“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
119kg kokainë/Itenerari: Kontejneri arriti në Durrës 52 ditë pasi u nis nga Ekuadori
13 Janar 2022, 13:39Nga DOSJA
TIRANË – Është zbardhur itinerari i kontejnerit me banane, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 119 kilogramë kokainë. Lënda narkotike u gjet brenda një magazine në zonën e Vaqarrit, ndërsa sipas panorama.al, e cila citon burime nga grupi hetimor, kontejneri ka shëtitur në të paktën gjashtë porte dhe i janë dashur plot 52 ditë për të mbërritur në destinacion, në Portin e Durrësit.
Mësohet se kontejneri me banane, ishte nisur nga porti Bolivar (Ekuador) me datën 5 nëntor 2021 dhe mbërriti pas 52 ditësh më Portin e Durrësit, konkretisht me datë 26 dhjetor të vitit të kaluar.
“Kontejneri është nisur në datën 5 nëntor nga porti i Bolivarit dhe një ditë më pas (6 nëntor), është transferuar në portin e qytetit të Guayaquil. Kontejneri ka qëndruar disa ditë në portin e Guayaquil dhe është nisur drejt portit të Rodman në Panama. Nga porti i Rodman, anija me kontejnerin është zhvendosur në portin e Colon, po në Panama. Në këtë port, kontejneri është gjurmuar në datën 23 nëntor, pra 18 ditë pasi u nis nga porti i Bolivarit në Ekuador. Nga porti i Colon në Panama, kontejneri është nisur drejt Italisë dhe mbërriti pas 14 ditësh (7 dhjetor) në portin e Gioia Tauro në Italinë Perëndimore. Ndalesa e radhës dhe e fundit ishte porti i Durrësit, ku kontejneri mbërriti me 26 dhjetor, pas plotë 52 ditesh nga nisja në Ekuador”, konfirmuan burime nga grupi hetimit ngritur për të hetuar rastin në fjalë të trafikimit të 191 kilogramë Kokainë nga Amerika Latine drejtë Shqipërisë.
Kontejneri ka dalë nga Porti i Durrësit për t’u depozituar në magazinat e kompanisë së importit të bananeve në Tiranë dy ditë pas mbërritjes, konkretisht në 28 dhjetor.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Forumi Ekonomik Botëror ka publikua një raport, ku përmend pesë rreziqet kryesore me të cilat do të përballet vendi ynë në vitin 2022. Ndër to, at...
LEZHË– Katër persona janë arrestuar në Lezhë dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Operacioni i koduar “I...
LEZHË – Policia e Lezhës ka finalizuar pas një hetimi 3-mujor, operacionin e koduar “Identiteti”, duke arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim...
TIRANË– Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat e vendosura për frenimin e përhapjes së Koronavirusit. Edhe pse në ditët e fundit...
TIRANË – Biblioteka Kombëtare edhe pas dy incidenteve të ndodhura vite më parë me një përmbytje dhe një zjarr në mjediset e saj vijon të mbetet në të...
TIRANË– Dita e sotme është më e ftohta e javës. Temperaturat do të zbresin deri në -7 gradë celsius.Vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë d...
TIRANË– Drejtoresha e ISHP-së, Silva Bino deklaroi ditën e sotme se Shqipëria është një nga vendet më të mira në Europë për mbulesën vaksinale. Kësht...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e sotme në orën 11:00. Ndaj tij prokuroria ka dërguar një thirrj...