LIVE UPDATES
Insights

Shqiprimi, kandidat për Parlamentin Evropian

3 Prill 2019, 14:08 Nga DOSJA
Shqiprimi, kandidat për Parlamentin Evropian

Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaqi ishte duke bërë muzikë me rrok bandin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kishin ofruar dhe i kishin treguar se janë nga Partia e Gjelbër e rajonit. Ekologjistët ju kishin ofruar Shqiprimit të frymëzuar nga përbërja multietnike e bandit të tij – Kapitulli i Dytë, i përbërë nga gati secila etni që jeton në rajon. Ndërsa, Shqiprimi i njihte të gjelbërit nga guximi dhe personaliteti i Joschka Fischerit, kreut të dikurshëm të ekologjistëve gjermanë, i cili ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë në kohen e ndërhyrjes së NATO-s.

Shqiprimi kandidat i ekologjistëve

Një djalë me personalitet kompleks të artistit, aktivistit dhe profesionistit Shqiprimi ka jetuar në Zvicër, Kosovë, Gjermani, për tu vendosur përfundimisht në pjesën gjermanofone të Belgjikës, që tash është bërë shtëpia e tij. Pas viteve të një jete të mbushur me aktivizëm dhe lëvdata edhe nga institucionet më të larta belge, Shqiprimi tash është kandidat i Partisë së Gjelbër për Parlamentin Evropian. Ai i prinë listës së Partisë së Gjelbër për vendin e komunitetit të vet dhe nuk është pa shanse për ta fituar këtë ulëse. Në zgjedhjet e kaluara Partia e Gjelbër e Belgjikës Ecolo, në garë për këtë ulëse ka dalë e dyta, menjëherë pas konservatorëve që garojnë me partinë Evropiane EPP.

Zgjedhjet për PE

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga 24 deri më 26 maj, kur të gjithë evropianët e moshës madhore në vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë të drejten e votës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Përfaqësimi i vendeve bëhet me numër proporcional me popullatën, por duke ofruar një minimum të vendeve për shtet e vogla. Përfaqësimin e shteteve nëse ulëset do të ndahen sipas rajoneve apo një njësi zgjedhore për tërë shtetin e vendosin vet vendet anëtare. Belgjika ka vendosur që njësisë së vet gjermanofone me 45 mijë votues, t’ia japë jë ulëse në Parlamentin Evropian. Në këtë garë marrin pjesë 10 grupime të mëdha evropiane pjesë të të cilave janë partitë nacionale.

Fushata me çështje lokale dhe globale

Shqiprimi fushatën e vet e mbështetë në disa çështje kyçe për komunitetin e tij dhe vlerat liberale evropiane: “Me rëndësi është mbështetja e BE-se për rajone. Duhet të sigurohemi se rajoni prej nga vi unë do të marrë hisen e vet nga fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai. Vlerat tjera të ekologjistëve janë pjesë e programit të tij. “Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike janë gjëra që na afektojnë të gjithëve pa ndryshime të etnisë dhe nacionalitetit. Janë gjëra të rëndësishme edhe për mua edhe për votuesit e mi. Gjithashtu edhe çështjet e lirisë së fjalës janë të rëndësishme dhe do zënë vend në fushatën time, si çështje që preokupojnë tërë partinë”.

Së fundi ai ka bërë një fotografi me gojën e mbyllur nga një letër, ku shkruan ART 13. Kjo i referohet artkullit 13 të BE-së, që ka ngritur kontroversa rreth lirisë së shprehjes ne BE. Shqiprimi mendon se partia e tij ka programin më koherent dhe më të bashkuar nga të gjitha partitë evropiane. Sipas tij, programet e ekologjistëve janë identike dhe nuk dallojnë varësisht nga shteti. Ndërsa për partitë tjera thotë se ato dallojnë, varësisht nga diferencat nacionale. Për shermbull në EPP kemi liderë si Angela Merkel dhe Viktor Orban i Hungarisë (i cili tashmë është pezulluar momentalisht nga EPP).

Nga Kapitulli II në kapitullin e tretë

Shqiprimi ka ardhur në Belgjikë në moshën 16-vjeçare dhe për pak vite ka arritur të mësojë edhe gjuhën dhe të kryej universitetin në gjuhën franceze. Ka punuar në bankat lokale, asistent në në një shkollë të lartë (niveli universitar), asistent i diplomatit zviceran në marrëdhënie me Parlamentin Evropian. Ka qenë aktiv edhe në shoqëri, muzikë dhe aktivitete vullnetare në Berlgjikë. Nëse fiton, Shqiprimi do të ishte deputeti i parë me origjinë shqiptare në PE.

Muzika e filluar me Kapitullin i Dytë është vazhduar si profesion nga vëllai i Shqiprimit (Vendim Thaqi) që tash është instrumentalist i kitarës klasike. Ndërsa Shqiprimi pretendon të fillojë kapitullin e tretë, në Parlamentin Evropian.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog kandidat ne parlamentin europian shqiprim thaqi shqiprimi kandidat i ekologjistëve kandidat ne parlamentin europian shqiprim thaqi shqiprimi kandidat i ekologjistëve

Sondazh

Poll
Insights 30 Mars 2019, 12:51

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk ës...

Insights 29 Mars 2019, 20:40

Drejt vetvrasjes së kombit!

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997....

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet