LIVE UPDATES
Bota

DW: Kosova kundërshton nismën e Mini-Shengenit tani me emrin e ri Ballkani i Hapur

30 Korrik 2021, 07:08 Nga DOSJA
DW: Kosova kundërshton nismën e Mini-Shengenit tani me emrin e ri

KOSOVË-Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend t‘i bashkohet, madje e kundërshton në ҫdo formë “Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë kjo që iu ndërrua emri në “Ballkani i Hapur”, nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Tre udhëheqësit e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së  Veriut, nënshkruan në Shkup (29.07) marrëveshjen me të cilën synojnë të heqin kontrollet në kufijitë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, duke filluar nga 1 janari 2023. Nga Forumi për Bashkëpunim Ekonomik, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ftuan edhe vendet e tjera në rajon që t’i bashkohen nismës së tyre – siҫ thonë  – “si mundësia e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të lëvizjes”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij nuk mori pjesë në këtë forum, ndërsa, zyra e tij marrëveshjen e cilësoi si një ide të Novi Sadit, apo e  ashtuquajtur “Mini-Shengen”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘Mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një reagim të zyrës së kryeministrit Kurti. Ideja e “Mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke mos ia përmendur emrin, i dërgoi një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për kundërshtimin që ai po i bën “Mini- Shengenit”.

“Kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër. E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”, tha Edi Rama nga Shkupi.

E presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq tha, se “Edi Rama po bën punë të mirë, ndërsa, kryeministri Kosovar po gabon”.

“Mendoj se Rama po kryen punë të mirë për popullin e tij, e ajo që po bën Kurti, që nuk kupton e që mendon se me mesazhe shoviniste mbyll hapësirën, kërcënon e shantazhon, mendoj se po gabon, por nuk kam asgjë kundër”, tha Vuçiq, transmeton B92.

Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane thonë, se Ballkani Perëndimor nuk duhet të largohet nga procesi i Berlinit me nisma vetiake, por duhet të punojë afër bashkë me BE-në për integrim dhe anëtarësim. Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shkup, shkroi se  “përkundër ndryshimit të emërtimit, nga Mini-Shengen në Ballkan të Hapur, përmbajtja mbetet e njëjta, fuqizimi i Serbisë”. Ai thotë se kjo nismë nuk ka mbështetje nga BE, pasi nuk ka ndarë asnjë fond financiar.

“Që një iniciativë rajonale të ketë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht tre elementet kyçe: Një të ketë gjithëpërfshirje politike. E dyta të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe e treta  të ketë strukturë administrative që do të monitorojë zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e Mini-Shengenit nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto tre kritere bazë”, shkroi Shasha në facebook. Sipas tij, “Kosova ka bëre mirë që ka mbetur konsistente në politikën e saj të jashtme, duke zgjedhur procesin e Berlinit, para aventurës së Mini-Shengenit”.

“Procesi Berlinit gëzon pjesëmarrjen jo vetëm të të gjitha vendeve të Ballkanit, por edhe të të gjitha vendeve më të fuqishme të BE-së, të kryesuara nga Gjermania. Prandaj, për Kosovën zgjidhja mes Gjermanisë dhe Serbisë, çdo herë do jetë një zgjidhje e lehtë”, shkroi Shasha.

Në të njejtën linjë shprehet edhe njohësja e integrimeve evropiane Jeta Krasniqi, nga KDI (Instituti Kosovar për Demokraci) transmeton mediumi Kosovapress. Sipas saj, Kosova nuk duhet të largohet nga procesi i Berlinit.

Duket që qeveria ka një këndvështrim tjetër, por mbetet për t’u pa për vlerësimet politike dhe ekonomike për mospjesëmarrje në këtë nismë. Nuk duhet të ketë tendenca të zëvendësohen nismat që janë nga BE-ja, pasi ato janë nisma që ne zyrtarisht edhe duam të jemi pjesë e tyre, pasi e shohim veten në BE”, thotë Krasniqi.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi,  thotë se “asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses”.

Sidoqoftë, pas kundërshtimit që i bëri marrëveshjes së nënshkruar në Shkup ndërmjet tre udhëheqësve  Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev, me të cilën synohet të hiqen kontrollet në kufijitë e vendeve të tyre për  mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, qeveria e Kosovës u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike.

Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksandar vucic ballkani i hapur edi rama zoran zaev aleksandar vucic ballkani i hapur edi rama zoran zaev

Sondazh

Poll
Bota 30 Korrik 2021, 06:33

GJERMANI– Tre persona të tjerë u gjetën të vdekur pas shpërthimit të së martës në një park industrial në Gjermaninë perëndimore, duke e çuar numrin...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj