LIVE UPDATES
Bota

‘Vetëbesim i tepruar’ dhe ‘fshehje e realitetit’, kritika të ashpra për përpjekjen amerikane në Afg

30 Korrik 2021, 06:24 Nga DOSJA
‘Vetëbesim i tepruar’ dhe ‘fshehje e realitetit’,

SHBA– Përpjekje aktuale dhe të së ardhmes të Shteteve të Bashkuara për të përdorur fuqinë ushtarake në vende të tjera, mund të pësojnë të njejtin fat si lufta gati 20 vjeçare në Afganistan, paralajmëroi një agjenci që mbikqyr projekjet e qeverisë amerikane, duke cituar një sërë dështimesh të zyrtarëve të lartë për të nxjerrë mësime nga e kaluara.

Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, John Sopko, u shpreh të enjten ashpër dhe pa doreza, gjatë një konference shtypi me gazetarët, duke ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe diplomatëve, që siç u shpreh ai, ndër vite kanë gënjyer veten dhe publikun amerikan.

Kemi egzagjeruar, e kemi tepruar me egzagjerime”, tha zoti Sopko në përgjigje të një pyetje të Zërit të Amerikës. “Gjeneralët, ambasadorët, gjithë zyrtarët tanë e bënë këtë kur shkonin në Kongres dhe i thonin popullit amerikan se ‘situata po kthen në Afganistan’. Kemi bërë kaq kthesa, sa kemi ndryshuar kurs 360 gradë”, u shpreh ai.

Zoti Sopko tha se ndërsa ka patur “shumë arësye” që Shtetet e Bashkuara nuk arritën të krijonin një ushtri afgane të efektshme dhe kohezive, një pjesë e problemit ishte “vetëbesimi i tepruar se ne mund ta shndërronim një vend të shkatërruar, siç ishte [Afganistani] në vitin 2001 në një miniaturë të Norvegjisë”.

Një faktor tjetër, shtoi ai, ishte “fshehja e së vërtetës”

Zyrtarë të lartë të ushtrisë “e dinin sa e dobët ishte ushtria afgane”, tha zoti Sopko, duke shtuar se ata e mbajtën këtë problem të fshehtë.

‘Ne i ndryshuam objektivat tona’

“Sa herë ndeshnim në një problem me ushtrinë afgane, ne ndryshonim objektivat”, tha ai. “Ushtria amerikane ndryshonte objektivat, që ta kishte më të lehtë të tregonte se po arrinte sukses. Dhe më në fund, kur edhe këtë nuk mund ta bënin, e klasifikuan si sekret mënyrën e vlerësimit”.

Zoti Sopko paralajmëroi se pjesë e problemit që projekti i Afganistanit nuk përfundoi me sukses, ishte refuzimi i Uashingtonit që për 20 vjet nuk planifikoi për suksesin afat-gjatë.

“Ne e kemi thënë disa herë, se afatet për projekjet tona kanë qënë jo-realiste”, tha ai, duke iu referuar vlerësimeve të zyrës së tij gjatë 12 vjetëve të fundit.

Gjeneralë me katër yje, ushtarakë me katër yje, ambasadorë me katër yje, e detyruan USAID (Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar) të tregonte sukses për projekte afatshkurtëra, që ata vetë e dinin se nuk do të kishin sukses”, tha zoti Sopko. “Afatet e shkurtëra, që nuk janë të bazuara në realitetin në terren, me përjashtim të terrenit politik të ciklit buxhetor, apo të ideve, që gëzojnë popullaritet për momentin, na çuan në dështim. Për fat të keq, ky problem nuk është i izoluar vetëm për Afganistanin”, shtoi ai, “egziston edhe në vende të tjera ku jemi angazhuar.”

Kritkat e zotit Sopko të enjten, pasojnë botimin e raportit të fundit nga zyra e tij, e cila e vlerëson situatën në Afganistan si “të dëshpëruar” dhe paralajmëron se qeveria afgane po përballet me një “krizë mbijetese”.

Zyrtarë të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit nuk i janë përgjigjur deri tani kritikave të zotit Sopko, por ata vazhdimisht i kanë mbrojtur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe vende të tjera.

Javën e kaluar zyrtari më i lartë ushtarak, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar, Gjenerali Mark Milley, tha se forcat afgane janë të stërvitura dhe të armatosura mirë, megjithëse grupi taleban ka “avantazhin strategjik të momentit”.

Gjenerali Milley e mbrojti modelin amerikan të njohur si “stërvit, këshillo dhe ndihmo”, duke e quajtur atë, “qasja më e mirë” për kundërterrorizmin.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota john sopko mark milley trupat amerikane ne afganistan usaid john sopko mark milley trupat amerikane ne afganistan usaid

Sondazh

Poll
Bota 29 Korrik 2021, 20:10

Qeveria e Kosovës, katër ligje për katër muaj

KOSOVË- Që nga 22 marsi, kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës dhe kur është miratuar agjenda legjislative e Qeverisë, e deri më t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet