LIVE UPDATES
Insights

E majta dhe censura. Rasti i kadrinjve që lënë pa gjumë Macron

8 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA
E majta dhe censura. Rasti i kadrinjve që lënë pa gjumë

Flini mirë, babi Zeus merret me gjithçka. I urdhëruar nga qeveria, një raport sapo është publikuar në lidhje me “krijimin e një Njësie autorregulluese dhe të ndërmjetësimit të informacionit”. Si quhet? “Besim dhe Liri”. Kot s’e quajtën “Vargonj dhe asfiksi”. Sepse për atë bëhet fjalë. Liria e shtypit dhe kufizimet e saja janë të rregulluara nga një nga ligjet më brilante të historisë së Republikës, ligji i 29 korrikut 1881. Por kjo s’i mjafton pushtetit, i cili dëshiron të krijojë një lloj Komiteti të së Mirës Gazetareske.

Kuptohet, autorët e raportit pretendojnë që makineria e re nuk do të gjykojë linjat editoriale. Por çfarë atëherë? “Praktikat e mira”, thonë ata. Epo shyqyr?

Një ndër karakteristikat gjeniale të ligjit të 1881 është fakti që e ndalon drejtësinë të pyesë ‘tepër’ mbi sekretet e prodhimit të lajmit – pra dhe të burimit – dhe përcakton fushën e veprimit në aspektet fyese apo shpifës të lajmit. Ja pra një rast në të cilin do të përfshihet kjo Njësi nën pretekstin e “praktikave”…

Kë do të gjejmë në këtë Njësi të censurimit me stil?

Disa botues, disa gazetarë dhe “shoqërinë civile” thotë raporti.

Më falni, por pavarësia e gazetave nuk mund të ndahet. Tek ‘Le Point’ ne jemi krenarë, ashtu si plot të tjerë, mbi të drejtën për t’u diferencuar nga konkurrentët. Dhe nga të punësuarit e tyre. Dhe nga sindikatat apo OJF-të që mund të ulen në këtë ‘Njësi’. Ne u japim llogari lexuesve tanë dhe – ne nuk jemi mbi ligjet – drejtësisë. Kaq është e tëra. Kjo qeveri nuk ka mësuar asgjë nga Historia.

Më 13 janar 1898 botohej në ‘L’Aurore’ i famshmi “Unë akuzoj” i Emil Zola. Zola pati shumë vështirësi për të gjetur një gazetë për ta botuar. Georges Clemenceau dhe Ernest Vaughan, në krye të ‘L’Aurore’, morën përsipër rrezikun, por ama ishin shumë të izoluar në shtypin e kohës. Asnjë nuk ka dyshim që një komitet deontologjie – kryesisht antidreyfus – do të kishte gjetur fjalët e duhura për t’u kujdesur për “praktikat e mira” që ky tekst shkel, duke e akuzuar, pavarësisht çfarë profesojnë të njëjtët për virtutet e gazetarisë.

Të bëjmë kujdes, gazetat dhe gazetarët meritojnë pjesën më të madhe të kritikave që u bëhen. Në këtë aspekt dhe Ne tek ‘Le Point’ jemi më të rreptë se autorët e këtij raporti. Ne nuk hezitojmë kurrë të themi kundërshtimet tona me të tjerë si dhe pranojmë kritikat, madje dhe ato agresive. Eshtë normale dhe e nevojshme. Servilizmi, një ndër plagët kryesore të shtypit, nuk zgjidhet duke e zëvendësuar me konsensusin. Përkundrazi. Një ndër idetë më shqetësuese të raportit në fjalë është ajo e një “bashkërregullimi me CSA”.

CSA, le ta kujtojmë, ka vetëm dy motive: nga njëra anë, të mbajë një sy hapur mbi shërbimin publik dhe nga ana tjetër, të rregullojë radiot dhe televizionet private me pretekstin që ato ‘zënë’ një “resurs publike të rrallë”, frekuencat. Vetëm që tani gati çdo gjë kalon nga fibra apo 4G : nuk është më fenomen i rrallë. CSA do të duhej të hiqej fare nëse është vetëm për këtë qëllim. Por jo, verbuar nga pushteti, ata kërkojnë dhe ëndërrojnë të jenë dhe drejtues të ndërgjegjes së shtypit dhe medias. S’është habi që CSA i bashkangjitet: projekti i Macron është i ujitur me ideologjinë e ‘Të mirës që vjen nga sipër’. Raporti “Hoog” nuk është asgjë më shumë se një justifikim i gjatë i krenarisë rregulluese të Elizesë, shprehur nga Emmanuel Macron në një bisedë me disa gazetarë, nga të cilët njëri i ‘Le Point’, i cili raporton se Macron tha:

“E mira publike, është informacioni. Dhe ndoshta është shteti që duhet ta financojë. […] Duhet të sigurohemi që është asnjanës, të financojmë disa struktura që garantojnë asnjanësinë. Dhe për këtë duhet të verifikojmë informacionin, me një proçes të subvencionuar nga publiku dhe me disa garantë që të jenë gazetarë. Kjo pagesë duhet të jetë e zhveshur nga çdo interes. Por, diku, duhet dhe të rrjedhë nga profesioni.”

Retorika e pabesueshme që zëvendëson principin e lirisë së fjalës me konceptin e informacionit si detyrë mbretërore, për të cilën Shteti duhet të jetë garanti në fund, me disa gazetarë si paravento. Një vizion që çuditërisht e gjejmë dhe te Etienne Chouard, ky lider i ‘gilets jaunes’ i ardhur nga e majta ekstreme dhe që kultivon lidhje me të djathtën ekstreme. Në revistën ‘Eléments’, Chouard ka përkufizuar vizionin e tij të një “shërbimi publik të informacionit” ku “qytetarët themelues” do të vendosin ata vetë të “paguajnë gazetarët si të ishin nëpunës civilë të cilët do të punonin rregullisht nën kontrollin e një dhomë të medias të hedhur në short”.

Një president i Republikës i verbuar – me të drejtë – nga konspiracionistët e rrjeteve sociale arrin në përfundimin që shtypi duhet rregulluar; një komplotist me patentë që vetëm përfiton nga të njëjtat platforma sociale kërkon dhe ai të rregullojë shtypin. E habitshme, apo jo? Konkretisht, është vullneti i Zeusit ajo çka gjejmë në këtë raport, i ekzekutuar me zell nga Emmanuel Hoog, funksionar i lartë ndër dy mandate, çka na shitet si një garanci e lartë e pavarësisë… I qartë mbi akuzat e parashikueshme, Hoog mendon që financimi i kësaj njësie nga Shteti të limitohet në 49 %. Argument i kotë. E dimë shumë mirë kush do ta ketë pushtetin…Dhe akoma më keq. Hoog parashikon që përcaktimi i të “drejtave fqinje”, princip ky sapo i shpallur nga BE, të jetë pjesërisht i kushtëzuar nga pjesëmarrja në skemë. Gjithashtu do të ketë dhe subvencionime. E thënë ndryshe: përuluni dhe do të paguheni. Shërbëtorët vullnetarë ekzistojnë, por janë të rrallë. Pak shantazh financiar veçse ndihmon…

Të jemi të qartë : ‘Le Point’ nuk do të bëhet pjesë. Nuk do të bashkohemi në këtë nismë groteske dhe liri-vrasëse. As nuk duam të kontrollojmë konkurrentët tanë. Dhe nuk i njohim asnjë autoritet CSA-së në lidhje me NE. “Republika ushqehet me lirinë”, tha Clemenceau gjatë debatit mbi ligjin e 1881. Në një tjetër debat, më 1903, mbi arsimin, ai shtoi: “Kur ne shohim drejt lirisë së njeriut, drejt intelligjencës, ne nuk kemi të drejtë të zbythemi përballë përgjegjësive tona dhe të thërrasim në ndihmë, si fëmijë të frikësuar, një autoritet mbrojtës, viktimat e të cilës do të jemi vet të parët.”

Marrë nga Respublica

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione emmanuel macron france liria e mediave emmanuel macron france liria e mediave

Sondazh

Poll
Insights 8 Prill 2019, 10:14

Një thirrje për njerëzit jomilitantë!

Nga Erion Kristo- Te nderuar qytetare jopartiake. Ju jeni me shume se gjysma e banoreve te ketij vendi. Ju jetoni ketu dhe perjetoni gjithcka qe gatuhet nga kla...

Insights 7 Prill 2019, 18:03

Kurthi serb për Tiranën

Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndar...

Insights 6 Prill 2019, 19:20

Çfarë mbajta mend unë, nga mitingu i Kukësit

TIRANË- Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit. Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futboll...

Insights 5 Prill 2019, 11:34

Mazllëmi ynë!

Si mund të lexohet heshtja e qeverisë ndaj një lajmi që qarkulloi në të gjitha mediat e vendit fqinj lidhur me një telefonate të Edi Ramës me kryeministrin grek...

Insights 5 Prill 2019, 10:22

Dashuri në kohërat e “Gazit Lotsjellës”

Ka kohë që në media është përfolur për lidhjen e dashurisë mes deputetit Dardan Molliqaj dhe tashmë ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahinit. Tashmë &c...

Insights 5 Prill 2019, 09:37

Rama sillet si bandit dhe si pushtues në bregdet

Mediat greke shkruan dje se kryeministri Tsipras zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga Shqipëria. Sipas tyre, biseda u përqendrua më tepër në li...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj