LIVE UPDATES
Aktualitet

E RËNDË/ E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT: Në spital kam paketuar të vdekurit, i lanim trupat

7 Qershor 2021, 13:33 Nga DOSJA
E RËNDË/ E pushuan nga puna, sanitarja e QSUT: Në spital kam

“Historia Ime” në “Tv Klan” trajtoi sot një rast që ka në thelb raportin punëdhënës-punëmarrës.

Një grua nga Mirdita, e cila prej 8 vjetësh jeton në Tiranë, në datën 8 Shkurt 2021 është marrë në punë si sanitare dhe ka firmosur një kontratë pune, ndërsa në datën 5 Maj është hequr nga puna pa asnjë paralajmërim me arsyen e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës.

Arsyeja pse ajo iu drejtua emisionit është zbardhja e së vërtetës së largimit nga puna.

Institucioni ku zonja ka punuar është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në të cilin ajo u pranua me anë të një aplikimi online.

Pas 2 javësh në punë, i kanë sjellë një vendim të brendshëm me të cilin ajo është lejuar të punojë si sanitare. Pas mbylljes së spitalit Covid 3, janë transferuar në Infektiv. Përveç punës si sanitare, ajo dhe koleget e saj janë urdhëruar të bëjnë punë të tjera, jashtë përshkrimit të punës së tyre, si larja e trupave të personave që kishin ndërruar jetë.

Sanitarja X: Ne kemi bërë punë që nuk na takonin, madje.

Mirela Milori: Si punë që nuk të takojnë?

Sanitarja X: Kemi marrë pjesë edhe te të vdekurit, si paketim.

Mirela Milori: Pra njerëzit që kanë ndërruar jetë, ju sanitaret i bënit gati për t’i përcjellë në morg ose të familjarët?

Sanitarja X: Po, po kudo.

Mirela Milori: Ishe vetëm ti apo të gjitha sanitaret?

Sanitarja X: Kishte edhe të tjera, por unë i kam pak problem.

Mirela Milori: Ishte e vështirë për ty? Iu the që unë nuk mundem dot ta bëj?

Sanitarja X: Po, por kishte nga ata që nuk donin tia dinin.

Zonja thotë se nuk ka marrë një komunikim nga një person fizik për pushimin nga puna, thjesht i kanë dërguar një letër në të cilën motivi i shkruar i pushimit nga puna ishte “arsye e mospërmbushjes së detyrave funksionale të punës”.

Ajo tregon se përgjithësisht ka patur një raport të mirë me kolegët dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos gjatë muajve në spitalin Covid 3, në të cilin punonin të veshur me masat mbrojtëse. Aktualisht zonja është krahu i vetëm i punës në familje, pasi bashkëshorti nuk punon dot për shkak të një aksidenti.

Pyetjes së zonjës i është përgjigjur juristja Ana Pertena.

“Nuk ka një masë përcaktuese që ta dimë se deri ku shkon mundësia e saj për të punuar dhe deri ku ndërpritet pasi nuk ka një përshkrim pune të mirëfilltë. Megjithatë, mendoj që është gjetur një handikap ligjor për ta hequr, mendoj që janë rekrutuar përkohësisht, ka ikur koha e pandemisë, pasi përkon me hapësirën kohore dhe i kanë larguar“.

Mirela Milori: Me këtë lloj motivacioni, a ka ndonjë hapësirë ligjore që zonja të apelojë?

Ana Pertena: Në një rast tjetër, kur zonja do të kishte më shumë kohë pune, po, mund t’i drejtohej gjykatës, pasi është edhe brenda afateve për të përfituar çfarë i takojnë. Por mendoj që nuk ka as vjetërsi në punë në këtë institucion, thjesht ndonjë dëm moral, por që nuk ia vlen./tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emisioni historia ime sanitarja e qsut emisioni historia ime sanitarja e qsut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj