituar, që nga viti 2019 për orët shtesë, orët e natës dhe ditët e festave.

Denoncuesi: Heronjtë e popullit shqiptar trajtohen me paga katastrofë. Na ulën 10 mijë lekë rrogë, duhet, që t’i kthejmë mbrapsht! Kushtet janë katastrofë.

Gazetari: Ju mbahet pjesë nga paga?

Punonjësi: Po, na mbahet.

Gazetari: Pse, për çfarë arsye?

Punonjësi: Kanë shkelur ligjin këta vetë, në stacionin tonë.

Gazetari: Më falni, që ju pyes: Sa e keni pagën?

Punonjësi: E kemi rrogë bazë: 36 000 lekë.

Gazetari: Ka prekur gjithë sektorin tuaj?

Punonjësi: Gjithë sektorin dhe nuk ke, se me kë të merresh vesh.

Por pse iu mbahet kjo pjesë punonjësve të zjarrfikësve.

Drejtori Luan Kërxhalliu: Bëni kërkesë për informacion pranë bashkisë!

Gazetari: E keni të vështirë të shpreheni? Ju jeni drejtuesi. Prej sa vitesh jeni drejtues?

Drejtori Luan Kërxhalliu: Kam pak vite, që jam drejtues.

Gazetari: Po duhet t’i dini në majë të gishtave të gjitha problemet e strukturës, që ju drejtoni!

Marrë nga tvklan.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale kitmir todaj zjarrfikeset e kukesit kitmir todaj zjarrfikeset e kukesit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj