LIVE UPDATES
Insights

Në Shqipëri e vështirë të ndahet informacion i shkruar nga stilolapsi politik

31 Mars 2019, 05:54 Nga DOSJA
Në Shqipëri e vështirë të ndahet informacion i shkruar

Në Shqipëri fenomeni i çdo produkti politik që vjen nga jashtë merret si i mirëqenë, veçanërisht kur vjen nga Shtetet e Bashkuara e pavarësisht nga rryma apo fraksioni ideologjik që përfaqëson. Vetëm e vetëm se vjen nga jashtë e për shkak të krisjes së besimit popullor ndaj mendimit politik, intelektual dhe hetues shqiptar. E si e tillë është tejet e vështirë të ndahet një informacion i shkruar nga stilolapsi politik nga fakti që bazohet mbi të vërtetën e padiskutueshme.

Media në tërësi, e shkruar apo vizive, botërosht njihet si një fenomen me prirje kah e majta liberale dhe social-demokrate. Vendosmëria dhe qëndresa opozitare mediatike që u bëhet qeverive të djathta e posaçërisht atyre konservatore( në rastin konkret procesi i BREXIT dhe Presidenca Amerikane), është pasqyrë e kundërt e propogandës mbështetëse ndaj çdo qeverie të majtë, që kapitalin politik e siguron nëpërmjet internacionalizmit të jashtëligjshëm dhe thyerjes së kufinjëve kombëtare e demokracive tradicionaliste.

Në dokumentarin e datës 28 mars 2019 Top Channel, njëri nga dy televizionet kryesore shqiptare dhe e akuzuar vazhdimisht për prirje dhe lidhje klienteliste me krerët e Partisë Socialiste, publikoi një raport të revistës “Mother Jones” për lidhjet e Partisë Demokratike me financimet ruse në Ballkan dhe përpjekjen e këtyre të fundit në mbështetje të protestave në Beograd e Tiranë. Por përqëndrimi nuk është këtu e nuk duhet të jetë kurrësesi. E vërteta do hetim gjyqësor të pandikuar në një botë të kthyer në një trajtë politike ku centrizmi juridik zor se gjindet.

Nëse Partia Demokratike e Shqipërisë, partia e parë pro-perëndimore e tranzicionit ka pranuar drejtpërdrejt apo tërthorazi shuma nga tregu i zi rus sipas akuzave të së vetmes parti të mbetur në Shqipëri me rrënjë jugosllave e ruse(Partia Socialiste e Shqipërisë), dhe nëse ky konfuzion i madh diplomatik del të jetë i vërtetë, mos-ekzistenca e partisë më të madhe opozitare në vend si pasojë e një skandali të mundshëm rrezikon dhe mbijetesën e demokracisë së vendit.
Por revista “Mother Jones” mbetet referenca kryesore e këtij dokumentari dhe qendra e opinionin rreth çështjes me investigimin e saj dy vite më parë në kulm të tensioneve PS-PD për shkak të çadrës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Kjo revistë praktikisht dhe teorikisht nuk mund të jetë kampione e informacionit e as Shën Mëri në mbrojtje të së vërtetës dhe zbulimit të skandaleve të komponentëve të djathtë përsa kohë në orientimin ideologjik ka si mbështetës radiklizmin, progresizmin dhe liberalizmin e së majtës amerikane e botërore.

E njohur për lidhjet e saj në mbështetje të Partisë Demokrate amerikane, një parti e qendrës së majtë që po shkon dita ditës drejt socializmit me individë si Bernie Sanders dhe Ocazio-Cortez dhe flamurtare e anti-Republikanizmit kjo revistë ushtron lirinë e fjalës dhe shprehjes kur investigon çështje si financimet ruse në Ballkan por e vret njëkohësisht së bashku me Top Channel dhe shumë media në Shqipëri me heshtjen ndaj skandalit të financimeve të Open Society( menaxhuar nga George Soros), me paratë e taksapaguesve amerikanë në mbështetje të kapjes së sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga socialistët nëpërmjet të ashtuquajturës “Reformë në Drejtësi”. Megjithatë dhe një akuzë e tillë nuk qëndron përsa kohë nuk ka një hetim serioz ose publik ndaj saj.

Referimi i CNN, CBS apo Mother Jones si kanale mediatike të njëanshme që bënë çdo gjë e shumë më shumë se vetë stafi i fushatës së Hilari Klinton që Trump të mos zgjidhej President në 2016, e që personalisht pedagogët ma kanë ndaluar çdo referim bazuar tek ta (apo edhe Breinbart dhe Fox News) në temën përfundimtarë të semestrit, si media jo-serioze e të njëanshme, pra një referim tek ta nga një Televizion shqiptar nuk mund të quhet kurrsesi serioz.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bekim bruka media në shqiperi ndikimi politik në media bekim bruka media në shqiperi ndikimi politik në media

Sondazh

Poll
Insights 30 Mars 2019, 12:51

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk ës...

Insights 29 Mars 2019, 20:40

Drejt vetvrasjes së kombit!

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997....

Insights 27 Mars 2019, 16:12

Katër rrëfime nga Bosnja

Muhabete nga hapja e një kafehaneje në SarajevëNga Nedeljko Opančić1. Ishte një ditë e rëndomtë.Nga veturat zyrtare dilnin ata që punojnë diçka, por popu...

Insights 27 Mars 2019, 07:47

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Tiranë- Herë pas here media shqiptare kujtohet të rikthejë në jetë copa historie, krizash, tensionesh e sherresh të harruara. Një të tillë e ripamë në shtyp pak...

Insights 27 Mars 2019, 07:22

Përse gjithë këto para?

Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që p...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit