Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- 14 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 5 persona kanë rënë në pranga, për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Një person është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, ndërkohë që një tjetër pasi po ndërtonte një objekt pa leje. 7 persona në Tiranë janë arrestuar, për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt si dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu bëhet me dije se një 16-vjeçare është sgpallur në kërkim, pasi është larguar nga shtëpia ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/ Vihen në pranga 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – F. B., 46 vjeç dhe A. L., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; – L. M., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa; – O. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa; – H. R., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva dhe një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A. M., 34 vjeç, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa lejen e organeve kompetente; – M. N., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim D. M., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – E. B., 30 vjeç dhe A. Ç., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi; – F. D., 42 vjeç dhe A. K., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur; – H. H., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e ti dhe ka dalë nga rruga; – A. M., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.
—–
Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FIER-Një makinë e shkrumbuar është gjetur ditën e sotme në fshatin Frakull të Fierit. Mjeti tip “Volkswagen”, pa targa u gjet nga banorët e zonës i shkrumbuar. ...
TIRANE- Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar, ku pritet të diskutohen ngjarjet e 8 janarit. Në një njoftim dërguar anëtarëve të Këshillit, S...
GJIROKASTËR – Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët janë kapur në flagrancë duke transportuar me qëllim fitimin, tre emigrantë të paligj...
TIRANË / Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i identifikuar si Bujar Tafa, banues në Bërxullë, pasi është kapur në automjetin e t...
TIRANË – Banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë denoncim në SPAK për guroren që po ndot ujin e tyre të pijshëm. Ata i janë drejtuar SPAK më një kal...
LUSHNJE – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku raportohet se janë përplasur 3 automjete dhe kane shkaktuar deme të konsiderueshme materiale.Dysh...
TIRANË – Është zbardhur itinerari i kontejnerit me banane, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 119 kilogramë kokainë. Lënda narkotike u gjet brenda n...
TIRANË – Forumi Ekonomik Botëror ka publikua një raport, ku përmend pesë rreziqet kryesore me të cilat do të përballet vendi ynë në vitin 2022. Ndër to, at...
LEZHË– Katër persona janë arrestuar në Lezhë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Operacioni i koduar “I...
LEZHË – Policia e Lezhës ka finalizuar pas një hetimi 3-mujor, operacionin e koduar “Identiteti”, duke arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim...