Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Tiranë- Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kancer gjiri. 24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës.
“3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke luftuar me këtë sëmundje. E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhimbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte kancer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kanceri ka gjetur njeriun gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.
Më tej gjatë bashkëbisedimit me Enkel Demin, 24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë.
“Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tani që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë. Përpara se të nisja kimion mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babai im që më mi preu vetë”, tha ajo. Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese “RrezeCS.com” për të ndihmuar gratë që preken.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mjeku i njohur Tritan Kalo iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të tregojnë kujdes, pasi në vend kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese për COVID-19. Ai...
GREQI– I riu që shikoni në foto është 22-vjeçari I ndjerë që një ditë më parë humbi jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Shqiptari quhet Dirlo Mema dhe ësh...
TIRANË– Sot, më 11 maj, parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe qendrat estetike do të ngrënë qepenët, për të pritur klientët e tyre të parë, në kohë pa...
Gjermani- Gjermania vijon me hetimet ndaj Kinës, sa i përket COVID-19. Përveç “BILD” dhe prestigjozia tjetër gjermane “Der Spiegel” ka publikuar së fund...
Shqipëri- Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) duket se ka dyfishuar në mënyrë “fiktive” vlerën e një tenderi për përmirësimin e infrastrukturës në Qerret, duke ...
SHQIPËRI- Sot është shënuar dita e parë me numrin më të ulët të rasteve me koronavirus në Shqipëri. Vetëm 4 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit, ndërsa ...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com, Abc News kanë si lajm të parë masat lehtësu...
TIRANË– Gazetari Dritan Hila ka dalë plotësisht kundër protestave që janë organizuar dy ditët e fundit, që i përkasin edhe periudhës së pandemisë, për shka...
TIRANË– Regjisori Robert Budina ka deklaruar se figura pranë PS dhe kryeministrit Rama janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. I ftuar në “Mbrëmje ...
TIRANË– Naimi përmes rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan i bëri një surprizë nënës së tij. Ai e uroi atë për ditëlindje, por gjithashtu e falender...