LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kape legenin”, studenti sulmohet e grabitet në Tiranë: Mu hodhën të gjithë në kurriz

14 Shkurt 2022, 09:16 Nga DOSJA
“Kape legenin”, studenti sulmohet e grabitet në Tiranë: Mu

TIRANË– Një student denoncoi në polici se u sulmua nga disa adoleshentë në mënyrë të beftë. Por ndërsa 22-vjeçari nuk ka mundur që të identifikojë të dhënat e tyre fizike, ai ka qenë i përpiktë dhe ka detajuar moshën e përafërt të të dyshuarve. Sipas policisë numër 3, i riu ka qenë duke ecur në këmbë në kryeqytet është sulmuar nga disa adoleshentë mes moshës 16 dhe 18 vjeç. Qëllimi i tyre ka qenë vetëm që ta grabisnin dhe asnjëri prej tyre nuk është kufizuar nga dëshmitarët dhe fakti që rruga ishte e mbipopulluar. Burime pranë policisë i thanë Gazetës Si se çështja u denoncua për vjedhje me dhunë sipas neneve 135 dhe 25 i Kodit Penal.

Jetoj pranë konvikteve me qira në një adresë pa numër, – shpjegon i riu në komisariatin numër 3. Sapo kalova një lokal të njohur si Tymi në afërsi të rrugës së Kavajës dhe në kryqëzimin e rrugës së qofteve ndjeva nga pas shpine se po më ndiqte dikush.

I riu kujton në polici se teksa po afrohej pranë një tabakinoje dhe një kioske ndjeu ta godasin me grushte mbas shpine. “Dëgjova një zë, kape legenin thoshte dhe në atë moment mu hodhën të gjithë në kurriz”, përshkruan studenti. Sipas policisë grabitja e çuditshme ka ndodhur pikërisht mbas sulmit fizik.

“Në kohën që më vunë poshtë dhe po më qëllonin sa të mundnin më morën kuletën në xhepin e majtë dhe karikuesin e telefonit. Aparatin nuk ma morën dot mbasi e isha në dorë dhe nuk e lëshova. Policia thotë se e pyeti disa herë të grabiturin se sa herë e qëlluan dhe ai shton “6 apo shtatë herë nuk e mbaj mend. Nuk i mbaj mend as të dhënat e tyre fizike, por jam i sigurt se njëri kishte një xhup kaf të veshur, kurse të tjerët xhupa dhe kapuçë të zinj”.

I riu bën me dije policia për Gazetën Si kishte gjithsej në kuletë 700 lekë të reja si dhe abonenë mujore. Të shqetësuar se mund të jetë një sulm nga adoleshentë që janë përdorues droge, agjentët e policisë i treguan Gazetës Si se brenda një periudhe të shkurtër ky është rasti i tretë në një muaj që qytetarët sulmohen dhe ju rrëmbehen kuletat. Zyrtarisht i thuhet Gazetës Si se po këqyren të gjitha kamerat e sigurisë në zonë, ndërkohë që ndaj studentit është kryer ekspertim mjeko-ligjor për të përcaktuar dëmtimet fizike. Ekspertët shkruajnë se i riu kishte dëmtime të tilla si hematoma në fytyrë dhe në kokë.

Marrë nga GazetaSi 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet studenti ne tirane policia e tiranes tirane grabitet studenti ne tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën