Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Dy grupet po i presin krahët njëri-tjetrit”, Hoxha: Policia e përfshirë me ta
15 Nëntor 2021, 20:17Nga DOSJA
TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit është një akt i përballjes së dy grupeve rivale, të cilat po eleminojnë anëtarët e njëri-tjetrit.
Në emisionin “Radari Informativ” në “ABC News”, Hoxha tregoi se disa prej anëtarëve të këtyre bandave lëvizin vazhdimisht nga Tirana.
“Kemi të bëjmë me një konflikt mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në lojërat e fatit. Pas ngjarjes në Bllok kemi një situatë tjetër. Ata nuk janë më në Tiranë, janë spostuar. Disa janë jashtë, disa nuk rrinë më në kryeqytet. Hyjnë ndonjëherë natën”, tha Hoxha.
Më tej, gazetari Hoxha tregoi se punonjës të policisë bashkëpunojnë me të dyja bandat duke dhënë informacione.
“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë”, u shpreh Artan Hoxha.
Për sa i përket dy bandave që po konfliktohen, Hoxha thekson se dy bandat nuk po arrijnë të eleminojnë kokat e tyre.
“Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha.
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha bëri njëj deklaratë të fortë në lidhje me arrestimin e biznesmenit Rezart Tacci. Në “ABC News”, gazetari shtoi se nëse ...
TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike duke se ka humbur kontrollin për një moment! Shkak ka qenë një debat mes Aldo Bumçit dhe Jemin Gj...
TIRANË– 4 ditë më parë në një konferencë për shtyp nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi hodhi akuza të forta ndaj aksionit të ndër...
LUSHNJE – Fermerët në Lushnje dhuruan produktet e tyre bujqësore për qytetarët lushnjarë. Pas protestës së radhës kundër propozimeve të qeverisë për bujqë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranan negociatë! Sipas tij, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet kur është kërkuar nga firm...
TIRANË – Detaje të reja po publikohen nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit ditën e shtunë në Astir. Ekspertiza zbuloi se atentatorët ...
TIRANË– 7 viktima janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërruar jetë: 3 qytetarë nga Tira...