LIVE UPDATES
Bota

Dy gjëra që mund të ndryshojnë politikën në Rusi

24 Janar 2021, 13:21 Nga DOSJA
Dy gjëra që mund të ndryshojnë politikën në Rusi

RUSI– “Putini është hajn!” Turma ka thirrur kështu në qytetet në gjithë Rusinë më 23 janar, nisur nga Vladivostoku në Lindje të Largët, deri në Kaliningrad në Detin Baltik, duke u përballur me forca policore, ndërkohë që përballja e Aleksei Navalnyt me Kremlinin, ka hyrë në fazë të re.

Herën e fundit kur Rusia ka shënuar marshe të tilla, ka qenë marsi i vitit 2017, pasi Navalny ka publikuar një video, përmes së cilës ka akuzuar për korrupsion ish-kryeministrin, Dmitry Medvedev.

Protestat kombëtare janë iniciuar nga kritiku më i zëshëm i Kremlinit, i cili aktualisht është i burgosur. Mirëpo analistët besojnë se hetimi i ashtuquajtur “Pallati i Putinit” është përzier me burgosjen e Navalnyt, në një mënyrë që mund të ndryshojë bilancin politik në Rusi.

“Ekzistojnë dy motive për protestuesit, mirëpo ato janë duke u përzier”, ka thënë analisti politik Abbas Gallyamov për Radion Evropa e Lirë.

“Navalny është duke u bërë sinonim për luftën kundër korrupsionit”.

Navalny është kthyer në Rusi më 17 janar, pas pesë muajsh shërimi në Gjermani nga helmimi me agjent nervor Noviçok, sulm mbrapa të cilit beson se qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Ai tani duket se ka siguruar mbështetje të mjaftueshme për t’i ikur ndonjë dënimi të gjatë me burgim, siç janë kërcënuar autoritetet – duke sfiduar më fuqishëm pushtetin e Putinit.

Një ditë më vonë, ai është burgosur për një muaj dhe tani pret vendimin e gjykatës për një shkelje që mund të rezultojë me dënim me burgim për 3 vjet e gjysmë. Para se të dërgohej në burg, ai u ka bërë thirrje rusëve që të dalin në rrugë, si shenjë solidariteti.

Në një video-raport të publikuar një ditë më vonë – që deri më tani është parë më shumë se 70 milionë herë në YouTube – ai u ka thënë shikuesve se Putin dhe mbështetësit e tij “do të vazhdojnë të vjedhin edhe më shumë, derisa të bankrotojnë gjithë shtetin”.

Teksa ka bërë publik hulumtimin që tregon për një pallat 1.36 miliard dollarësh në Detin e Zi, kinse në pronësi të Putinit, Navalny ka thënë: Rusia shet sasi të madhe të naftës, gazit, metaleve dhe plehut – mirëpo të ardhurat e njerëzve vazhdojnë të bien, sepse Putin ka pallatin e vet”.

Rusët janë përgjigjur me protesta ndaj këtyre deklaratave, duke marshuar në të paktën 60 qytete, në disa prej të cilave temperaturat kanë arritur deri në -52 gradë Celsius. Një grua duke protestuar në mot tejet të ftoftë. Shumë prej protestuesve kanë mbajtur pankarta duke cituar hulumtimin “Pallati për Putinin” dhe duke dënuar korrupsionin zyrtar.

Policia ka reaguar me forcë ndaj protestave paqësore, duke tentuar të shpërndajë vazhdimisht turmat, dhe duke mbushur furgonat me aktivistë – përfshirë gruan e Naavalnyt, Yulian, e cila është kthyer me burrin e saj nga Gjermania në Moskë.

Deri në fund të ditës së shtunë, në gjithë Rusinë është thënë të jenë ndaluar rreth 3,400 persona, bazuar në të dhënat e grupit vëzhgues, OVD-Info.

Televizioni shtetëror rus ka injoruar protestat, mirëpo nëpër disa platforma pro-qeveritare janë bërë akuza të pabazuara se Navalny është duke shpëlarë trurin e të rinjve.

Këto pretendime kanë qenë në linjë me tentimet e qeverisë për të diskredituar lëvizjen opozitare.

“Ai nuk po vendos në rrugë fëmijët e vet”, ka thënë një mysafir në një bisedë online të drejtuar nga kanali shtetëror RT, teksa ka folur për Navalnyn dhe aleatët e tij.

“Fëmijët e Navalnyt as që janë në Rusi!”

Mirëpo të dhënat për prezencë të adoleshentëve të turma ka qenë e vogël. Në Moskë vlerësohet se rreth 40,000 persona kanë protestuar në Sheshin Pushkin. Një 14-vjeçar, i cili i ka treguar një gazetari se ka ardhur “për të shikuar” çka po ndodh, më vonë është ndalur nga policia, pavarësisht kritikave se “Ai është vetëm fëmijë!”

Thirrja e Navalnyt për të protestuar në mesin e dimrit dhe pandemisë së koronavirusit, është parë si test për aftësinë e tij për të siguruar mbështetje të madhe për një tjetër sfidim të Putinit, i cili ka qenë në pushtet për dy dekada, dhe në vitin e fundit përmes një referendumi, i është garantuar e drejta që të rikandidojë në zgjedhje më 2024 dhe sërish më 2030.

Një protestues duke u ndaluar nga policia. Ende nuk është bërë e qartë nëse protestat do të rezultojnë me shmangie të ndonjë dënimi të gjatë për Navalnyn.

Më 2013, marshet masive në mbështetje të tij jashtë Kremlinit dhe në qendra tjera në Moskë, kanë rezultuar me pezullim të dënimit të tij pesëvjeçar me burgim.

“Nëse protestat e 23 janarit nuk sjellin rezultat të menjëhershëm – lirimin e Aleksei Navalnyt – atëherë organizime të tilla do të ndodhin sërish”, ka thënë ndihmësi i Navalnyt, Leonid Volkov për Current Time, rrjetin televiziv në gjuhën ruse, i drejtuar nga Radio Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

E ardhmja e lëvizjes opozitare në Rusi mund të mbetet e paqartë, mirëpo madhësia e protestave – pavarësisht tentimeve për shtypje të tyre – sugjeron se një numër i konsiderueshëm i rusëve mund të jetë i vendosur për të vazhduar presionin.

Tatyana Stanovaya, analiste politike, ka thënë se autoritetet ruse “kanë bërë dy gabime kritike  helmimin e Navalnyt dhe arrestimin e tij”, duke sugjeruar se në vend të dobësimit, Kremlini vetëm e ka fuqizuar bazën e tij.

“Rezultatet e shumë shumë vjetëve të punës së përpiktë të Kremlinit për të përfshirë opozitën e vërtetë” në kuadër të margjinave politike “janë varrosur sot në mënyrë ceremoniale”, ka thënë Stanoyaya në platformën Telegram.

Përgjigjja e ashpër e policisë dhe numri i madh i arrestimeve mund të shfaqë shenja se çfarë mund të ndodhë nëse vazhdojnë protestat në javët në vijim, sidomos për shkak të zgjedhjeve parlamentare, që pritet të mbahen në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, popullariteti i Putinit ka rënë, për shkak të rritjes së zemërimit që lidhet me mbështetjen që ka ofruar shteti në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Në muajt e fundit, presidenti rus ka kaluar pjesën më të madhe të kohës jashtë Moskës, duke bërë pak paraqitje publike.

Ai as nuk ka komentuar publikisht raportin e Navalnyt për pallatin në Detin e Zi, për të cilin zëdhënësi i tij ka thënë se është “gënjeshtër”.

“Navalny ka marrë iniciativën”, ka thënë analisti Gallyamov.

“Tani shteti është duke mbrojtur veten”. 

Marre nga: REL 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne rusi protestat ne rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj