LIVE UPDATES
Bota

E detyrueshme mbajtja e maskës, Franca nis hapjen: kafenetë dhe restorantë të bëhen gati në qershor!

30 Prill 2020, 07:32 Nga DOSJA
E detyrueshme mbajtja e maskës, Franca nis hapjen: kafenetë dhe

FRANCË– Pas 11 majit, jeta publike në Francë pritet të fillojë përsëri shumë ngadalë. Por kryeministri Edouard Philippe paralajmëron se do t’i vonojë lehtësimet, po të rritet përsëri numri i infektimeve.

Po nuk arritëm të ndërpresim zinxhirin e infektimeve, ne duhet t’i ashpërsojmë rregullat përsëri,” paralajmëroi Kryeministri Edouard Philippe në fjalimin e tij njëorësh për detajet e zbutjes së karantinës në Francë. Ky ishte një zhgënjim tjetër për shumicën e francezëve, të cilët, pas gjashtë javësh izolim të rreptë, po e humbasin dëshirën për t’iu bindur më rregullave. Sondazhet e fundit tregojnë se mbi gjysma e tyre janë lodhur nga kufizimet e ashpra.

Philippe sqaroi më tej të mërkurën (29.04.) se masat do të lehtësohen në 11 maj po të bjerë nën 3000 në ditë shifra e infektimeve të reja. Po të jenë jo pozitivë treguesit, zbutja e masave në 11 maj nuk do të ndodhë.

Rregulla teknokratike

Me më shumë se 23.000 raste të vdekjeve në vend dhe përvoja deziluzionuese me punën e sistemit francez të kujdesit shëndetësor, qeveria në Paris po kërkon një lehtësim në hapa të vegjël. Shkollat ​​do të hapen gradualisht – së pari për më të vegjlit, pastaj në qershor ndoshta do të hapen edhe shkollat e mesme.

Nga mesi i majit, duhet të kthehen në punë francezët që nuk mund ta kryejnë punën e tyre nga shtëpia. Megjithëse ende rekomandohet puna në shtëpi, në mënyrë që të lehtësohet edhe transporti publik. Metroja e Parisit do të funksionojë me 70 përqind të kapacitetit të saj. Meqenëse në vagone duhet të mbahet distancë, ajo do të jetë në gjendje të transportojë vetëm një pjesë të udhëtarëve të zakonshëm.

Restorantet, kafenetë dhe baret lejohen të rihapen vetëm që prej muajit qershor ndërsa muzetë, teatrot dhe koncertet mbeten të mbyllura. Jeta kulturore në Francë mbetet e ndalur. Të gjitha festivalet nga teatri në Avignon deri te xhazi dhe muzika klasike në plazhet e verës janë anuluar. Përsa u përket plazheve: ato do të qëndrojnë të mbyllura akoma deri në fillim të qershorit – me sa duket qeveria nuk u beson qytetarëve të saj se do të ruajnë distancën e mjaftueshme atje. Të paktën për perëndimin e vendit, ku ka vend për të gjithë edhe në kulmin e sezonit, kjo duket e tepruar.

Në përgjithësi, strategjia e daljes së qeverisë franceze jeton më pak nga një apel ndaj arsyes së përbashkët sesa nga një mori rregullash individuale teknokratike, që do të jenë të vështira për tu monitoruar.

Detyrim për maska në ambjentet publike

Një fabrikë e maskave mjekësore është vendosur të rihapet në Bretanjë, e cila qe mbyllur në vitin 2018 për shkak të prodhimit më të lirë në Kinë. Rreth 200 milionë maska mund të prodhohen atje çdo vit, por do të kërkojë ende kohë derisa të vihen sërish në punë konvejerët në Plaintel.

Qeveria franceze do të kujdeset për një sasi maskash që do të shiten në farmaci. Përdorimi i tyre rekomandohet në ambjente të gjera të jetës së përditshme: fëmijët duhet të vënë maska në shkollë, po ashtu njerëzit që shkojnë për të bërë pazar dhe punonjësit në vendet e punës, ku nuk ruhet dot distanca minimale.

Pasoja të paparashikueshme për ekonominë

Vëmendjen për momentin e tërheqin sipërmarrjet e mëdha. Për shembull, shoqëria ajrore Air France-KLM do të shpëtohet nga shteti me mbi 7 miliardë euro – edhe Peugeot, si ndërmarrja më e madhe e automjeteve në vend, ka nevojë për ndihmë shtetërore. Borxhi i sektorit publik pritet të rritet në 125 përqind të produktit të brendshëm bruto, dhe prodhimi ekonomik mund të bjerë deri në 10 përqind. Pagesa për punë me orar të reduktuar dhe kompensimet për punonjësit e vetëpunësuar do ta rëndojnë buxhetin e shtetit me miliarda euro.

Marrë nga DW 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota edouard philippe france koronavirusi ne france edouard philippe france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj