Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shumë nga fëmijët shqiptarë nuk marrin ushqim me vete në shkollë. Të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se nga 7578 fëmijë të moshës 6-15 vjeç, një pjesë e vogël marrin ushqim me vete në shkollë. Të dhënat e marra nga 32 shkolla të vendit dhe 12 qarqe tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve (58%) marrin pará me vete në shkollë, për blerjen e ushqimeve çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Në raport shkruhet se është konfirmuar, edhe një herë tendenca e fëmijëve shqiptare lidhur anashkalimin e vakteve, sidomos mëngjesin, më i ulët ky mes fëmijëve obezë.

Nutricionistja Diola Dosti shpjegon për Gazetasi.al se është tepër e nevojshme që të marrin masa jo vetëm drejtoritë arsimore por edhe bashkitë. Sipas saj, duhet të bëhen trajnime ndërgjegjësuese për këta fëmijë sepse në të ardhmen do shndërrohen në fëmijë të keq ushqyer.
“Në të ardhmen fëmijët e kequshqyer bëhen pacientë të shumë reparteve si kardiologjia, nefrologjia apo onkologjia, pasi afro 95% e sëmundjeve kronike bazën e kanë tek kequshqyerja. Ka mekanizma pa dyshim. Thjesht askush nuk po i merr seriozisht”, shpjegon Dosti për Gazetasi.al.
Gjatë vitit të shkuar, Ministria e Arsimit në bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, vendosi një rregullore për ndalimin e shitjes së produkteve të papërshtatshme për fëmijë. Gjithashtu, në këtë rregull kishte një listë me produktet ‘e ndaluara’.
“Kërkesat dhe rregullat do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, pavarësisht frekuencës dhe masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor para universitar. Përgjegjës për zbatimin e këtyre rregullave është institucioni arsimor që duhet të monitorojë standardet e ushqimit në mjediset e shkollave”, thuhej në rregulloren e shkruar.
Ndërkaq, të dhënat tregojnë se fëmijët janë të prirur drejt konsumin jo të duhur të ushqimeve të shëndetshme si frutat, perimet dhe mishi, dhe konsumin e lartë të ushqimeve me cilësi të dobët. Sipas raportit rreth 10% e fëmijëve hanë ushqim të blerë nga një dyqan ose shitës ambulant në shkollë, nga ana tjetër 7% hanë ushqime që kanë sjellë nga shtëpia.
Dosti shpjegon se gjithçka nis me ndërgjegjësimin. Nutricionistja shton se nëse ju tregohen pasojat e konsumimit të keq fëmijëve dhe prindërve, ndryshohet dhe mënyra e ushqyerjes. Kjo gjë është konfirmuar nga qytetarët në një sondazh të Bashkisë së Tiranës, për fushatën “Bukë me vete”. Pjesa me e madhe e qytetarëve të pyetur (70%) mendojnë se duhet të ketë më shumë takime informuese me fëmijët.

Sipas saj duhet që të ketë një fazë trajnimi për mësuesit dhe prindërit, mbi pasojat e ushqimit jo të shëndetshëm.
“Edukimi nga prindërit tek fëmijët po dështon se prindërit nuk janë të bindur. Unë sugjeroj që edukimi të fillojë tek prindërit. Kur fëmijët mësohen për pasojat, kur kanë shembuj të ushqimeve të shëndetshme, e kanë më të lehtë të ndryshojnë”, shton Dosti.
Nuticrionistja shprehet se gjithashtu ka aplikacione të shumta, ku mund të merren receta të ndryshme si shembull, se çfarë duhet të konsumohet në shkollë.
Marrë nga Gazeta SI
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Tre muaj përpara se çmimi i naftës të arrinte nivelet më të larta historike në treg, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u shit për skra...
Ndonëse çmimet janë rritur me ritme të shpejta, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të mallrave të konsumit për një shportë mallrash, është nd...
DURRËS– Sezoni po afron po punonjësit vendas mungojnë. Për këtë arsye, operatorët turistikë kanë deklaruar se janë të detyruar të punësojnë të huaj. ...
Vitin e kaluar, One Telecommunications prezantoi programin e bursave One Scholars, një program unik për nxënësit e talentuar shqiptarë. Misioni i këtij programi...
Euro vazhdoi rënien në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte, duke iu afruar nivelit minimal historik.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro ...
Tre muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me rënie në numrit të aksidenteve rrugore.Instituti i Statistikave në publikimin e shifrave të marsit vlerëson se ...
Në fund të tremujorit të parë buxheti i shtetit akumuloi 180 milionë euro (22,1 miliardë lekë) më shumë të ardhura se sa shpenzoi.Balanca fiskale me suficit ish...
Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi se në vitin 2021 u vu re një numër i ndjeshëm reklamash të fshehura të lidhura këto me trajtimet mjekësore apo sponsor...
Pastrimi i parave ka mbetur problematik edhe gjatë vitit të shkuar, ku numri i raportimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave is...
Pasi sulmet Ruse në Ukrainë nisën në fund të muajit shkurt, vendi ynë u përfshi në panik për sigurinë e furnizimeve me grurë, duke qenë se importet e drithërave...