Berisha: Pa 44 protestat para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS!
11 Shkurt, 14:23
...
Bota
Zhvillime të papritura në Maqedoninë e Veriut, VMRO siguron shumicën parlamentare
5 Nëntor 2021, 20:55Nga DOSJA
SHKUP – Dorëheqja e Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit në Maqedoninë e Veriut pas humbjes së zgjedhjeve lokale ka vënë në lëvizje partitë politike në vend. Së fundmi, kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Miçkoski njoftoi në rrjetet sociale se ka siguruar shumicën e re parlamentare për të rrëzuar qeverinë e kryesuar nga LSDM-ja.
Në foton e publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Miçkoski është ulur në tavolinë të përbashkët me liderin e së majtës Dimitar Apasievin, sekretarin e përgjithshëm të Besës Arjanit Hoxhën, kryetarin e Alternativës Afrim Gashin dhe sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Shqiptare Arben Taravarin.
Në këto kushte, koalicioni qeverisës mund të humbasë shumicën parlamentare. Nëse nuk kalon votëbesimin në parlament, vendi i drejtohet zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Në zgjedhjet lokale të ditës së diel në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja pësoi humbje serioze duke detyruar kryeministrin Zoran Zaev të japë dorëheqjen nga posti i shefit të qeverisë.
Postimi i kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Miçkoski:
Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para vizitës në Bosnje d...
KOSOVË- Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike u ka bërë thirrje qytetarëve në vend që të kursejnë energji elektrike. Gazeta Ekspress shkrua...
FRANCË– Ministria Franceze e Bujqësisë ka urdhëruar fermerët në vend, që të mbajnë shpendët e tyre në ambiente të mbyllura për të parandaluar përhapj...
GLASGOW- Më shumë se 190 vende janë mbledhur për Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, në Glasgow Skoci. Këtë vit sytë e gjithë botës janë kthyer drejt...
SKOCI- Aktivisja adoleshente për klimën, Greta Thunberg ka thënë se udhëheqësit botëror duhet të zgjohen dhe të gjejnë metoda të reja kundër krizës. BBC shkruan...
AUSTRALI– Tre fëmijë janë trajtuar për djegie të rënda në një spital pediatrik në Sydney, Australi, pasi ata u përpoqën të bënin ‘Dalgona’ si pjesë e një ...