LIVE UPDATES
Insights

Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin

4 Prill 2019, 20:28 Nga DOSJA
Rudina Hajdari ka zgjedhur betejën e duhur, atë me sistemin

TIRANË- Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krijimi i këtij sistemi zgjedhor, ku ne zgjedhim vetëm kryeministrin dhe ai gjithçka tjetër, është një nga paranojat e mëdha dhe burimi i gjithë teorive konspirative për ekzistencën e një pakti të heshtur për të ruajtur bipolarizmin në politikën shqiptare. Paranojën më të madhe rreth ekzistencës së këtij pakti e ka pasur LSI, e cila më 2009 hyri në një grevë urie pikërisht kundër këtij pakti. Ideja fikse se ai qe një pakt kundër saj, dominonte brenda LSI-së, por dhe në pjesën tjetër të shoqërisë, dhe kjo ishte arma më e fortë morale e LSI, në luftën ndaj dy partive të mëdha, derisa në zgjedhjet e 2009, hyri në vathën e pushtetit të Berishës.

Pas kësaj, LSI e braktisi këtë luftë, pasi kuptoi se ky sistem është i mire për dy partitë e mëdha, por ka vend dhe për një të tretë, që mund të mjelë herë njërën, e herë tjetrën, dhe të diktojë shumicën. Kështu që dhe LSI, u bë pjesë e këtij sistemi, bile mbrojtësja fanatike e tij, pas vitit 2013.

Të vetmit që tani janë të interesuar të ndryshojnë këtë sistem, janë partitë e tjera të vogla dhe opozita e re e PD-së, e futur në Kuvend.

Të gjithë ata që tentojnë të marrin joseriozisht betejën e Rudina Hajdarit në Kuvend, kundër monopolit PS-PD në politikën shqiptare, duhet të kuptojnë se në mënyrë paradoksale, shpresa për shembjen e këtij sistemi elektoral, është vetëm opozita e re në Kuvend.

Ata që janë aty si të nënvleftësuar dhe poshtëruar nga PD dhe LSI, për të mbushur listat, tashmë kanë vetëm një objektiv të qartë politik për t’u faktorizuar dhe mbetur dhe më tej në jetën politike, dhe ai është përdorimi i votës së tyre për ndryshimin e sistemit.

Nervozizmi i Edi Ramës pas diskutimit të Rudinës, lidhur me sistemin zgjedhor, buron nga fakti se ai e ka kuptuar se opozita e re, e vetmja pikë e besueshme ku mund ta shënjestrojë Edi Ramën, është ngritja e paranojës se ai është në një pakt të heshtur me Lulzim Bashën, për të mos ndryshuar sistemin.

Ky sistem nuk mund të ndryshohet më kurrë nga Rama e Basha, pasi ata më shumë se sa sistem zgjedhor, këtë sistem e kanë zgjedhje politike. Biles Basha akoma më keq, e ka të vetmen pasuri politike dhe mënyrë për të qenë i rëndësishëm në PD. Ndryshe nuk e lënë të hyjë as në oborr të SHQUP-it.

Rudina Hajdari ka kapur thelbin e fuqisë së saj politike në Kuvend dhe betejën më të rëndësishme që mund të bëjë dhe t’ia dalë si deputete, t’i heqë pushtetin që ka në duar Lulzim Bashës, duke shembur paktin e tij të heshtur me Edi Ramën, për mos ndryshimin e sistemit.

Të gjithë ata që i servilosen Lulzim Bashës dhe sulmojnë Rudinën, akoma më keq, ata që kanë blerë diploma tek “Kristali” dhe tentojnë të tallen me kolegjin e saj në Nju Jork, të cilët ngjasojnë me Lulzim Bashën, që ka master, por nuk ka bachelor, janë njerëz të poshtëruar, pasi ky sistem i detyron të kalojnë nga Kunati për të hyrë në politikë.

Beteja e Rudina Hajdarit kundër sistemit, është e vetmja betejë reale kundër  tij. Është reale, se ka të bëjë me të ardhmen e saj politike, pasi ajo nuk ka më ndërmend të kalojë nga arka e Kunatit, për t’u bërë deputete.

Është betejë e vërtetë, pasi ajo ka në dorë një mekanizëm votash që mund t’i imponohet shumicës së sotme për ta bërë këtë ndryshim, ose për t’u diskretituar.

Është betejë popullore, pasi është një betejë që e kërkon shumica e shoqërisë. Njeriu më i votuar sot në Shqipëri është ai që do udhëheqë realisht një betejë kundër këtij sistemi. Dhe Rudina Hajdari është në vendin e shanseve të duhura.

Mos prisni nga Rudina apo të tjerët, të bëjnë në Kuvend opozitën e shpifur të Sali Berishës, fjalimet erotike të Gridës dhe diarenë e Salianjit. Kësaj opozite parlamentare do t’i mjaftonte të hynte në histori, nëse ja del të gjunjëzojë shumicën, të ndryshojë sistemin, ose ta damkosë atë si bashkëpunëtore të Lulzim Bashës, për sistemin.

Në të dyja rastet, ata e kanë bërë historinë e tyre dhe kanë dalë nga ky Parlament me identitetin e tyre anti-sistem.

Pas sistemit komunist, sistemi i partitokracisë, është më i rëndësishmi që duhet përmbysur. Dhe Rudina Hajdari po tregon se është e qartë për këtë.

Marrë nga TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione mero baze rudina hajdari mero baze rudina hajdari

Sondazh

Poll
Insights 3 Prill 2019, 18:53

PS nuk dëgjon nga ai vesh, po PD?

Rudina Hajdari beri sot nje zbulim interesant ne sallen e Parlamentit. Tek kerkonte me naivitetin e nje qingji qe nuk e ka idene se me cilet ujqer ka te beje, k...

Insights 3 Prill 2019, 14:08

Shqiprimi, kandidat për Parlamentin Evropian

Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaqi ishte duke bërë muzikë me rrok bandin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kis...

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait