LIVE UPDATES
Ekonomi

Një familje shqiptare ka pasuri mesatare 8.5 milionë lekë, dominon banesa

25 Prill 2022, 05:15 Nga DOSJA
Një familje shqiptare ka pasuri mesatare 8.5 milionë lekë,

Një familje shqiptare ka një pasuri mesatare në vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Një vrojtim për pasurinë e familjeve shqiptare, nga specialistet e Bankës së Shqipërisë Elona Dushku dhe Ola Çami tenton të japë një ide mbi bilancet e familjeve shqiptare. Vrojtimi i pasurisë është bërë duke e ndarë atë në dy grupe kryesore: aktivet reale, ku përfshihen pasuritë e paluajtshme, bizneset, automjetet, sendet e çmuara, etj dhe aktivet financiare, ku përfshihen llogari rrjedhëse, depozita, bono thesari dhe obligacione, fonde pensioni, si dhe para të dhëna borxh.

Vlera mesatare e aktiveve për familje rezulton rreth 8.5 milionë lekë, por mediana (pika ku gjysma e vlerave të raportuara janë sipër dhe gjysma tjetër janë poshtë) është ndjeshëm më e ulët, rreth 5.7 milionë lekë. Diferencat e ndjeshme mes mesatares dhe medianës përgjithësisht janë një tregues i pabarazisë së shpërndarjes së treguesit të matur statistikor.

Në masën dërrmuese, pasuria e familjeve shqiptare përbëhet nga aktivet reale dhe kryesisht pasuritë e paluajtshme. Aktivet reale përbëjnë 93% të bilancit të familjeve, ndërsa specifikisht pasuritë e paluajtshme, kryesisht banesat. Pasuritë e patundshme në përgjithësi

dhe banesa kryesore e familjes në veçanti, përbëjnë 80% të totalit të portofolit të pasurisë totale të familjes. Vlera e medianës dhe e mesatares të banesës kryesore janë përkatësisht 5 milionë dhe 5.9 milionë lekë. Metoda e matjes së vlerës së banesës kryesore nuk bazohet mbi çmimin e tregut, por mbi pritshmërinë e familjeve mbi vlerën me të cilën ato do të mund ta shisnin atë në kohën kur janë pyetur.

Pavarësisht faktit se kjo metodë mund të mbartë gabime në matje si pasojë e elementit të perceptimit, studuesit argumentojnë se familjet marrin vendime bazuar mbi pritshmërinë e tyre për të ardhmen dhe mbi pasurinë e akumuluar, e për rrjedhojë është e domosdoshme që kjo të merret në konsideratë për të analizuar sjelljen e familjes.

93% e familjeve shqiptare janë pronarë, të plotë ose të pjesshëm, të banesës së tyre kryesore.

Aktivet e tjera të rëndësishme janë automjetet, të cilat zotërohen nga 40% e familjeve, ndjekur nga pasuritë e tjera të patundshme, të cilat zotërohen nga 36% e familjeve. Ndër pasuritë e tera të paluajtshme (veç banesës kryesore), 71% e familjeve zotërojnë një tokë, 12% e familjeve një fermë bujqësore, ndërsa 17% e tyre zotërojnë një formë tjetër pasurie të patundshme

Aktivet që zotërohen më pak nga familjet janë bizneset familjare, që zotërohet nga 13% e familjeve, si dhe sendet me vlerë, që zotërohen nga 12% e familjeve. Mediana e vlerës totale të pasurisë reale, bazuar në vetëdeklarimin e bërë nga familja është 5.9 milion lekë, ndërsa mesatarja është 6.8 milion lekë.

Për sa u përket aktiveve financiare, ato përbëjnë mesatarisht rreth 7% të pasurisë së familjeve shqiptare. Të dhënat mbi normën e zotërimit të aktiveve financiare tregojnë që 16% e familjeve kanë të paktën një aktiv financiar, duke dëshmuar për një përfshirje të ulët financiare të familjeve. Parë sipas kategorive të ndryshme, vërehet se 10% e familjeve kanë llogari rrjedhëse, 7% e familjeve kanë depozitë, 5% e familjeve u kanë dhënë para borxh të tjerëve, dhe një pjesë shumë e vogël e familjeve kanë fonde pensioni dhe letra me vlerë të qeverisë. Mesatarja e vlerës së aktiveve financiare për familje është 0.53 milionë lekë, por mediana është shumë më e ulët, në vlerën e rreth 0.3 milionë lekëve./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi buxhet familje familje shqiptare buxhet familje familje shqiptare

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës