Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Nga Brukseli drejt Prishtinës me 100 fishekë në valixhe, arrestohet pasagjeri
14 Dhjetor 2021, 07:58Nga DOSJA
BRUKSEL – Një pasagjer, i cili po udhëtonte nga Brukseli në drejtim të Prishtinës është ndaluar nga policia belge, pasi gjatë kontrollit rutinë, atij i është konstatuar një sasi e konsiderueshme fishekësh 8 mm. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana e Kosovës ka bërë me dije se për arsye të natyrës së mallit, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë.
“Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë. Për arsye të natyrës së mallit, pasi hyn në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës në lidhje me rastin në fjalë.
SHBA- Revista “Time” ka shpallur drejtorin ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, si “Personin e vitit”. Mediat e huaja shkruajnë se Musk ka kaluar rivalin e...
EUROPA- Bashkimi Evropian pritet që gjatë kësaj jave të propozojë një sistem që do të lejonte shtetet që bashkërisht të blinin rezerva strategjike të gazit një ...
GJERMANI – Forcat e armatosura gjermane e përshëndetën të enjten (02.12.2021) Angela Merkelin me vlerësimin më të lartë ushtarak gjerman për personat civi...
ITALI- Gjendja e jashtëzokonshme në Itali, duket se do të zgjatet deri në 31 mars. Mediat e huaja raportojnë se kryeministri Mario Draghi ka kërkuar një mbledhj...
KOSOVË– Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas. I lënduari derisa ishte duke ecur në qytet një reklamë i ka rënë në kokë.Zëdh...
KOSOVË – Tetë vjet që nga koha kur Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovë...
SHKUP- Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka deklaruar se në vend do të vendoset një kryeministër shqiptar. Në një intervistë për RT...