LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË:Si nisën akuzat e PD ndaj Berishës, ‘denoncuesi dixhital’ i lidhur me bandat

15 Nëntor 2021, 19:47 Nga DOSJA
E PLOTË:Si nisën akuzat e PD ndaj Berishës, ‘denoncuesi

TIRANË– 4 ditë më parë në një konferencë për shtyp nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi hodhi akuza të forta ndaj aksionit të ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me mbledhjen e Kuvendit të PD-së. Në fjalën e tij, Bardhi tha se Berisha po mbështetej për “Foltoren” nga Aqif Rakipi, ish-deputet, i cili tashmë ka djalin në Kuvend në radhët e socialistëve; Tom Doshi, gjithashtu i shpallur “non grata” nga DASH dhe Suel Çela, një nga emrat më të përfolur për krimin e organizuar në vend.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Meqë mbrëmë dhe sot jeni marrë me Syri TV…

Gazment Bardhi: Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje, drejtuesi i Tv tuaj ka arritur deri aty sa të akuzojë Sekretarin e Përgjithshëm të PD që unë flas në telefon me Suel Çelën. Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj. Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë, do apo nuk do Syri TV.

Nuk kaloi shumë kohë dhe po në të njëjtën ditë, Bardhi shtoi se edhe mbështetësi i Berishës, Flamur Noka ishte në dijeni të presionit që po ushtrohej ndaj demokratëve për të dhënë firmat për mbledhjen e Kuvendit.

Ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ja mbledhin Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela.  Ish deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, ka qenë shef i shtabit të Orlando Rakipit. E ka pasur përballë Flamur Noka në Vorë, nuk e kam pasur unë. Nuk thërret, harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend Kombëtar të Partisë Demokratike, Harrojeni te keni Kuvend të thirrur nga Qifja,”– tha Bardhi.

Akuzat u lanë pezull për disa ditë, për t’u rikthyer sërish sot. Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, radhën për akuzat e mori Lulzim Basha. Duke iu drejtuar fillimisht deputetit Edi Paloka, gjithashtu mbështetës i Berishës, Basha ngriti pyetje se kush ishte personi që asistonte në firmosjen e formularëve të Berishës. Ndërsa nga pala tjetër mori një përgjigjie “të thatë”.

DEBATI MES TYRE:

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në Prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD në konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tillë? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

Por jo me tone të qeta ishte përplasja me Flamur Nokën! Duke marrë shkas nga deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, se firmat janë mbledhur nga Çela dhe Rakipi, Noka tha se indirekt po thuhet se Berisha ka lidhje me bandat. Madje u pretendua se për këtë çështje një 20-vjeçar u mor peng. Por nuk ka mbaruar me kaq! Lulzim Basha ka deklaruar se të gjithë në Elbasan e dinë e Suel Çela dhe Aqif Rakipi janë angazhuar në mbledhjen e firmave të Berishës, e ndërsa shtoi se detyra e Nokës në këtë rast është të thotë “Suel Celës ia thyej brinjët këtu”, por nuk e bën dot.

DEBATI NË KRYESI:

Noka: Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suel Çela, Rraja, Tom Doshi. Është shumë e rëndë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatet e Elbasanit janë intimiduar nga kushdo qoftë, atëherë unë jap dorëheqje. Se çfarë bëjnë njerëzit në punë të tyre, kjo është punë e tyre.

Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me kokë në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishes. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrijë nën mëshirë të Suel Çelës, Aqif Rakipit, Tom Doshit dhe Xhelal Rrajes. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelën “Suel Çelës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 orë rri në Elbasan dhe ikën. E kam të pamundur në çdo qelizë të trurit tim të pranoj Sali Berishën si porositës, por ai që gjen kohën për të reaguar për çdo gjë dhe nuk gjen kohën për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon. Asnjë fjalë për Aqif Rakipin, asnjë fjalë për Suel Çelën.

Edhe pse nuk është i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë, Berisha i ka dërguat një mesazh lideri historik i Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se Basha ishte një person që nuk tregonte të vërtetën, duke shtuar gjithashtu se kishte gati dhe një përgjigjie tjetër për të, por do ta jepte në një moment tjetër.

“Basha nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të gënjejë. Është gënjeshtra e radhës. Duhet që të jeni të vetëdijshëm se ai që gënjen nuk lë njëri pa gënjyer. Nuk kam gjetur një demokrat që të më thotë, s’më ka gënjyer Basha. Unë mund të jap edhe një përgjigjie tjetër por po e lë,”-tha Berisha.

Ndërkohë që palët “ziejnë” me akuza, Basha duket i bindur që Berisha po bashkëpunon me të njëjtët persona që ka denoncuar vetë si në rrjete sociale, ashtu edhe publikisht si të lidhur me shtetin. Nga ana tjetër duket se Berisha di diçka por zgjedh të heshtë, por për çfarë bëhet fjalë?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha sali berisha suel cela lulzim basha sali berisha suel cela

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen