Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drejtues i “Cosa Nostras” në Palermo në pranga, i ankohej të birit për mafiozët e rinj
14 Shkurt 2022, 09:36Nga DOSJA
ITALI – Të dhëna të reja kanë dalë nga arrestimi i Giuseppe Guttadauros, eksponentit të organizatës “Cosa Nostra” në Palermitana, i cili u prangos mbrëmë nga karabinierët italianë. Sipas informacioneve, Guttadaro, i cili njihet me nofkën “Doktori” po planifikonte një trafik ndërkombëtar droge, ku me mbështetjen financiare të palermitanëve do të hapte një kanal të transportit të kokainës, të cilët do ta blinte nga vendet e Amerikës së Jugut, ndërsa do furnizonte me hashash me ndihmën e një shqiptari të arrestuar.
Sipas përgjimeve të autoriteteve italiane, Guttadauro kritikonte anëtarët e rinj që i bashkoheshin mafias. Ai u irritua nga fakti se njëri prej pjesëtarëve të “Cosa Nostras” Francesco Colletti po bashkëpunon me drejtësinë italiane. Në bisesa dëgjohet se si “Doktori” është i shqetësuar se si një tjetër përfaqësues i mafies, Filippo Bisconti po i jep të dhëna punonjësve të drejtësisë italiane. Ai i thotë të birit se ka ardhur koha që organizata mafioze të evoluojë, por të ruhet parimet e “Cosa Nostras”.
Giuseppe Guttadauro dhe djali i tij Mario Carlo u arrestuan me akuzën e drejtimit të një organizate kriminale mafioze. Ata i përkasin familjes së Palermo Roccellas. “Doktori” ka drejtuar spitalin e Palermos 22 vite më parë.
VLORE– Drejtoritë kryesore në qarkun e Vlorës janë përfshirë në një valë ndryshimesh pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili iu dërgoi një me...
Projekti “100 fshatrat” ku fituesi i tij, Kuzhinieri Alfio Rrotani do të udhëtojë nëpër Shqipëri për të dokumentuar kuzhinën tradicionale shqiptare me anë të nj...
GREQI– Roxhers Demirazi do të dalë ditën e sotme përballë Gjykatës Greke. Shqiptari është i fundit nga të akuzuarit që ndodhet në prangat e EL.AS. Ai do k...
TIRANË– Një mjet u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë duke mos lënë pas asnjë viktimë apo të lënduar, vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodh...