Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aeroplanët luftarakë izraelitë ndërmorrën 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hapën një breshëri raketash në Izraelin jugor.
Përmes një deklarate, Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha se “avionët luftarakë po godasin objektivat e terroristëve në Rripin e Gazës”.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet do të vazhdojnë me “forcë të plotë” dhe do të “marrin kohë”.
Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve me Izraelin.
Nga sulmet ajrore izraelite janë vrarë më shumë se 40 njerëz, thanë zyrtarët. Ushtria e Izraelit thotë se ka shënjestruar udhëheqësit dhe infrastrukturën e lidhur me Hamasin.
Lëvizja islamike, Hamas, e cila konsiderohet terroriste nga Izraeli, lëshoi një seri raketash drejt Izraelit jugor brenda natës dhe gjatë pasdites.
Miliona izraelitë u grumbulluan në strehimore.
Ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar.
Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë në sulmet me raketa që kur filluan luftimet të hënën e kaluar, ka thënë Izraeli.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent për të diskutuar situatën në Lindje të Mesme por 15 anëtarët nuk ishin në gjendje të bien dakord mbi një deklaratë të përbashkët.
Shtetet e Bashkuara – një aleat i fortë i Izraelit – thuhet se bllokuan masën, duke besuar se do të ishte e padobishme në procesin diplomatik.
Në takimin e së dielës, ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield tha se SHBA-ja ishte e gatshme të ofronte mbështetje “nëse palët kërkojnë një armëpushim”.
Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki, foli për sulmin e së shtunës në një kamp refugjatësh, i cili vrau 10 anëtarë të së njëjtës familje.
“Izraeli shpesh na kërkon të vendosim veten në vendin e tyre”, tha ai, duke shtuar, “por ata nuk kanë veshur këpucë. Ata janë të veshur me çizme ushtarake”.
Si përgjigje, përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit, Gilad Erdan, përmendi vdekjen e një vajze 10-vjeçare arabo-izraelite, e vrarë nga një raketë e Hamasit.
Ai këmbënguli se Izraeli ishte duke “çmontuar infrastrukturës terroriste dhe po shmang viktimat civile”.
Erdan i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të dënojë Hamasin, por paralajmëroi se Izraeli do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur veten.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se administrata e tij po punon me palestinezët dhe izraelitët drejt një qetësie të qëndrueshme.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka diskutuar për situatën me ministrat e jashtëm të Katarit, Egjiptit dhe Arabisë Saudite, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin, më 16 maj bëri thirrje për t’i dhënë fund menjëherë dhunës dhe për të rihapur dialogun palestinezo-izraelit të paqes.
Një grup ligjvënësish amerikanë gjithashtu bënë thirrje që dhuna të ndalet. Njëzet e tetë demokratë të Senatit lëshuan një deklaratë më 16 maj duke kërkuar që ushtria e Izraelit dhe Hamasi të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.
“Për të parandaluar çdo humbje të mëtejshme të jetës civile dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në Izrael dhe territoret palestineze, ne kërkojmë një armëpushim të menjëhershëm,” thanë 28 senatorët, në deklaratën e udhëhequr nga senatori Jon Ossoff, i cili është hebre.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gaza tani ka arritur në 188 persona, përfshirë 55 fëmijë dhe 33 gra, me 1,230 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetit të kontrolluar nga Hamasi. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve.
Zyrtarët izraelitë thonë se 10 njerëz janë vrarë në Izrael, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar izraelit.
Grupi militant islamik Hamas filloi sulmin me raketa në Izrael, pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Sulmet pasuan kundërshtimet për një çështje gjyqësore për të dëbuar disa familje palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa të qytetit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Izraeli në shenjë hakmarrjeje nisi sulme ajrore dhe artilerie në Gaza.
REL
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Kush e mbështet Hamasin dhe prej ku i marrin raketat? Kundërshtari i Organizatës për Çlirimin e Palestinës po lufton me sasi të mëdha raketash Izraelin.“...
GAZA– 212 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ...
Drejtuesja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po mbron vendimin për të lehtësuar udhëzimet për përdorimin e maskave për individët e v...
SHBA– Redaktorja kryesore e Associated Press kërkon hetim të pavarur për bombardimet e Izraelit ndaj një ndërtese në Gaza, e cila përdorej nga organizata ...
Pas futjes në tregun gjerman, austriak dhe atë të Suedisë, një fabrikë nga Kosova që prodhon shtëpi me parafabrikate dhe miqësore për mjedisin synon tregun amer...
Vaksina Pfizer po u jepet fëmijëve amerikanë nga mosha 12 vjeçare pas miratimit të saj nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit, por shkencëtarë...
GAZA– Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se janë të gatshme që të ndërhyjnë për armëpushim, nëse Pa...
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje të autoriteteve ushtarake iraniane. Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revoluci...
Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve ...
GAZA– Ministria e shëndetësisë në Gaza ka raportuar se të paktën 192 njerëz janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 58 fëmijë.Këto janë shifrat më të fund...