Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Eshtë shtyrë seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, me arsyetimin se nuk ishin njoftuar 3 të pandehurit e tjerë të dosjes, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, të cilët janë pjesë e dosjes në seancën paraprake.
Në përfundim të seancës, gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës, ndërkohë që avokati i Tahirit, Maks Haxhia është shprehur se prokuroria nuk ka prova, por la të hapur mundësinë që Tahiri të kërkojë një proces gjykimi të shkurtuar.
Prononcimi për gazetarët:
A do ketë kërkesë për gjykim të shkurtuar?
Haxhia shtoi se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.
Maksim Haxhia: “Akoma nuk kemi vendosur. Por nëse do vazhdojë kështu kalvari i zgjatjeve do të detyrohemi ta bëjmë kërkesën me gjykim të shkurtuar sepse gjithë materiali që ne kemi parë në 57 kapituj, fashikujt e dosjeve në ngarkim të Tahirit dhe të tjerëve, nuk ka asnjë provë që të implikojë Tahirin, që të çojë në ngritjen dhe bazueshmërin e akuzave për të cilat ai është sjellë në për gjykim. Nuk ka letërporosi ishte abuzim dhe keqdashje në çështjen Tahiri nga analistë të qëllimshem dhe të pozicionuar. Nuk ka 8 por 2 letërporosi që nuk kanë të bëjnë me akuzat.”
Në seancën e sotme pritej që gjykata të jepte vendimin për vijimësinë e dosjes Tahiri. Ish-ministri kërkon nga gjykata pushimin e çështjes, pasi sipas palës mbrojtëse, prokuroria nuk ka prova për të mbajtur Tahirin në bangën e të akuzuarve.
“U nis si një çështje e bashkuar me Habilajn, por tashmë u çua në gjykatë me ish-oficerët e policisë. Ne kërkojmë pafajësi sepse nuk ka prova. “-u shpreh Maks Haxhia para gazetarëve.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal”, thuhet në dosjen e Prokurorisë. Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Pas përplasjeve dhe tensionimit të situatës para parlamentit, protestuesit e opozitës së bashkuar kanë vendosur të ulen para parlamentit, në shenjë prot...
TIRANE- Protesta e opozitës ka nisur që prej orës 10 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që përveç kamerave dhe raportuesve nga terreni nuk kanë munguar as p...
Protesta e opozitës në Tiranë është spikatur nga një tjetër fenomen që është filmuar me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatj...
TIRANË– Protestuesit e opozitës para Kuvendit i kanë vënë flakën disa gomave. Zjarri është shuar nga Garda me ndihmën e autoboteve të ujit.Përveç dj...
TIRANË–Anëtari i FRPD së degës së Durrësit, Ndrec Pjetri ka bërë një gjest fisnik gjatë protestës së opozitës para Kuvendit.Pjetri ka ndihmuar një prej pol...
TIRANE- Dosja.al sjell fotot e momenteve të përplasjes mes protestuesve të Unazës së Re, policisë dhe një nga personazhet më të njohur të protestës së Astirit.P...
Tiranë- Protesta e sotme e opozitës ka nisur me përplasje ditën e sotme para ministrisës së Brendshme. Banorët e “Unazës së Re” janë përplasur me efektivët dhe...
TIRANË– Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka mbajtur një fjalë para protestuesve të opozitës. Malaj i ka dhënë “kurajo” protestueve duke iu thën...
TIRANE- Lulzim Basha mungoi në protestë, por vendi nuk mbeti bosh. Nuk ishte Berisha, por Aurela Basha, bashkëshortja që e zëvendësoi sot përpara Parlamentit. P...
TIRANË- Opozita ka protestuar sot para Kuvendit. Në parlament janë betuar tre deputetët e rinj: Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj. Një prote...