LIVE UPDATES
Bota

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

16 Maj 2021, 18:48 Nga DOSJA
Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve janë ndarë mbi 19 milionë euro. Ndërkohë, pagesa e udhëtarëve në autostradat në Evropë, por edhe në rajon, tashmë është një rregull i zakonshmën.

Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, në të kaluarën ishte thënë se do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Por, tetë vjet nga lëshimi në qarkullim i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe dy vjet nga përfundimi i autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në to qarkullohet pa pagesë.

Lidhur me procesin e dhënies me koncesion të autostradave, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur për publikun ndonjë plan të detajuar.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, për të marrë informacione lidhur me këtë temë, por nga ky institucion kanë kthyer përgjigje. Po ashtu, edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, lidhur me këtë çështje.

Dedaj: Nuk janë plotësuar kriteret për pagesë të autostradave

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, profesor në Kolegjin UBT, thotë se kriteret teknike të autostradave në Kosovë nuk janë plotësuar dhe nuk mund të bëhet përcaktimi i pagesës për autostradë.

“Autostradat tona ende nuk janë të pranuara teknikisht, nuk i plotësojnë të gjitha kriteret, pasi që iu mungojnë pushimoret. Nuk mund të bëhet një pagesë, për shembull 3 euro, derisa drejtuesi i automjetit nuk ka ku të ndalet të pushojë për nevoja të veta. Këto janë elementet teknike që ne i përkufizojmë tek autostradat. Këto janë detaje dhe kritere që nuk janë plotësuar”, thotë Dedaj për Radion Evropa e Lirë.

Që nga paslufta e deri në vitin 2020, janë bërë investime kapitale në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vend janë 137 kilometra autostradë.

Dy autostradat e Kosovës u ndërtuan me buxheti i shtetit

Autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova”, ka kushtuar mbi 700 milionë euro. Ndërkaq, autostrada Prishtinë –Shkup, e quajtur “Arbën Xhaferi”, me gjatësi prej 55 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.

Të gjitha vendet e rajonit kanë një taksë specifike për autostradat, taksë e cila shërben për mirëmbajtjen e rrugës. Kjo taksë ndryshon nga shteti në shtet.

Autostradat me pagesë në rajon

Sipas faqes zyrtare tolls.eu, e cila tregon të gjitha çmimet që duhet të paguhen në çdo autostradë në vendet e rajonit dhe me gjerë, çmimet e taksës për autostradë, përcaktohen sipas lartësisë së automjetit.

Në Shqipëri, në autostradën, Milot – Morinë, që njihet si “Rruga e Kombit”, e që ka gjatësi prej 128 kilometrash, pagesa për motoçikleta është 2.50 euro, ndërsa për vetura 5 euro. Autostrada Beograd – Preshevë, me gjatësi 350 kilometra, për motoçikleta kushton 6.2 euro, ndërsa për vetura, taksa është 12.4 euro.

Për autostradat në Maqedoninë e Veriut, çmimet fillojnë nga 1.3 euro deri në 4.36 euro, varësisht nga kilometrat e autostradës.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili drejtoi këtë ministri më 2018- 2019, në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kishin nisur ta bënin një studim të fizibilitetit, por që kishte mbetur në gjysmë. Autostradat, thotë ai, kishin menduar t’i bënin me pagesë, pasi që ato duhet të mirëmbahen.

“Çdo shtet që pretendon që të ketë një zhvillim ekonomik apo zhvillim të korridoreve, duhet të investojë në infrastrukturë. Por, ajo që vlen të theksohet është që infrastruktura duhet të mirëmbahet. Unë kam menduar që autostradat të bëhen me pagesë, por pas dorëheqjes së Qeverisë Haradinaj, ky proces ka ngecur”, thotë Lekaj.

Vetëm 3.4 për qind e rrugëve, të paasfaltuara

Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht ishte ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.

Kosova ka një infrastrukturë të mirë rrugore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës të vitit 2020, nga gjithsej 2,378.7 kilometra rrugë, 2,210.7 kilometra apo 96.6 për qind janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 81 kilometra apo 3.4 për qind e rrugëve janë të paasfaltuara.

Marrë nga REL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni autostradat në kosove autostradat në kosove

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën