Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndonëse çmimet janë rritur me ritme të shpejta, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave të konsumit për një shportë mallrash, është ndër më të ulëtit në Europë.
INSTAT, raportoi se ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2022 është 5,7 %, më i ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 8%.
Inflacioni në shtetet e Europës është ndikuar ndjeshëm nga shtrenjtimi i energjisë dhe gazit, ndërsa në Shqipëri ndikimin kryesor në inflacion e luajnë çmimet e ushqimeve, për shkak të peshës së madhe që ato zënë në shpenzimet e një familjeje, me 42% të totalit, nga 13% që ëhstë mesatarja e vendeve të BE-së.
INSTAT raportoi se në vend rritja më e madhe e çmimeve prej 12,8 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 % secili, “Veshje dhe këpucë” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1,8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,2 %.
Në muajin Mars 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 2,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 6,2 %, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,9 %, “Hotele kafene dhe restorante” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,2 %.
Në mars, inflacioni i matur nga INSTAT rezultoi po 5.7%. Ky është niveli më i lartë që prej vitit 2002 dhe është shumë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak ditë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1%, nga niveli minimal historik prej 0.5% që ishte deri tani./Monitor/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS– Sezoni po afron po punonjësit vendas mungojnë. Për këtë arsye, operatorët turistikë kanë deklaruar se janë të detyruar të punësojnë të huaj. ...
Vitin e kaluar, One Telecommunications prezantoi programin e bursave One Scholars, një program unik për nxënësit e talentuar shqiptarë. Misioni i këtij programi...
Euro vazhdoi rënien në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte, duke iu afruar nivelit minimal historik.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se ...
Në fund të tremujorit të parë buxheti i shtetit akumuloi 180 milionë euro (22,1 miliardë lekë) më shumë të ardhura se sa shpenzoi.Balanca fiskale me suficit ish...
Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi se në vitin 2021 u vu re një numër i ndjeshëm reklamash të fshehura të lidhura këto me trajtimet mjekësore apo sponsor...
Pastrimi i parave ka mbetur problematik edhe gjatë vitit të shkuar, ku numri i raportimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave is...
Pasi sulmet Ruse në Ukrainë nisën në fund të muajit shkurt, vendi ynë u përfshi në panik për sigurinë e furnizimeve me grurë, duke qenë se importet e drithërave...
Leku po vazhdon forcimin në kursin e këmbimit me Euron edhe gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën...
Treguesit që kanë lidhje me turizmin, dhe aktivitetin e strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me t...