LIVE UPDATES
Bota

DW: BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

30 Dhjetor 2021, 08:23 Nga DOSJA
DW: BE duhet të nisë prodhimin dhe paketimin e çipave

GJERMANI- Kur në fillim të këtij viti kompania gjermane e inxhinierisë dhe teknologjisë Bosch, përuroi në Dresden një fabrikë të re prodhimi çipash, ngjarja pati një mbulim të gjerë nga mediat vendase. Fabrika ofron çipa të specializuar për sektorin e automobilave. Objektet moderne të prodhimit të çipave janë të pakta në të gjithë BE-në. “Kjo është fabrika e parë AIoT e Bosch, e cila kombinon inteligjencën artificiale (AI) me “Internet of Things” – i tha DW në muajin korrik Annett Fischer, zëdhënëse e Bosch.

Eksperti i teknologjisë Jan-Peter Kleinhans nga qendra kërkimore me qendër në Berlin, Stiftung Neue Verantwortung (SNV), e quajti këtë sipërmarrje “një strukturë moderne për elektronikën e energjisë, në portofolin e automobilave, në të cilin është specializuar Bosch”. Megjithatë, fabrika e Bosch është thuajse “një pikë uji në oqeanin e prodhimit të çipave”.

Lëngimi i rrjetit furnizues

Në analizat e fundvitit rezulton se ekonomitë europiane duket se janë ndër më të goditurat nga mungesa globale e çipave, që vazhdon të ndikojë së tepërmi valën prodhuese. Prodhuesve të makinave u është dashur të shtyjnë dorëzimet e automjeteve. Ka mungesë të pajisjeve të internetit, pulteve komanduese të lojërave dhe shumë artikujve të tjerë që varen tërësisht nga çipat.

Mësimet që duhen nxjerrë

Kleinhans dhe analisti kinez John Lee, i cili deri vonë ishte pjesë e Institutit Mercator për Studimet Kineze (MERICS), janë bashkëautorët e një analize që tregon se si duhet t’i përgjigjet Europa lojës që Kina bëri në lidhje me çipat. Ata u rekomandojnë politikbërësve se si ta zbusin ndikimin kinez në industrinë e çipave në ekonomitë europiane.

Komisioni Europian është sigurisht i vetëdijshëm për pengesat e furnizimit me çipa dhe po punon për Aktin Europian të Çipave, një draft i të cilit duhet të jetë gati nga mesi i vitit të ardhshëm. Shumë pará do të vihen në dispozicion për forcimin e ekosistemit të çipave në BE dhe krijimin e aleancave strategjike me partnerët ndërkombëtarë për të arritur këtë qëllim.

Racioni i Europës në të gjithë zinxhirin e çipave ka qenë në rënie kohët e fundit, duke përfshirë kapacitetin e projektimit dhe prodhimit, në krahasim me aftësitë në rritje të kombeve të tjera.

Brukseli e kupton plotësisht se mbështetja e tepërt tek Kina dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj mund të ndikojë rëndë sovranitetin teknologjik të BE-së. Ajo që i bën lidhjet e BE-së me Kinën kaq të komplikuara është se ndërsa është ende një partner bashkëpunimi, Kina shihet gjithnjë e më shumë si një konkurrente dhe rivale sistematike, që do të thotë se varësitë mund të përfshijnë gjithashtu çështje thelbësore të sigurisë.

Rëndësia e dizajnit të çipave

Në raportin e tyre të publikuar së fundi, Kleinhans dhe Lee këshillojnë fuqimisht politikëbërësit europianë që të inkurajojnë më shumë investime në ekosistemin e dizajnit të çipave në BE, “duke u fokusuar në përmirësimin e kushteve për startup-et dhe spin-offs nga institucionet kërkimore”, duke kërkuar gjithashtu akses më të mirë dhe më të shpejtë në financimin privat dhe kapitalin publik. “Nuk e kemi fjalën që të bëjmë gara me Kinën, por që të mund të arrijmë një ribalancim “ – i tha Lee DW.

“Çështja nuk qëndron tek fakti që t’ia kalojmë Kinës në dizajnin e çipave, sepse kjo nuk do të ndodhë. Europa nuk e arrin dot këtë, por ajo që ne po përpiqemi të themi është se nuk duhet të varemi kaq shumë tek Kina”,

Problemet me prodhimet e jashtme

Kleinhans dhe Lee theksojnë gjithashtu çekuilibrin aktual në hapin e fundit të zinxhirit të prodhimit të çipave, që përfshin montimin, testimin dhe paketimin e tyre. Pjesët (vaferët) e silikonit përmbajnë shumë qarqe të vogla të integruara, që duhet të priten dhe të mbrohen nga dëmtimi, duke i mbyllur ato përpara se të bashkohen në pajisje të tilla si telefonat inteligjentë. Procesi i punës është intensiv dhe është transferuar kryesisht në Azi, me mbi 60% të kapacitetit global të bazuar në Tajvan dhe Kinë, siç thekson raporti. Megjithatë gjithnjë e më shumë, paketimi i avancuar është thelbësor për zhvillimin e çipave me performancë më të lartë dhe kërkesa më të ulëta për energji.

Vetëm 5% e kësaj faze të prodhimit ndodhet në Europë, duke krijuar një tjetër varësi nga Kina dhe konkurrentët e tjerë aziatikë. “Paketimi i avancuar është një fushë, në të cilën liderët e industrisë në Kinë dhe gjetkë po fokusohen shumë për momentin, si një mënyrë alternative për të rritur fuqinë kompjuterike,” theksoi Lee. “Pra, paketimi po bëhet një element shumë më domethënës i zinxhirit të prodhimit sesa ishte pesë ose gjashtë vjet më parë.”

Prodhimi i më shumë vaferëve prej silikoni në Europë është sigurisht një përpjekje e vlefshme, por nëse ato dërgohen më pas në Kinë për montim, testim dhe paketim, aktorët e mundshëm keqdashës mund të komprometojnë çipat. Proceset e paketimit sigurojnë një mbrojtje, e cila do ta bënte të vështirë shfrytëzimin e çipave. Kjo është padyshim diçka që politikëbërësit e BE-së nuk mund ta injorojnë gjatë hartimit të Aktit Europian të Çipave.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota annett fischer cipa jan-peter kleinhans john lee annett fischer cipa jan-peter kleinhans john lee

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj