LIVE UPDATES
Bota

E goditi dhe e kërcënoi me thikë, kandidati për president në BulIgari sulm ndaj LGBT

6 Nëntor 2021, 10:29 Nga DOSJA
E goditi dhe e kërcënoi me thikë, kandidati për president

BULLGARI – Në Bullgari, një kandidat nacionalist i krahut të djathtë për zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë muaj (nëntor, 2021) është arrestuar dhe akuzuar për një sulm në një qendër të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) në Sofje.

Boyan Rasate u ndalua nga policia dhe ai po përballet me akuzat për huliganizëm dhe përfshirje në dhunë, tha në një deklaratë më 3 nëntor Zyra e Prokurorit në Sofje. Ndjekjes penale iu hap rruga pasi disa ditë më parë atij iu hoq imuniteti ligjor si kandidat presidencial. Për të dyja veprat penale parashihet dënim me burgim. Bullgaria është vend anëtar i Bashkimit Evropian. Prokurorët thanë se 50-vjeçari, Rasate, nuk e ka pranuar fajësinë.

Si ndodhi ngjarja?

Më 30 tetor, një grup prej rreth 10 personash sulmuan dhe vandalizuan Rainbow Hub, një qendër për organizimin e ngjarjeve të lidhura me komunitetin LGBT në qendër të Sofjes. Fondacioni Bilitis që merret me drejtimin e kësaj qendre akuzoi Rasate se drejtoi sulmin. Qendra është e vendosur në një bllok apartamentesh në kryeqytetin bullgar, dhe më 30 tetor kishte organizuar një ceremoni, kur grupi hyri brenda dhe filluan të shkatërronte çdo gjë që i dilte përpara. Mobilje të shkatërruara, disa prej tyre të lyera me ngjyrë të zezë, shihen të shpërndara në këtë qendër, pas incidentit. Rasate akuzohet gjithashtu se ka goditur me grusht njërën prej grave brenda qendrës në momentin e sulmit, si dhe ka mbajtur një thikë.

“Në mënyrë që t’i ndaloj ata të hyjnë fillova të bërtas: Jo! Ai (Rasate) më goditi dhe vazhdoi të hynte brenda. Të tjerët e ndiqnin”, tha për Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, aktivistja e kësaj qendreje, Gloriya Filipova.

Një grup prej disa personash ishin mbledhur në qendrën Rainbow Hub në orën 17:00 më 30 tetor për atë që Fondacioni Bilitis e përshkroi më vonë si një “mbledhje trans-komunitare”. Rreth gjysmë ore pasi filloi takimi, ra zilja e derës, tregon Filipova.

“Një vajzë shkoi ta hapte. Edhe unë shkova te dera për të parë se kush ishte. Ndërsa po afrohesha, një grup burrash tashmë po hynin brenda”, tha ajo.

Shumë shpejt ajo e kuptoi se Rasate po e drejtonte bandën. Ata filluan menjëherë të thyenin mobiljet, të rrokullisnin tavolina dhe karrige, të ngjyrosnin nëpër mure, si dhe të thyenin një kompjuter që përdorej për të transmetuar online ceremoninë. Gjatë kaosit disa anëtarë të komunitetit LGBT, që ishin brenda qendrës, arritën të dilnin jashtë.

“Por, shumica prej nesh ishim shtangur dhe prisnim që të përfundonte”, rrëfen Filipova.

Pasi përfunduan vandalizimin e qendrës, sulmuesit filluan të largohen, por jo edhe kandidati për president i Bullgarisë.

“Ai u ndal para meje. Kjo më frikësoi sepse ai më kishte goditur një herë dhe nuk e dija nëse do të më godiste përsëri. I thashë, pasi e bëtë këtë mund të largoheni? Ai tha: “Jo, kam akoma një punë dhe nxori një thikë”, tha Filipova.

Komuniteti ndërkombëtar e dënon sulmin

Sulmi në Rainbow Hub është dënuar jo vetëm në të gjithë spektrin politik bullgar, por edhe nga disa ambasada në Sofje, duke përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës. Më 1 nëntor, ambasadorët vizituan Rainbow Hub. Ata thanë se vizita bëhet “për të shprehur solidaritetin me miqtë dhe partnerët tanë pas këtij sulmi të pakuptimtë”. Organizata Joqeveritare ILGA-Europe, e cila mbron interesat e komunitetit LGBT, e dënoi sulmin dhe u kërkoi autoriteteve bullgare “të dënojnë publikisht sulmet, të hetojnë dhe të sanksionojnë sulmuesit”. Ky sulm ka hedhur dritë mbi mungesën e tolerancës ndaj komunitetit LGBT në Bullgari.

Më herët, Fondacioni Bilitis kishte njoftuar se ka paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë në Bullgari një peticion me më shumë se 8 mijë nënshkrime përmes së cilit kërkohej që të përfshihen në Kodin Penal krimet e urrejtjes bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Më 27 tetor, Gjykata Kushtetuese bullgare vendosi se fjala “gjini” zbatohet vetëm në “kuptimin biologjik”, duke zhgënjyer ata që besojnë se fjala duhet të ketë një përkufizim më të gjerë. I lindur si Bojan Stankov, Rasate është themeluesi i Bashkimit Kombëtar Bullgar (BNS), por nuk e drejton më. Ai njihet për retorikën e tij kundër komunitetit LGBT dhe migrantëve. Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mundësinë e kandidimit në zgjedhje, Rasate tha se nuk është e rëndësishme nëse ai ka imunitet ose jo për të kandiduar por, sipas tij, e rëndësishme është që Bullgaria nuk është shtet ku sundon ligji.

“Unë besoj se Bullgaria nuk është një shtet ligjor dhe ajo që kemi këtu në vend të gjyqësorit është drejtësia në rrugë. Pavarësisht nëse funksionon në këtë apo atë drejtim, gjithsesi është drejtësi e rrugës. Por, ka diçka më të rëndësishme që dua të them për imunitetin tim. Nuk është aq e rëndësishme nëse kam apo nuk kam imunitet. Gjëja më e rëndësishme është imuniteti që gëzojnë ende njerëzit që po përhapin propagandë të pedofilisë mes adoleshentëve“, tha ai.

Në një postim në Twitter, Komisionarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviq, u kërkoi autoriteteve bullgare që të kryejnë një hetim të shpejtë për sulmin kundër Rainbow Hub, duke e quajtur atë “një shembull tjetër shqetësues të kërcënimeve në rritje kundër OJQ-ve që punojnë për të drejta për komunitetin LGBTI”. Organizata ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International, tha përmes një deklarate se autoritetet bullgare tani duhet të ndryshojnë ligjin dhe të përfshijnë dhunën homofobike si krim të urrejtjes. Me Kodin Penal të Bullgarisë krimet e urrejtjes trajtohen si akte huliganizmi.

“Nuk ka dyshim se sulmi në Qendrën Komunitare Rainbow Hub ishte i motivuar nga urrejtja dhe ky incident i tmerrshëm ka nxjerrë në sipërfaqe mangësitë e sistemit të drejtësisë në Bullgari”, tha grupi i të drejtave të njeriut me qendër në Londër.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boyan rasate bullgari gloriya filipova lgbt ne bullgari rainbow hub boyan rasate bullgari gloriya filipova lgbt ne bullgari rainbow hub

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj