Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vaksina kundër Covid-19/ Kryeministri italian, Giuseppe Conte merr vendimin e papritur kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca
24 Janar 2021, 07:38Nga DOSJA
ITALI- Kryeministri italian Giuseppe Conte, së fundmi ka paralajmëruar se do të hapë procese gjyqësore për kompanitë Pfizer dhe AstraZeneca. Sipas mediave të huaja, ky veprim i papritur i Kryeministrit, vjen pasi kompanitë kanë vonuar dërgesat e vaksinave kundër koronavirusit në Itali.
Mësohet se ndër të tjera ai ka thënë se ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Pfizer-Biontech ka komunikuar një ngadalësim në shpërndarjen e dozave të programuara në vendet e BE dhe penalizon vendet që, si Italia janë të detyruara të ngadalësojnë vaksinimin. Nëse do të konfirmohej reduktimi prej 60% i dozave që do të shpërndahen në tremujorin e parë, kjo do të thotë se 3.4 milion doza do të dorëzohen në Itali në vend të 8 milion dozave. Ngadalësimi në shpërndarjen e vaksinave është një shkelje serioze e marrëveshjeve dhe po shkakton dëme të mëdha në Itali dhe vendet e tjera evropiane, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe për strukturën tonë shoqërore dhe ekonomike, e cila tashmë është prekur rëndë nga një vit pandemik”, tha Conte.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali, kanë humbur jetën 85,162 persona, sakaq janë infektuar 2,455,185 të tjerë.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BOTË- Bota po i afrohet shifrës prej 100 milionë rastesh të diagnostikuara me koronavirus. Universiteti Johns Hopkins njoftoi sot se numri i të infektuarve...
MAQEDONI- Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes në një intervistë dhënë shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, thekson se vendi ka d...
KILI- Një tërmet me madhësi 7.1 ballë i shkallës Rihter ka goditur mbrëmjen e djeshme Ishujt Shetland Jugor. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte 61.7 g...
ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson ka kryer një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Joe Biden. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Johnson me anë të n...
HOLAND- Kreu i drogës në Azi, Tse Chi Lop është arrestuiar ditën e djeshme në Holandë. Lajmin e ka bërë të ditur The Guardian, i cili shkruan së Tse Chi Lop ko...
KOSOVË- Lëviza Vetëvendosje ka dorëzuar një ankesë pranë Panelit Zgjedhor për vendimin e djeshëm të KQZ-së. Lajmin e ka bërë të ditur vetë VVmë anë të një ...
Mijëra persona kanë dalë në protestë ditën e sotme në Rusi për të lërluar nxjerrjen nga burgu të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Lajmin e ka bërë të ditu...
TURQI- Mediat turke i kanë dhënë rëndësi këngës që grupi iso-polifonik Gjergj Arianiti Mallakaster i kushtoi Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Në një shkri...
KOSOVË- Mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pasi ka shypur një qen rrugës me makinë teksa po bënte fushatë në rrjetet sociale. Në një video të d...
KOSOVË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Prizren si të dyshuar për vrasjen e 15-vjeçarit disa ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur Zëri...