LIVE UPDATES
Insights

Dy romane– Një kënetë…

30 Qershor 2020, 14:03 Nga DOSJA
Dy romane– Një kënetë…

TIRANË-Si një ndërhyrje nga populli apo vazhdim i asaj bisede nga një dëshmitar për këtë çështje kruciale, sipas meje, po sjell një shkrim timin për “Kënetën” në letërsi, parë si metaforë, nxjerrë nga sprova ime “Kartelat e Realizmit të Dënuar dhe Panteoni i Nëndheshëm”, në proces (ri)botimi.

BALLËPËRBALLË

Në letërsinë shqipe ka dy romane për një kënetë, njëri që po harrohet me të drejtë dhe tjetri që nuk kujtohet aq sa duhet me të pa drejtë.

Të dy romanet tregojnë punën për tharjen e asaj kënete, që s’është metaforike e as simbol i së keqes a i së mirës a i ndonjë obsesioni tjetër misterioz, por i një kënetë reale në jug-lindje të vendit, në Vloçisht.

Vështrimi kritik ndaj këtyre dy romaneve më ka tërhequr herët, prandaj dhe thashë diçka që nxiti vazhdimësi.

Sipas meje këto dy romane arrijnë të bëhen përvijues të dy brigjeve apo gjendjeve në letrat shqipe tani, të një realiteti kënetor, të tharë, ku, si të thuash në njërin breg ka mbetur si kujtim i turbullt pasqyrimi i asaj që s’ka qenë, për të mbuluar atë që ka qenë dhe në bregun tjetër janë gjurmët plot baltë dhe gjak të asaj që ka qenë e fshehur, për të zbuluar dhe atë që nuk lejohej të tregohej…

KËNETA E SOCREALIZMIT:

“Këneta” e Fatmir Gjatës (1922 – 1989) është roman i kësaj kënete, i shkruar sipas metodës së Realizmit Socialist, botuar në socializëm në vitin 1959 dhe i ribotuar çuditërisht nja 19 herë deri në vitet ’80, duke u futur në programet dhe të gjitha tekstet shkollore të letërsisë, madje edhe përkthyer me porosi të Partisë në 4 gjuhë të tjera, përkthime vendi sigurisht siç bëheshin atëherë dhe nga të burgosur politikë në gjuhët perëndimore, përkthimet e të cilëve dilnin pa emër, (ndërsa në gjuhët lindore kryheshin edhe nga ato gra që s’u kthyen në vendet e tyre, kur Shqipëria socialiste i prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e tij, siç thuhej atëherë).

Në “Kënetën” e Fatmir Gjatës, ku mëtohet romani realist me partishmëri, narrativa është në përshtatje të plotë me politikën sunduese deri në propagandë, deri në mashtrim vrastar, pa guxuar t’i afrohet realitetit dhe të vërtetës.

Sipas këtij romani, këneta e Vloçishtit thahet nga puna vetëmohuese e klasës punëtore në aleancë me fshatarësinë punonjëse, plot entuziazëm dhe heroizma, udhëhequr nga Partia, e përfaqësuar nga komunisti Stavri Lara, personazhi kryesor i romanit, pozitiv kokë e këmbë sipas skemës zhdanoviste dhe ende më keq.

Kjo fitore, tharja pra, jo vetëm e kënetës, arrihet në luftën dhëmbë për dhëmbë me armikun e brendshëm, inxhinierët sabotatorë, intelektualë nga klasat e përmbysura, që kishin studiuar në Europë dhe që zbulohen falë vigjilencës revolucionare dhe ndëshkohen me urrejtje penale duke u dhënë dënime kapitale, pushkatime e varje, mes tyre dhe një grua.

Në fakt kështu dënohej edhe kultura europiane dhe universitetet Perëndimore.

Sigurisht që Ministria e Punëve të Brendshme dosjet e sajuara të armiqve të sajuar duhet t’ia ketë vënë në dispozicion, kur shkruante romanin, shkrimtarit të mirëbesuar, ndër më të njohurit e letërsisë së re shqipe ose letërsisë së Partisë…

Fatmir Gjata ka qenë dhe partizan bashkë me të atin dëshmor duke u bërë dhe autor këngësh partizane, ndërkaq kishte studiuar në liceun francez në vendlindje, në Korçë dhe do ta dërgonin të specializohej për letërsi në qendër, në Moskë, në Institutin “Gorki”. Boton tregimin e parë të letërsisë së re të pas Luftës së Dytë Botërore dhe romane në vijim…

E kisha parë në ngrehinën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, kur ndodhte t’i afrohesha si student, kishim folur një herë bashkë, më ishte dukur i përzemërt, i hijshëm, njihte dhe tim atë, s’kishte baltë kënete ndër duar, madje dhe romani “Këneta” m’u duk si i huaj dhe për atë vetë.

Vdiq atë vit kur ra Muri i Berlinit, që më pas do të binte dhe perandoria komuniste.

“Këneta” është xhiruar dhe film nga Kinostudio “Shqipëria e re”, që me siguri bashkëvuajtësi im Ilir Malindi, nëse do të takonte ndonjërin nga aktorët e tij, do t’i thoshte zë-lart që pse nuk kërkoni falje ju? Rolet tuaja në teatër dhe kinematografi kanë bërë më dëm se ai i komisarit të burgut, keni helmuar me art një popull të gjithë!

KËNETA E VDEKJES

Romani tjetër, “Këneta e vdekjes” i shkrimtarit Makensen Bungo (1926 – 2018), është tmerrësisht tjetër gjë, i botuar gati 40 vjet më pas, në postdiktaturë, në vitin 1996 dhe deri në 2009 ka patur gjashtë botime dhe është përkthyer dhe në anglisht, pa mbështetjen e shtetit, por si arritje e autorit.

“Këneta” e dytë, që në fakt është e para, ia jep vërtetësia këtë vend, është dhe si një përmbysje e “Kënetës” së parë, që s’duhej të ishte fare, që mbetet një kënetë në letërsi edhe pse nuk është ky qëllimi i të shkruarit të “Kënetës” tjetër, asaj “të vdekjes”.

Narracion tjetër për të njëjtin realitet kënetor. Këtu janë të burgosurit politikë, me qindra e mijëra, që nën dhunë dhe nën egërsi të papërmbajtur patologjike të policëve dhe komandës, në dëshpërimin e skajshëm të tyre, punojnë më keq se skllevërit për tharjen e kënetës së Vloçishtit, për ta kthyer në tokë buke.

Shqipëria po hante bukë të dënuar.

Punohej përtej të besueshmes, nëpër kanale e baltën që të mbulonte, të zbathur dhe të zhveshur, mes urisë marramendëse, në të nxehtin e padurueshëm të verës dhe në të ftohtin ende më të padurueshëm të dimrit. Diktaturë.

Policët dhe gardianët sfiliteshin dhe ata si në çdo burg, jo vetëm duke ruajtur të burgosurit, as vetëm duke i fyer e poshtëruar, por dhe duke i munduar mizorisht, duke ushtruar tortura të papara, të përditshme, rrahje deri në vdekje, zvarritje dhe rroposje në llum, mbytje fizike…

Mes të burgosurve kishte intelektualë dhe shkrimtarë të shquar, poetë, klerikë, me së shumti katolikë, mjekë, gazetarë, mësues si dhe vetë autori i panjohur romanit, Makensen Bungo, ndërsa shkrimtari tjetër i njohur, Fatmir Gjata ishte përmatanë kënetës, si të thuash në shoqëri metaforike me komandën e burgut.

Shkrimtari Makensen Bungonga Elbasani, arrestohet në vitin 1948, teksa ishte student në Normalen e Elbasanit, ku do të kishte si mësues tragjedianin themeltar në letrat shqipe, Et’hem Haxhiademin, që iu bë më pas bashkëvuajtës burgu.

Ndërkaq kishte botuar poezi, artikuj të ndryshëm. E dënuan me akuzën si nacionalist, madje në gjyq u dëshmua se i pandehuri M. B. kishte thënë që, duke na marrë Kosovën, vendi mbetet me gjysmë mushkërie.

E dërgojnë në burg, në kënetën e ferrit, që do të bëhej romani i tij. E ç’nuk i panë sytë, tmerr dhe vdekje. Shkulje me darë marangozi të dhëmbëve të veshur me flori apo shkulje me gjithë krahë të palltove të reja të të dënuarve, priftin ortodoks me mjekër edhe në burg, që e groposin të gjallë, rënia me lopatë kokës Mitrush Kutelit pse ishte shkrimtar, se, sipas policit të burgut, libra bën vetëm Lenini, etj, etj.

Ujërat e turbullta të kënetës së ferrit ikën, të shtyrë dhe nga ujërat e djersës së njerëzve të burgosur.

Këneta u tha. Dhe jo vetëm ajo.

Autori, edhe pse komunizmi ra, s’kish si të mos ikte sa më parë në SHBA. Nga buza e tharë e kënetës së vdekjes, në brigjet dallgëmëdha të oqeanit të lirisë. Në Nju Jork, ku mbylli dhe sytë në 2018.

Kisha folur në telefon me të, tronditëse dhe bisedat, kur kujtonim se jeta dënohej dhe bëhej baltë, nga ajo baltë që kurrë nuk bëhej jetë e që duhen treguar për të mbrojtur të vërtetat e saj…

Tani më duket se dy romanet kanë mbetur përballë njëri-tjetrit si në një duel, ky fat u ra dhe në përleshjen morale të tyre përdorin armët, me të cilat janë pajisur: e vërteta kundër mashtrimit, vuajtja me përtalljen e saj, dënimin me harresën vrastare.

Lexuesit, sidomos të rinjve, por dhe kritikut, madje dhe psikoanalistit, mbase këto dy romanet do t’i rikthejnë imazhin e një kënete iluzive, tashmë të tharë, sipër së cilës fëshfërijnë të mbjellat, që s’kuptohet ç’pëshpërisin kur fryjnë erërat, dhe befas nga poshtë saj dalin si halucinacione pamjet e përthithura nga balta të një persekutimi infernal, ndërsa në brigjet e humbura ka ende gjurmë çizmesh ushtarake dhe forma të dendura, të pafund këmbësh të zbathura plot gjak.

Toka është e çarë si me gojë memece që duan të dëshmojnë dhe ashtu, që sikur bërtasin se pak më poshtë ka kufoma…

EPILOG I VOGËL:

Një dëshmi tjetër tronditëse, por autentike e asaj “kënete”, tashmë futur në letrat shqipe, është dhe “Libri i Burgut” i Profesor Arshi Pipës, një përmbledhje me poezi, ku janë dhe Sonetet e tmerrshme të Kanalit, të shkruara fshehurazi në atë kenetë, kur autori ishte dhe vetë i burgosur politik dhe mundi t’i mbijetojë, ai dhe poezia e tij.. Të gjitha poezitë ishin shkruar në letra të holla cigareje, i gjithë libri bëhej sa një kuti e vogël shkrepseje. Prandaj dhe Arshi Pipa mundi ta nxjerrë librin, kur doli gjallë nga burgu. Por ai nuk qëndroi me kaq.  Mundi të arratisej duke marrë me vete dhe “kutinë e shkrepëseve”, Sonetet e Kanalit, ‘ferrin dantesk të letrave shqipe”, do të shkruaja  më vonë për to, kur do ta merrnim vesh që ai libër ishte…

U botua së pari në Romë, në vitin 1959, po atë vit që shkrimtari i socrealizmit Fatmir Gjata, nxori “Kënetën” e tij. Nuk e di në e kishte parë ai “Librin e Burgut”, të rroposur në Fondin e zi të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë dhe s’e di në e kishte lexuar në letra të holla cigaresh dhe shkrimtari tjetër i “Realizmit të dënuar” bashkëvuajtësi i tij Magensen Bungo.  

Pasi ra perandoria komuniste dhe diktaturat e saj me radhë në Europë, më e fundit në Shqipëri, unë pata rastin të vizitoj shkrimtarin Arshi Pipa në shtëpinë e tij në Uashington dhe i pashë ato fije të holla cigaresh, Sonetet e Kanalit të kënetës së Vloçishtit dhe m’u nëpërmendën fletoret e mia me poezi të burgut, plot me njolla dheu dhe djerse ankthi,  që mbas nja 25-30 vjetësh mbas Arshi Pipës arrita t’i nxjerr dhe unë nga burgu.

Duhet t’i shohin dhe lexuesit, sidomos të rinjtë  poezitë e burgut dhe romanet e kënetës së përgjakur të letrave shqipe, patjetër dhe studiuesit, e realizmit socialist dhe të realitetit socialist, që jo vetëm s’janë e njëjta gjë, por trishtueshmërisht të kundërta.

Marrë nga  Peizazhe.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione dy romanet një kënetë dy romanet një kënetë

Sondazh

Poll
Insights 22 Qershor 2020, 09:30

Me Washingtonin a Brukselin?

Ne jemi të vegjël për t’i bashkuar BE-në e SHBA-në. Kësaj jave që të dyja caktuan data e u zotuan për ndërmjetësim të bisedimeve, veç e veç sikur ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë