Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Art&Argëtim
Dukesha vjen në Shqipëri, Ferguson takon afganët: Ia kanë dalë!
6 Prill 2022, 20:53Nga DOSJA
TIRANË– Dukesha e Jorkut ka takuar nënat afgane dhe fëmijët e tyre që janë strehuar në Shqipëri. Lajmin e ka me dije vetë Sarah Ferguson, përmes një postimi në rrjetet sociale. Teksa postonte fotot në rrjet, Ferguson shkruante se afganët kanë bërë përpjekje integrimi në Shipëri, pas largimit nga talebanët. Konkretisht ajo ka qenë në Golem, Shqipëri për të takuar familjet dhe individët e zhvendosur që kanë ikur nga vendi i tyre.
“Që kur talebanët filluan të përshkojnë Afganistanin, ata kanë bërë një përpjekje të jashtëzakonshme evakuimi të qindra e qindra refugjatëve në Shqipëri; dhe pata privilegjin të takoj këta njerëz të jashtëzakonshëm dhe të dëgjoj historitë e tyre,”- shkruan Ferguson.
Ish-bashkëshortja e Princit Andreë, postoi foto të saj duke përqafuar fëmijët dhe duke biseduar me nënat e tyre.
“Kur mbërrita në Tiranë, më takoi një minibus me njerëz miqësorë dhe dashamirës, duke përfshirë edhe Goula Fruz, një police e lartë që iku për të shpëtuar jetën së bashku me dy motrat e saj dhe tani është refugjate në Shqipëri. Fatima një yll i ekipit kombëtar të çiklizmit të të gjitha vajzave të Afganistanit, me Samimin dhe Mujtabën… dy shokë universiteti, si dhe Beheshten dhe Ikbalin 14 vjeç, vajza e kryetarit të Kunduzit, të cilët për shkak të mungesës së hapësirat, u ndanë nga babai dhe familja e tyre që kanë mbetur në Afganistan. Ata nuk e kanë idenë se ku do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar,”- vijon ajo.
Sarah Ferguson u ftua në Shqipëri nga IsraAID, një organizatë joqeveritare izraelite, në partneritet me komunitetet lokale për të mbështetur njerëzit e prekur nga kriza humanitare në mbarë botën.
(f.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
MIRDITË- Disa fragmente qeramike si dhe një enë qeramike e plotë janë zbuluar nga banorët e fshatit Kthellë në Mirditë. Këtë gjë e kanë bërë të ditur minis...
TIRANË– Këngatarja Beatrix Ramosaj ka treguar se i merr me sportivitet gafat që ka bërë në “Big Brother VIP”. Së fundmi, ka përmendur edhe komentit q...
TIRANË– Aktorja Eriselda Shllaku është një emër që dikur ka bërë xhiron e ekranit, si aktore, moderatore dhe modele. Sot ajo është më e tërhequr nga ...
TIRANË- Këngëtarja Dafina Zeqiri ka treguar së fundmi së është shëndoshur për shkak të pilulave kundër shtatzënisë. Këngëtarja e ka ndarë këtë mesazh më nd...
SHBA- Këngëtari August Alsina, do të publikojë një libër ku do të flas për lidhjen e tij të mëparshme me aktoren Jada Pinkett Smith. Sipas, Daily Mail jeta fami...
SHBA- Modelja Hailey Bieber ka hedhur poshtë aludimet mbi një shtatzëni të supozuar nga fansat e saj.Modelja është bashkëshortja e yllit të muzikës ndërkombëtar...