LIVE UPDATES
Bota

DW: Detyrat e vështira para ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht

14 Dhjetor 2021, 08:04 Nga DOSJA

GJERMANI – Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emërimit të saj, gjatë një të mërkure të ftohtë në Berlin. Nuk kishte tufa lulesh për ta pritur dhe paraardhësja e saj, kristian-demokratja Annegret Kramp-Karrenbauer as nuk u shfaq në zyrë. Kjo situatë “e akullt” mes tyre mund të ketë ardhur si pasojë e sjelljes së Lambrecht, më herët ministrja gjermane e Drejtësisë, e cila ndërmori vendime personale para se të betohej. Shumë anëtarë të kabinetit, duke përfshirë edhe një sekretar të lartë shtetëror, u njoftuan “që të pastronin zyrat” deri të enjten. Në rolin e zëdhënësit u riemërua gazetari Christian Tiels, post i cili gjatë viteve të fundit ishte mbajtur nga një kolonel. “Ajo gëzon reputacionin e një njeriu të aftë”, i tha DW Sebastian Schulte, kryeredaktor i gazetës Griephan e cila shkruan për çështjet e sigurisë dhe është një vëzhgues i afërt i ushtrisë gjermane dhe nevojave të saj.

Për disa, zgjedhje e çuditshme

Lambrecht ishte padyshim një zgjedhje surprizë për ministrinë, edhe pse ajo ka mundur të ndërtojë një reputacion si njeri kompetent: në majin e këtij viti, ish-Kancelarja gjermane Angela Merkel i besoi asaj ministrinë e Drejtësisë, të cilin Lambrecht e drejtoi në muajt e fundit të qeverisjes së Merkel. Emërimi muaj më parë erdhi pas skandalit për plagjiaturë që përfshiu ish-ministren Franziska Giffey. “Lambrecht nuk ka ndonjë eksperiencë të mëparshme ose nuk ka qenë në kontakt me sektorin e mbrojtjes dhe ushtrinë” – thotë Ulrike Franke, eksperte e çështjeve të mbrojtjes në departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në Këshillin e Europës. “Kjo mund të mos jetë zgjedhja ideale por nuk është aspak e pazakontë, pasi një post i tillë është mbajtur nga Annegret Kramp-Karrenbauer dhe Ursula von der Leyen. Nuk është e thënë që të kesh medoemos eksperiencë të tillë që të mund të bëhesh ministër i mirë”. Ndoshta ky emërim ishte edhe më befasues, sepse në fund të vitit të kaluar, Lambrecht dukej se ishte e lodhur nga politika: ajo nuk kandidoi në zgjedhjet e shtatorit për t’u rizgjedhur në Bundestag, duke i dhënë fund një mandati 23-vjeçar në parlamentin gjerman. Asokohe ajo foli për rikthimin tek profesioni i mëparshëm si juriste. “Unë jam në një moshë kur mund t’ia rifilloj,” tha 55-vjeçarja për Der Spiegel, në nëntor 2020.

Cilat janë prioritetet e saj?

Gjatë fjalimit të marrjes së detyrës së re, Lambrecht e bëri të qartë se çfarë do të bënte së pari: të vizitonte ushtarët. “Për mua janë shumë të rëndësishme bisedimet gjatë vizitës së trupave ushtarake në ditët e ardhshme. Dua të kuptoj se si është situata, veçanërisht në perspektivën e misioneve të jashtme, dhe çfarë ka rëndësi për ushtarët”. Misionet e jashtme të Bundeswehr-it janë temë shumë delikate e momentit, që pason tërheqjen e NATO-s nga Afganistani gjatë kësaj vere, lëvizje të cilën shumë e panë si katastrofike. Nxitimi për t’u larguar prej andej bllokoi në Afganistan një pjesë të madhe të stafit vendas të Bundeswehr-it që u ndje i tradhtuar, duke i lënë ata në mëshirën e talibanëve. Sfida të tjera fshihen gjithashtu nën sipërfaqe. Forcat e armatosura të Gjermanisë kanë ende probleme reputacioni, pas një sërë skandalesh që përfshinë ushtarët simpatizantë të ekstremit të djathtë, veçanërisht në Njësinë Komando Elitë të Gjermanisë (KSK). Paraardhësja e Lambrecht-it kishte nisur një reformë të KSK-së dhe shpërbëu komandën e dytë të KSK-së, një anëtar i së cilës u zbulua se kishte grumbulluar armë dhe kishte mbledhur sende me motive naziste, teksa eprorët e kishin neglizhuar diçka të tillë. Me siguri që Lambrecht do të jetë e ashpër për çështje të tilla. Ndër detyrat e para të Lambrecht pritet të jetë përgatitja e strategjive të largimit nga misionet e Bundeswehr-it në Irak dhe Mali, nëse aleancat ndërkombëtare vendosin përsëri të tërhiqen papritur. Por problemet më të mëdha mund të jenë në shtëpi. Disa vëzhgues ushtarakë mendojnë se, pavarësisht se kush është ministër i Mbrojtjes, shumë vendime do të varen nga prioritetet e qeverisë së re. Schulte thotë se burokracia e Bundeswehr-it – nga procedurat e saj të prokurimit, deri te çështjet e rekrutimit – karakterizohet nga një joefikasitet i rrënjosur thellë, për të cilin do të duhen vite për ta ndrequr dhe që ka të ngjarë të nevojitet më shumë kohe se një ministër i një periudhe legjislative katërvjeçare. Pra, shtrohet pyetja: Çfarë pritet nga Lambrecht? “A është ajo në gjendje dhe e gatshme të përveshë mëngët dhe të ndreqë problemet themelore?” pyet Schulte. “Apo detyra e saj është t’i mbajë sa më shumë të fshehta këto telashe, në mënyrë që të mos shqetësojë koalicionin? Në të vërtetë ne nuk e dimë se cila është detyra e saj.” (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota angela merkel christine lambrecht gjermani ministrja e mbrojtjes angela merkel christine lambrecht gjermani ministrja e mbrojtjes


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj