Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
“Duhen 4.3 miliardë dollarë”/ OBSH thirrje të fortë donatorëve: Ndihmoni me financimet për vaksinën e COVID
12 Dhjetor 2020, 09:48Nga DOSJA
GJENEVË-Ndërsa vaksina po miratohet në vendet perëndimore, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nevojiten veprime dhe fonde që vaksinat e koronavirusit të jenë të disponueshme në të gjithë botën.
Gjatë një komunikimi për COVID-19 në selinë e OBSH-së në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus nuk ka lënë pa përshëndetur Britaninë për nisjen e fushatës së vaksinimit por edhe vendet e tjera që janë në prag të miratimit.
Drejtori i OBSH-së e cilësoi si një “arritje mahnitëse shkencore” gjetjen e një vaksine të sigurtë për një virus të panjohur.
Ai vuri në dukje se do të ishte një arritje edhe më e madhe nëse të gjitha vendet do të kenë qasje të barabartë te këto vaksina.
Sipas tij, OBSH-së i duhen 4.3 miliardë dollarë për të siguruar vaksina për vendet në nevojë dhe u bëri thirrje donatorëve të ndihmojnë për të plotësuar financimin e munguar.
Drejtori i Përgjithshëm tha se organizata po punon me partnerët e saj në mënyrë që vendet në zhvillim të kenë infrastrukturën e duhur për shpërndarjen e vaksinave te popullatat e tyre. Më tutje ai tha se OBSH-ja, përmes projektit të saj të bashkëpunimit për vaksinat COVAX dhe 189 vendeve pjesëmarrëse, ka siguruar gati një miliard doza të tre vaksinave të mundshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Një efektiv policie në Mitrovicë është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka dhunuar dhe goditur me shufër metalike një të ri i cili kisht...
GJERMANI– Gjermania që konsiderohej si nxënësja shembullore në Europë për shkak të menaxhimit të mirë të pandemisë, tani po përballet jo vetem me shifra të lart...
SHBA– Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA ka autorizuar vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rru...
SHBA– Gjykata e Lartë hodhi poshtë të premten një padi gjyqësore të mbështetur nga Presidenti Donald Trump për të përmbysur fitoren e Joe Biden-it në zgje...
MALI I ZI-Dy pjestarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar ditën e sotme në Malin e Zi. Pjestarët e arrestuar janë M.A 40 vjeç dhe I.A 30 vjeç...
KOSOVË- Zvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka folur për gafës që bëri Ministria e Shëndetësisë duke i vendosur fusnote Kosoës. Në nj...
KINË– Presidenti amerikan i ardhshëm Joe Biden, ofron një shans për të ripërtërirë lidhjet transatlantike, dhe për të krijuar një politikë të përbashkët BE...
KOSOVË- Dhuna policore, e cila u intensifikua u bë temë aktuale së fundmi në Shqipëri, ka shpërthyer e eskaluar edhe në Mitrovicë.Një 19 vjeçar me i...
ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.Në 24 orët e fundit në të ...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se personat e pagjetur gjatë luftës është prioriteti i qeverisë së tij. Në një postim që ka bë...