LIVE UPDATES
Bota

Vetëvendosje dhe LDK e mendojnë rikthimin e reciprocitetit me Serbinë̈, AAK kërkon ShBA-në në tavolinë

24 Janar 2021, 11:35 Nga DOSJA
Vetëvendosje dhe LDK e mendojnë rikthimin e reciprocitetit me

KOSOVË- Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” po vlerësohet si i pa alternativë edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por kësaj radhe, partitë politike e shohin si opsion edhe rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Për dallim nga e kaluara, ku vetëm Lëvizja Vetëvendosje insistonte në këtë masë, tashmë zëra të tillë po dëgjohen edhe në LDK. Ndërsa në partinë e Ramush Haradinajt kërkojnë involvimin e sërishëm të ShBA-së për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë që përfshinë njohjen reciproke.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti u shpreh i vendosur se marrëdhëniet me Serbinë, pas zgjedhjeve do të ndërtohen vetëm mbi bazën e reciprocitetit.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet madje mbi bazën e kaluarës së afërt e cila ende nuk është mbyllur. Gjithçka duhet të nis me dokumentimin dhe adresimin e dëmeve të luftës, me evidentimin dhe gjetjet e personave të zhdukur dhe ndjekje e dënim të kriminelëve të luftës”, tha Kurti në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm të LVV-së.

Ani pse para shtatë muajsh, LDK-ja si partia kryesore në qeveri largoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, tashmë kjo ide po shihet si njëra ndër opsionet më reale ndaj shtetit fqinj.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njëherësh kandidati për deputet nga kjo parti, Faton Bislimi thotë se në vazhdimësi LDK-ja ka pasur qasje proaktive për dialogun me Serbinë, por sipas tij reciprociteti mund të shfrytëzohet si instrument për të arritur qëllimet e caktuara.

“LDK-ja në vazhdimësi ka pasur një qasje pro aktive të dialogut, ne s’kemi pritur të bëhemi vetëm instrument i pjesëmarrjes në dialog. Por në çdo aspekt edhe në koordinim të ngushtë me partnerët, veçanërisht ShBA jemi munduar që procesin e dialogut të kthejmë në një fazë përmbyllëse të tij dhe rezulton me njohje të dyanshme në mënyrë që çështja e marrëdhënieve tona me fqinjët tanë të rregullohet njëherë e përgjithmonë… Reciprociteti është politikë që gjendet në tavolinën e opsioneve dhe mund të shfrytëzohet si instrument për të arritur qëllimet e caktuara. Unë besoj që LDK-ja ka tregu gatishmërinë e saj që çdo mjet të saj demokratik ta lë të hapur si mundësi e arritjes së qëllimeve të caktuara politike. Këtë rast edhe me Serbinë, pse jo. Ne e kemi parë dhe vazhdojmë të shohim edhe reciprocitetin në kuadër të këtyre mjeteve politike”, thotë ai.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, me njohjen reciproke si temë të vetme në tavolinë.

“Ne dialogun e shohim duke qenë në tavolinë ShBA-të si partneri dhe miku i përjetshëm i Kosovës. Ndërsa të tjerët do t’i shohim si partnerë që mundësojnë një dialog të mirëfilltë duke pasur parasysh gjithmonë zgjidhjen finale që është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Temat tjera mund të diskutohet pas njohjes, por konsiderojmë se njohja është tema e cila duhet të jetë në tavolinë”, thotë ai.

KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim për dialogun edhe nga PDK, mirëpo zyrtarë të saj nuk kanë qenë të qasshëm për t’u deklaruar rreth kësaj teme.

E ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri dialogun me Serbinë nuk e sheh si temë që pritet të hapet shpejtë pas zgjedhjeve në Kosovë.

“Kjo është një temë shumë e rëndësishme, varet nga mënyra si do të ndërtohen institucionet e Republikës dhe përbërja e tyre në periudhën e pas zgjedhjeve. Si temë mund të ri aktualizohet edhe për shkak të faktorit ndërkombëtar. Por kjo varet edhe nga përbërja që do të ketë qeveria e Kosovës dhe nga përbërja e institucioneve të tjera të Republikës. Prandaj për këtë arsye vlerësojë se tash për tash partitë̈ politike nuk kanë ndonjë fokus aty dhe si temë nuk është e hapur dhe nuk pritet të hapet shpejtë”, tha ai.

Vitin e kaluar u zhvilluan një sërë takimesh në Bruksel e Uashington me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo një gjë e tillë nuk u arritë përveç një marrëveshje zotimesh ndërmjet dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë, e cila ende nuk ka filluar të zbatohet.

Ndërkohë prej muajit shtator të vitit të kaluar liderët institucional të dy shteteve nuk u takuan, pas kërkesës së palës serbe për të hapur temën e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e cila në mënyrë kategorike u refuzua nga pala kosovare.

Marre nga: Kosovapress 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ldk lëvizja vetëvendosje ldk lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj