LIVE UPDATES
Bota

E dënoi luftën në Ukrainë por hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur për Rusinë

8 Mars 2022, 18:16 Nga DOSJA
E dënoi luftën në Ukrainë por hapësira ajrore e

KOSOVË– Kosova tashmë u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por në veprimet e saj nuk është përfshirë edhe mbyllja e hapësirës ajrore për aeroplanët e kompanive ruse. Në hartën e vendeve që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, Kosova është e veçuar bashkë më Serbinë dhe Bosnjën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Zërin e Amerikës se autoritetet tashmë i kanë kërkuar NATO-s që kjo situatë të ndryshojë.

Ne jemi shumë të interesuar që të ndalojmë fluturimin e kompanive dhe fluturakeve ruse në hapësirën tonë ajrore, këtë çështje e kemi shtruar me KFOR-in dhe NATO-n dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta për hapat dhe vendimet e mëtutjeshme”, tha ai.

Por kush e kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës?

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, një zëdhënëse e NATO-s tha se “hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur dhe se komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës së poshtme ajrore mbi Kosovën, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, tha ajo.

Ish drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha thotë se Kosova aktualisht kontrollon hapësirën e mesme ajrore të saj, ndërsa hapësira e lartë ajrore nga 6 mijë e 500 metra e lart, kontrollohet nga Hungaria.

Për momentin hapësirën e lartë të Kosovës e kontrollon autoriteti hungarez sipas një marrëveshje që ka me KFOR-in nga viti 2015 për ofrimin e shërbimeve në atë hapësirë ajrore për shkak se NATO-ja është autoritet kompetent për hapësirën ajrore të Kosovës dhe kjo rrjedh nga marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 në mes të NATO-s dhe forcave të ish Jugosllavisë”, tha ai.

Ai thotë se çështja e kontrollimit të hapësirës ajrore të Kosovës është më shumë e natyrës politike se sa teknike. Pas shpalljes së pavarësisë, thotë zoti Berisha, Kosova ka miratuar ligje për aviacionin civil dhe se sipas tij qeveria duhet të shfrytëzojë këto kompetenca për të marr vendime të rëndësishme, siç është rasti me Rusinë.

”Ligjin për aviacionin civil e ka për detyrë ta zbatojë qeveria e Kosovës dhe jo NATO apo KFOR-i, ne si shtet sovran që është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe i ushtron në mënyrë të plotë kompetencat e tij duhet të paktën të ndërmerr iniciativë për ushtrimin e atyre funksioneve qe i ka obligim me ligj. Për shembull mund të kërkoj nga autoriteti i KFOR-it apo edhe autoriteti hungarez të cilat janë në marrëdhënie kontraktuale me KFOR-in dhe NATO-n që të merren vendime sa i përket hapësirës ajrore të Kosovës sidomos në këtë rast kur kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë kur pothuajse të gjitha shtetet i kanë ndaluar shfrytëzimin e hapësirës ajrore të avionëve rus ndërsa Republika e Kosovës të mos ndërmerr një vendim të tillë apo të paktën një iniciativë të tillë për shkak të kufizimeve që i ka nga autoritetet ushtarake të NATO-s të vendosura këtu përmes misionit të tyre të KFOR-it”, tha ai.

Deri më tash vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur hapësirën ajrore për kompanitë ruse, ndërsa një gjë të tillë nuk e ka bërë Serbia. Kompania e saj ajrore “Air Serbia” vazhdon të fluturojë nga Beogradi në Moskë dhe anasjelltas, ndërsa ka shtuar kapacitetet./Marrë nga VOA/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hapesira ajrore e kosoves lufta ukraine-rusi marredhenet kosove-rusi hapesira ajrore e kosoves lufta ukraine-rusi marredhenet kosove-rusi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit